Deputeti i Lëvizjes BESA, Zeqrija Ibrahimi nga foltorja e Kuvendit ka reaguar siç tha ai, ndaj shpifjeve që po i bëjnë deputetë të kuvendit dhe funksionarë të opozitës dhe pozitës ndaj Lëvizjes BESA duke thënë herë se ata janë me LSDM-në e herë me VMRO-në.
“Ne nuk jemi qere as të LSDM-së e as të VMRO-së. Në kohën që ne e mbështetën rënien e regjimit VMRO-BDI na thoshin jeni me LSDM-në. Sot pse jemi opozitë na thonë se jemi me VMRO-në. Arsyeja është se ju jeni mësuar që shqiptarët të jenë ose qere e VMRO-së ose e LSDM-së. Ne nuk jemi as qere e VMRO-së e as e LSDM-së. E ata që shpifin u qoftë për nderë atyre”, ka thënë deputeti Ibrahimi, raporton SHENJA.
Ibrahimi ka shtuar se deputetët e BESËS në të shumtën e janë prezent në Kuvend që të krijohet kuorumi I mjaftueshëm dhe të mund të fillohen mbledhjet.
Ai ka shtuar se deputetet e BESËS mandje nuk bëjnë as reagime jo për arsye se nuk kanë çfarë të thonë por për shkak se dëshirojnë të jenë opozitë konstruktive dhe jo nihiliste./SHENJA/
Data 20.05.2026
Aktuale
- VMRO-DPMNE: Filipçe hesht dhe bashkëpunon me mohuesit e Maqedonisë
- Dosja për tenderat e AKSHI-t, biznesmeni Gentian Lika paraqitet në SPAK
- Shpërthejnë mediat maqedonase, të lumtur për largimin e mundshëm të ambasadorit Meidani
- VMRO-DPMNE: Filipçe hesht ndaj deklaratave fyese nga Bullgaria
- Spasovski për diskotekën Puls: Ekziston rreziku që i gjithë procesi të rrëzohet në gjykatë
- Tentim për kontrabandë droge në kufirin me Greqinë, kapet marihuana e fshehur në paketime ushqimore
- Dyshime për spiunazh në kabinetin e Siljanovskës, Prokuroria ka nisur parahetime
- Sadriu i reagon Konjufcës për shprehjen “frizerkë”: Mentaliteti yt karateist, Vjosa do kujtohet si presidente e ti kujtohesh për këtë tallje

