Me qëllim që të ngrihet vetëdija publike dhe që të reagohet para sezonit dimëror kur priten nivele më të mëdha të ndotjes së ajrit Koalicioni për ajër të pastër O2, së bashku me Ambasadën e parë për fëmijë Megjashi dhe organizata të tjera joqeveritare i dorëzuan Qeverisë, Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, masa për zvogëlimin e ndotjes në vend. Masat do t’ua dorëzojnë edhe kandidatëve për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale që ata t’i përfshijnë në programet e tyre, njofton Almakos. “Kemi pasur shumë takime me nisma të ndryshme të qytetarëve dhe të gjithë së bashku ia dolëm…
Author: almakos
Avokatët e angazhuar në rastin e Kumanovës dyshojnë në gjithë procesin gjyqësor. Ata thonë se prokuroria tenton të fusë prova të rrejshme në mënyrë tinëzare duke filluar prej provave në formë të video inçizimit nga fillimi i aksionit e deri tek dëshmitarët që i ka siguruar, pasi gjithçka duket e dyshimtë dhe e montuar. Avokati mbrojtës Elenko Millanov thotë se incizimi nga fillimi i aksionit i filmuar nga vetë policia është i njëanshëm dhe nuk mund të merret pa u kontrolluar. Për më tepër atë e hidhëron fakti që provat e tyre tejet të rëndësishme nuk janë marrë në konsideratë.…
Maqedonia është vend ne zhvillim rajonal jashtëzakonisht të pabarabartë, Angjushev i largohet pyetjeve të gazetares Në tribunën e organizuar për zhvillim të barabartë rajonal, Zv.kryeministri për çështje evropiane, Koço Angjushev, bëri thirrje se Maqedonia është vend ne zhvillim rajonal jashtëzakonisht të pabarabartë, njohton Almakos. Por, në pyetjet nga Almakos, në lidhje me pasojat të cilat shteti mund të ballafaqohet nëse nuk ka zhvillim të barabartë dhe në pyetjen a ka qenë e përfshirë Maqedonia Veri Perëndimore në programe të këtilla politike, Angjushev u largua. Ai më herët tha për mediat në vend tha se në Maqedoni ka më shumë përmendore,…
Këshilli nacional për eurointegrime ka mbajtur seancën e parë, pas përbërjes së re parlamentare. Me këtë rast, zv/kryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani, mes tjerash tha se objektivi i Qeverisë është që të sigurojë plotësimin e kushteve të BE-së për integrimin e vendit. Ai tha se me planin 3-6-9 të Qeverisë janë të qarta angazhimet e pushtetit për procesin euro-integrues. “Ne nuk kemi alternativë për të ardhmen tonë evropiane, përveç institucioneve funksionale demokratike, implementimit të mëtejshëm agresiv të prioriteteve urgjente reformatore, sigurimit të rekomandimit pa kushte të KE-së për fillim të negociatave, thellim të marrëdhënieve të fqinjësisë më të mirë me…
Ligji për gjuhët ka vazhduar të përplas deputetët në kuvend, dhe të nxis ata të nxjerrin skandale për përfaqësuesit e Qeverisë, sidomos për funksionarët e BDI-së. Në debatin e sotëm, deputeti i VMRO-DPMNE-së tha se LSDM nuk ka për qëllim të zgjidh çështjen e gjuhës për shqiptarët, por për të mbuluar krimin e funksionarëve të BDI-së. “Për shkak se kundër z. Merko udhëhiqet procedurë për 6 milionë euro mashtrim për ndriçim rrugor në Strugë. Kompani e themeluar me qëllim, ‘Siti Llajt’, e cila për momentin kur konkurron në tenderin në Strugë, nuk e plotëson asnjë nga kushtet për të konkurruar…
Kështu ka shkruar Arsim Zekolli në profilin e tij në facebook: “Në prapaskënën e sulmit frontal të LSDM-së dhe BDI-së kundër Lëevizjes BESA është debakli në përpjekjet e LSDM-së për të kapur BESËN përmes vijës vehabiste. Këto përpjekje u shembën pas përpjekjës së pasuksesshme në imponimin e kandidatit të BESËS për Çair i cili do të ishte i dëgjueshëm ndaj vullnetit të Muhamed Zekirit, Verushevskit dhe Ali Ahmetit. Muhamed Zekiri nuk realizoi, prandaj tash turpi duhet të mbulohet me sulmet kinse egziston koalicioni VMRO-BESA. Edhepse lidhja BDI-VMRO përmes Bujarit, Musës është e gjallë, e shëndoshë dhe në venitje.”
Maqedonia edhe më tej nuk jep leje për transplatimin e zemrës. Kardiologu Zhan Mitrev, në pres konferencën e shënimit të 20 vjetorit të transplantit të parë që e ka kryer ai, tha se edhe pas shumë iniciativave që ka ngritur, një gjëje të tillë nuk i është dhënë dritë jeshile. Ai tha se ka ngritur iniciativë në Ministrisë e Shëndetësisë edhe atëherë kur në pushtet ishte Qeveria e kaluar edhe tani, por rezultati është i njëjtë. “Për arsye të disa pengesave administrative, një kohë shumë të gjatë nuk kemi mundur të marrim leje për transplatim, me të cilën pacientët në…
Për katër vite me radhë, Tetova refuzon t’ia paguajë afro 2 milion euro kompanisë gjermane “Henkel” e cila ka qenë e angazhuar në pastrimin e qytetit. Denoncimin për Televizionin SHENJA e bëri drejtori gjerman Karl Gerster, i cili insiston për vite me radhë në proces gjyqësor të dëshmojë se komuna e kryesuar fillimisht nga Sadi Bexheti e pastaj edhe nga Teuta Arifi, e ka dëmtuar skajshmërisht. “Atëherë kryetar ishte Sadi Bexheti i cili e pa se ka mundësi të pastrohet qyteti me këtë projekt. Ne konkurruam në tenderin e hapur dhe e fituam projektin. E ndërpremë punën në mars të…
Këshilli Gjyqësor tani për tani nuk ka qëndrim zyrtar lidhur me raportin e Pribes, ku thuhet se pikërisht ky Institucion, jo që nuk e mbron por edhe e pengon pavarësinë dhe autonominë e gjykatësve. Kryetari i trupit i cili emëron dhe shkarkon gjykatësit, Zoran Karaxhoski thotë se raporti është dërguar në përkthim, e madje më pas do të shqyrtohet në seancë prej ku do të ketë edhe qëndrim publik.Në insistimin e gazetarëve, Karaxhovski foli për pjesën e Raportit të Pribes i cili nënvizon se sistemi automatik për shpërndarjen e lëndëve ka qenë cak i keqpërdorimeve që lëndët të përfundojnë tek…
Ermira Asani-Salija do të jetë anëtarja e re e KSHZ-së nga radhët e Lëvizjes Besa. Ajo do të zërë vendin e anëtarit të deritanishëm të PDSH-së në KSHZ-së, Bedredin Ibrahimi. Vendimin e mori sot Kuvendi pas ndryshimeve ligjore që i mundësuan BESËS të zërë vendin e partisë së katërt, në institucionin për organizimin e zgjedhjeve. Asani-Salija është nënkryetare e Lëvizjes Besa dhe kryetare e forumit të gruas të kësaj partie.
20 vjet pas transplantimit të parë të zemrës në Gjermani, nga kardiokirurgu Zhan Mitrev, ky i fundit thotë se në Maqedoni ekzistojnë pengesa administrative për kryerjen e transplantimit të organeve. Mitrev tha se përkundër faktit se spitali i tij i plotëson të gjitha kushtet, Ministria akoma nuk i ka dhënë leje për transplantimin e organeve. Pengesat administrative ekzistojnë që nga fillimi,pra para 17 viteve,menjëherë në atë kohë është kërkuar dhe interesante ka qenë që në atë kohë,pra në vitin 2000,kur nënshkruam marrëveshjen më Fondin,aty na ishte e lejuar edhe transpaltimi i zemrës,por që atë ta bëjmë na duheshe leje edhe…

