Nga Komiteti i Helsinkit alarmojnë se Ligji për pagë minimale prej 12 mijë denarëve që kaloi në Kuvend, në esencë nuk do ta rrisë pagën minimale në sektorët ku kërkohet përmbushje e kontributit sipas normës në punë. Për shkak të kësaj, nga kjo organizatë kërkojnë ndryshimin urgjent të ligjit. Me fjalë tjera, sipas tekstit të pranuar, kontributin sipas normave e përcaktojnë punëdhënësit në bazë të kritereve për efikasitet në procesin e prodhimtarisë. Bëhet fjalë për industrinë e tekstilit, lëkurës, këpucëve dhe atë të xehetarisë, ku paraqiten shkeljet më të mëdha të të drejtave të punëtorëve. Prandaj, Komiteti i Helsingut vlerëson se atje punëdhënësit dhe punëtorët nuk do të kenë dialog korrekt dhe konstruktiv për pagën minimale.
Alsat-M

