Maqedonia edhe më tej nuk jep leje për transplatimin e zemrës. Kardiologu Zhan Mitrev, në pres konferencën e shënimit të 20 vjetorit të transplantit të parë që e ka kryer ai, tha se edhe pas shumë iniciativave që ka ngritur, një gjëje të tillë nuk i është dhënë dritë jeshile. Ai tha se ka ngritur iniciativë në Ministrisë e Shëndetësisë edhe atëherë kur në pushtet ishte Qeveria e kaluar edhe tani, por rezultati është i njëjtë.
“Për arsye të disa pengesave administrative, një kohë shumë të gjatë nuk kemi mundur të marrim leje për transplatim, me të cilën pacientët në Maqedoni dhe më gjërë do të mund të gjejnë zgjidhje të një problemi shumë serioz jetësor. Kjo është një dëshirë e ime që e parealizuar gjithë këto vite”, ka thënë Zhan Mitrev, Kardiolog .
Ai më tej shtoi se transplanti i zemrës është një operacion shumë i komplikuar dhe është shumë e nevojshme që mbështetja për këtë të jetë e madhe.
“Nevojitet mbështetje nga më shumë palë dhe ajo gjithsesi se mund të bëhet në Maqedoni, sepse në lidhje me dhurimin e veshkëve, para se të vij unë në Maqedoni, dhuroheshin veshkë përmes eurotransport. Në atë kohë, më shumë se 20 vite më parë, ajo ka funksionuar, nuk është se tash duhet të filloi. Megjithatë, ja ka një periudhë të gjatë që ajo çështje jo vetëm që ka stagnuar, por ka mbetur më pak e zhvilluar se diçka që ka qenë para shumë viteve më parë dhe e cila ka funksionuar”, shtoi ai.
Zhan Mitrevi është kirurg kardiovaskular dhe themelues i kardiokirurgjisë së parë në vend. Karriera e tij numëron mbi 15.000 operacione, ndërsa në vitin 1997 për herë të parë ka bërë transplatim të zemrës në Gjermani.
Teuta Buçi /SHENJA/

