Author: almakos

Është e mundshme Qeveria e Maqedonisë pas zgjedhjeve lokale të vendos ta riemërojë aeroportin në Shkup me ndonjë përcaktues gjeografik ose, për shembull, si Nënë Tereza, shkruan gazeta gjermane “Franfurter algemajne cajtung” në analizën “Jo me këtë emër”, kushtuar kontestit për emrin me Greqinë. “Franfurter algemajne cajtung” thekson se emri i shtetit nuk është problemi më i madh, por kërkesa e Athinës që të ndryshojnë edhe emri i popullit dhe i gjuhës dhe konstaton se “kjo nuk ishte temë e pranueshme për negociata për Gruevskin, sikurse nuk është edhe për Dimitrovin”, ministrin aktual të Punëve të Jashtme, transmeton “Dojçe Vele”.…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në suaza të seancës së 15-të duhet ta vazhdojë debatin për Propozim-ligjin për shfrytëzimin e gjuhëve. Dje pasdite debati për propozim ligjin u ndërpre sepse Kuvendi duhej t’i mbajë seancën e 16-të dhe 17-të. Në debatin e deritanishëm për këtë ligj, edhe në debatet e komisioneve edhe në vazhdimet e seancave plenare, opozita akuzoi se “ligji është jokushtetues, me të shkelen procedurat dhe se miratimi i tij do të sjell deri në dygjuhësi në tërë shtetin”. Me ligjin, akuzuan nga opozita, “diskriminohen edhe bashkësitë më të vogla etnike”. Ndërkaq, sipas shumicës parlamentare, lligji është…

Lexo më Shumë

20 September Më shumë se gjysma e emigrantëve që kanë hyrë në Evropë, akoma janë në pritje të vendimit rreth aplikimit të tyre si azil. Qendra për Hulumtime Pew, raporton se nga më shumë se 2.2 milion azilkërkues që kanë arritur në Evropë, 56 përqind e tyre ende presin vendimin rreth aplikimit të tyre si azil, proces i nisur në fund të vtit 2016. 40 përqind të tyre i’u është aprovuar aplikimi, derisa 3% e tyre janë refuzuar dhe larguar nga vendi ku ata kanë kërkuar mbrojtje. Numri i migrantëve që kanë arritur në disa vende të vogla, është aq…

Lexo më Shumë

Në kuadër të Projektit për renovimin e shkollave fillore në Komunën e Sarajit, sot u bë përurimi I godinës së re të Shkollës fillore “Dituria” në fshatin Gërçec. Një gjë e tillë u mundësua me mbështetje financiare nga sektori afarist dhe u implementua nga fondacioni për zhvillimin e arsimit dhe kulturës Albiz. Ndërhyrjet në këtë shkollë kanë koston prej 80 928 eurove dhe përfshijnë ndërtimin e godinës së re së bashku me orenditë e brenshme. Kryetari i Këshillit të donatorëve pranë Fondacionit Albiz, Nexhat Shahini, tha se në kuadër të këtij projekti, janë realizuar më shumë aktivitete në pesë shkolla…

Lexo më Shumë

20 September E.I. (61) nga fshati Pallaticë e Tetovës gjatë rrugës për në klinikat e Shkupit ndërroi jetë nga lëndimet e rënda në kokë dhe trup si pasojë e rrëzimit nga çatia me një lartësi prej rreth 10 metrave, informoi policia. Sipas zëdhënësit të SPB Tetovë Marjan Josifovski, E.I. pak para orës 11 së bashku me nipin e tij 20 vjeçar duke e rregulluar çatinë e shtëpisë të një familjari të tyre me siguri ka rrëshqitur në qese najloni dhe ka rënë. Me automjetin e familjarëve i lënduari është dërguar në spitalin e Tetovës me lëndime të rënda trupore në…

Lexo më Shumë

Ambasada e Maqedonisë në SHBA deri në këtë moment nuk ka njohuri për shtetas të Maqedonisë të rrezikuar nga tërmeti në Meksikë, kumtuan nga Ministria e Punëve të Jashtme. Nga atje shtojnë se Ambasada e Maqedonisë në SHBA është në kontakt me institucionet e Meksikës për çfarëdo qoftë informacionesh. Qytetarët e Maqedonisë të cilët eventualisht janë të rrezikuar nga tërmeti në Meksikë, mund ta kontaktojnë Ambasadën e Maqedonisë në SHBA në numrat e telefonit në vijim: 00 1 202 390 7418 00 1 202 667 0501 Nga MPJ theksojnë se nëse marrin çfarëdo qoftë informacionesh shtesë me kohë ta njoftojnë…

Lexo më Shumë

20 September Me dokumente u konfirmua informacioni i Alsat M se kreu i Supremes Jovo Vangellovski, kumbar i ish kryeparlamentarit Trajko Veljanovski, sërish intervenoi në orarin e gjykatësve. Në kundërshtim me vërejtjet nga raporti i dytë i Pribesë, ku u kritikuan ashpër pikërisht praktikat e këtilla, Vangellovski hartoi orar të ri. Transferoi gjykatës nga departamenti penal në atë civil, dhe anasjelltas. Ai vetë u sistemua në departamentin për vepra ndëshkuese, ku do të përfundojnë ankimimet e PSP-së. Përveç tij në këtë përbërje që do të punojë në materie penale janë edhe gjykatësit: Vangellovski mes tjerash vet ka vendosur se kush…

Lexo më Shumë

20 September Kuvendi i Republikës së Maqedonisë pasdite e vazhdoi seancën e 15-të rreth Propozim-ligjit për përdorimin e gjuhëve ku deputetët e opozitës vazhduan me replika, kundërreplika, vërejtje procedurale dhe akuza. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, pas vazhdimit 20 minutësh e ndërpreu seancën dhe paralajmëroi se do ta vazhdojë nesër në orën 11. Xhaferi dha një orë pauzë dhe paralajmëroi vazhdimin e seancës së 16-të në të cilën ka ligj për procedurë urgjente. Paradite deputetët nga opozita e përsërisin qëndrimin se ligji për gjuhët është kundërkushtetues dhe kërkoi tërheqjen e tij me qëllim që të përpunohet. Sipas tyre, me implementimin…

Lexo më Shumë

Stërzgjatja e votimit të projektligjit për përdorimin e gjuhëve si dhe votimi  i tre ligjeve të propozuar nga LSDM-ja në Kuvend vetëm dëshmon se socialdemokratët nuk posedojnë kapacitet që të ndërtojë shoqëri multietnike dhe dështon në konceptin e saj të premtuar në parlamentaret e vitit 2017. Kështu një pjesë e ekspertëve të çështjeve politike komentojnë sjelljen e partisë së Zoran Zaevit pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Analisti politik Alajdin Demiri me tone të ashpra në drejtim të socialdemokratëve. Demiri për Almakos deklaroi se LSDM-ja në tërësi ka dështuar të përmbush misionin dhe koncentin e saj multietnik dhe tërë premtimet që…

Lexo më Shumë

Fushata parazgjedhore për zgjedhjet lokale do të jetë shumë e ashpër, pasi do të vë në spikatë të gjithë arsenalin që e posedojnë partitë politike. Kështu vlerëson analisti politik Sefer Tahiri, duke i cilësuar këto zgjedhje si shumë të rëndësishme edhe për partitë politike shqiptare por edhe për ato maqedonase. Ai shtoi se garën do ta bëjë më të ashpër fakti që në këto zgjedhje forcat politike do të maten nëpërmjet garuesve që kanë funksione të larta nëpër parti, duke përfshirë këtu edhe dy liderë politik. “Beteja që do të zhvillohet, nuk është thjeshtë një betejë e matjes apo përzgjedhjes së…

Lexo më Shumë

Qytetarët e përshkruajnë situatën e brendshme politike si “të qetë dhe stabile”, e cila është e lidhur me formimin e fundit të Qeverisë së re, pas dy viteve të konfliktit të ashpër politik dhe pasigurisë në vend. Profesori Bashkim Selmani si dhe gjenerali i pensionuar, Zehedin Tushi thonë se Pushteti i këtij shteti është me vullnetin për qeverisje dhe se nuk është ndryshuar asgjë, përpos stabiliteti nga dhuna, që ka ndodhur e ka reflektuar te secili qytetar, raporton Almakos. “ Përsa i përket përcaktimit se si ndjehen qytetarët ne kemi bërë një hulumtim mbi pozitën dhe rolin e qytetarëve në…

Lexo më Shumë