Qytetarët e përshkruajnë situatën e brendshme politike si “të qetë dhe stabile”, e cila është e lidhur me formimin e fundit të Qeverisë së re, pas dy viteve të konfliktit të ashpër politik dhe pasigurisë në vend. Profesori Bashkim Selmani si dhe gjenerali i pensionuar, Zehedin Tushi thonë se Pushteti i këtij shteti është me vullnetin për qeverisje dhe se nuk është ndryshuar asgjë, përpos stabiliteti nga dhuna, që ka ndodhur e ka reflektuar te secili qytetar, raporton Almakos.
“ Përsa i përket përcaktimit se si ndjehen qytetarët ne kemi bërë një hulumtim mbi pozitën dhe rolin e qytetarëve në Maqedoni, si ndjehen ato në këtë shtet. Gjatë këtyre pesë viteve ne kemi konstatuar të kundërtën e asaj siç kanë dalë nga sondazhet publikoi “IRI”. Me ndërrimin e qeverisë, edhe tani ka vetëm miqësi të të menduarit politik, ku nuk është situata konfliktuoze që mund të bëhet luftë, kjo do të thotë se është eleminuar nga mendimi i qytetarit. Por, pjesa tjetër e qytetarëve janë në gjendje lufte, për sa i përket gjendjes ekonomike, ndërmjet lëvizjes së qytetarëve, dënimet janë shumë të mëdhaja. Gjithçka vazhdon si në të kaluarën, përveç se në psikologjinë e njerëzve ka ikur dhuna e përgjakshme. Për pyetjen se si ndjehen qytetetarët në vendin e tyre dhe çka presin ato, një nga çështjet kryesore është shpërngulja masive nga vendi si te mosha e të rinjve, poashtu edhe e gjithë familja.
Akoma kjo qeveri nuk ka bërë asnjë ndryshim, duke u siguruar qytetetarëve që do të kenë një ardhmëri të sigurtë të gjendjes ekonomike. Ajo që ndodh është se është zbeh frika vetëm në pikpamjen e aspektit të konflikteve, ndërsa pozita sociale, kulturore, e drejta e shprehjes, lëvizjes asgjë nuk ka të ndryshuar, sipas hulumtimeve që kemi bërë ne”, tha profesor Selmani, për Almakos.
Nëse jo stabiliteti i vendit i largon qytetarët në vend të huaj, apo për arsye të gjendjes së dobët ekonomike, profesor Sulejmani thotë se përveç gjendjes ekonomike, është papunësia, janë edhe gjobat, taksat e larta, prishja e bizneseve të vogla, siç edhe ka ndodh në pjesën perëndimore të shtetit.
“Mbi hulumtimin se cilat janë shkaqet që qytetarët e lënë vendin, mbi 90 përqin janë se gjendja ekonomike skajshmërisht e dobët rezulton se nuk mund të ketë mbijetesë dhe pjesa tjetër, ku edhe para tre viteve ka qenë situata, siç thoni Ju, por tani nuk qëndron e njëjta. Mbi 82 përqind janë nga papunësia, shkaqet ekonomike, tatimet që jep shteti, unë mund të jap një shembull ku shteti çdo lëndë përmbarimi që ka qytetari, qoftë 50 euro, duke marrë avokat e persona të tjerë, kjo shumë arrin të shumëfishohet. Kjo do të thotë që dënimet janë shumë të mëdhaja. Në mënyrë agresive vazhdon i njejti trend, pra nuk ka përmirësim, qoftë gjobave, detyrimet që kanë ndaj shteti pronarët, ndryshime edhe te pjesa e gjyqësorit, të dënimeve, për momentin nuk ka ndryshuar asgjë. Me 62 përqind e qytetarëve shpërngulen për shkaqe ekonomike dhe papunësia e lartë e prishja e bizneseve të vogla, flas në rajonin e Pollogut dhe në përgjithësi në pjesën Veri – Perëndimore”, tha profesor Selmani, për Almakos.
Ndërsa, gjenerali i pensionuar, Zehedin Tushi thotë për Almakos, se kur bëhet fjalë për të drejtat e etniteteve të tjera në Maqesoni, përherë ka destabilizim.
“Ka destabilizim, poasçërisht kur bëhet fjalë për “e drejta e etnikumit”, në Maqedoni, respektivisht nuk pranohet realiteti se këtu ekziston komuniteti shqiptar, kjo tregon destabilizimin, jo siguri.
Nëse bëjmë një krasim se pse largohet shqiptari nga ky vend, më përpara, me dhunë i largonin, ndërsa sot për shkaqe ekonomike vet largohen. Kjo do të thotë se s’ka një stabilitet politik, ekonomik, e me radhë”, tha gjenerali i pensionuar Tushi, për Almakos
Rezultatet nga sondazhi i popullatës në Maqedoni që të hënën i publikoi Qendra për Hulumtime Anketuese e Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI).
Rritje të madhe të optimizmit në lidhje me situatën politike në vend dhe perspektivat për anëtarësimin në BE, tregojnë rezultatet nga sondazhi i popullatës në Maqedoni që të hënën i publikoi Qendra për Hulumtime Anketuese e Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI).
Përqindja e atyre të cilët e përshkruajnë situatën momentale si “të pasigurt dhe të tensionuar”, megjithatë ka rënë për 18 për qind – nga 62 për qind në mars të vitit 2017 në 44 për qind në gusht të vitit 2017, ndërsa numri i atyre të cilët e quajnë situatën “kritike dhe jostabile” shënon ulje prej 22 për qind – edha atë prej 32 për qind në mars të vitit 2017, në 10 për qind në gusht të vitit 2017.
Qytetarët e Maqedonisë gjithashtu, theksojnë nga IRI, duket se janë optimistë për çështjen për imazhet për inkuadrimin drejt Bashkimit Evropian. Numri i atyre, të cilët mendojnë se vendi tani është më afër inkuadrimit në BE-së sesa kur ka marrë status të kandidatit, është ngritur prej 13 për qind në mars të vitit 2017 në 14 për qind. Mbështetja për anëtarësim në BE edhe më tej është e fuqishme në 77 për qind, me përmirësim për 5 për qind nga marsi i vitit 2017. “Përderisa sondazhet paraprake të IRI reflektojnë shqetësim të thellë dhe pesimizëm në lidhje me stabilitetin dhe trajektoren e Maqedonisë, rezultatet nga ky hulumtim janë shumë inkurajuese”, thotë drejtori rajonal i IRIt për Evropën, Jan Suroçak. Ai shtoi se Qeveria e re duhet ta njohë këtë si mundësi për ta kthyer besimin e qytetarëve të Maqedonisë dhe të ndërmarrë masa esenciale për zgjidhjen e çështjeve të cilat kanë peshë më të madhe për ta. Ndjenja e ripërtërirë e stabilitetit që reflektohet në hulumtim, konsiderojnë nga IRI, mund të kontribuojë për pikëpamjen më optimiste ndaj ekonomisë. Tridhjetë e tre për qind tani besojnë se ekonomia do të përmirësohet gjatë dy viteve të ardhshme, që është rritje për 12 për qind nga marsi i vitit 2017. Gjithashtu, si duket pesimizmi në lidhje me cilësinë e jetës në Maqedoni është zvogë- luar, numri i të anketuarve të cilët konsiderojnë se cilësia e tyre e jetës po keqësohet, është ulur nga 38 për qind në mars të vitit 2017 në 24 për qind. Sondazhi është zbatuar për Qendrën për hulumtime anketuese përmes Brima, firmë për hulumtime. Të dhënat janë mbledhur nga 4 deri më 21 gusht të vitit 2017 përmes intervistave sy në sy në shembull kombëtar përfaqësues nga 1.105 të anketuar të moshës prej mbi 18 vjet. Margjina e gabimit është plus ose minus tre për qind të shtrirjes së mesme në nivel të besimit prej 95 për qind. Ky hulumtim është mundësuar me mbë- shtetjen e Agjencisë së SHBA-së për zhvillim ndërkombëtar – USAID
Delvina Kërluku
Almakos.com

