Gjatë natës në banesën e tij në Kumanovë është arrestuar Igor Jug. Ai ishte në radhët e para gjatë ngjarjeve të dhunshme në Kumanovë.Gjatë sulmit ishte edhe në press qendrën ku u sulmuan dhe u rrahën deputetë dhe gazetarë. Në incizimet shihet se si mbanë edhe armë.Menjëherë pas incidentit u hap hetim kundër Jug. MPB ende zyrtarisht nuk e ka konfirmuar informacionin.Vllado Georgiev i njohur si Igor Jug u përmend edhe nga agjenti serb Goran Zhivaleviq se ai ka qenë vrasësi I paguar me detyrë për të likuiduar kryeministrin Zaev më 27 prill në Kuvend.Igor Jug është udhëheqës i shoqatës…
Author: almakos
21 September MPB mëngjesin e sotëm ka lokalizuar vendndodhjen e Igor Jug nga Kumanova, i dyshuar për pjesëmarrje në zhvillimet e 27 prillit. Jo zyrtarisht mësohet se i njëjti është arrestuar. Igor Jug dyshohet që më 27 prill në zhvillimet e përgjakshme në Kuvend, ka marrë pjesë në turmën që kryen vepër penale. Në video incizimet e publikuara, Jug shihet derisa në sallën e konferencave për shtyp ka qenë i armatosur derisa turma është konfrontuar me deputetët e shumicës parlamentare. Adrian Kerimi
Një shofer ka marrë lëndime të rënda trupore në njërin nga gjithsej 17 aksidentet e trafikut të regjistruar në 24 orët e kaluara në rajonin e SPB Shkup. Në 11 lëndime më të lehta kanë marrë 15 persona, ndërsa në pesë aksidente janë shkaktuar dëme materiale, njofton MIA. Gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër më të madh të kundërvajtjeve, midis të cilëve nëntë shoferë të cilët nuk i kanë respektuar kufizimet e shpejtësisë së lëvizjes, 11 shoferë e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht të paregjistruar, si dhe 23 shoferë të cilët…
Një prej fytyrave më të dhunshme të 27 prillit është tashmë prapa grilave. Sot në mëngjes policia ka arrestuar Igor Jug, i cili është akuzuar për pjesëmarrje në ngjarjet e dhunshme në Kuvend, ku u sulmuan fizikisht shumë deputetë e gazetarë. Për Igor Jug kishte fletëarrest, por deri tash ka mundur t’i shpëtojë policisë, njofton Telma.
Kuvendi i Maqedonisë sot në kuadër të seancës së 15-të duhet ta vazhdojë diskutimin për propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve. Opozita akuzon se ligji është kundër kushtetutës dhe se me të shkelen të gjitha procedurat. Ndërsa nga shumicaparlamentare thonë se ligji është në pajtim me Kushtetutën, nuk prish karakterin unitar të shtetit dhe kontribuon në rritjen e bashkëjetesës në shtet.
Së shpejti 53 mijë maqedonas do të pajisen me pasaportë bullgare sipas zëvendëskryeministrit bullgar Valeri Simeonov. Këto deklarime ai i ka bërë në një tryezë të rrumbullakët me temë “Politika demografike dhe mobiliteti i punës”. “Ne kemi 53,000 kërkesa të paraqitura me dokumente relevante të bashkangjitura nga shtetasit e Maqedonisë të cilët nuk mund të bëhen shtetas bullgarë për shkak të disa mangësive në legjislacion”, ka deklaruar Simeonov njofton Sakte. Qëllimi i qeverisë së Bullgarisë, sipas Siemonov, është që të përshpejtohet procedura e pajisjes së maqedonasve me shtetësi bullgare dhe se është në shqyrtim përshpejtimi i procedurave nga 2 –…
21 September Qeveria e Republikës së Maqedonisë gjithmonë do t’i ndjekë interesat e shtetit dhe do të ndërtojë marrëdhënie mbi bazë të parimeve të fqinjësisë së mirë dhe të avancimit të bashkëpunimit rajonal, neutralitet dhe mosndërhyrje në marrëdhëniet e brendshme të vendeve fqinje. Qasje ndaj përforcimit dhe përmirësim të marrëdhënieve reciproke do të mbetet në kursin e njëjtë edhe në të ardhmen, porositi kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev në intervistën për revistën “Sërpska ekonomia”, që e transmetojnë shumë media serbe. Ripërtërija e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, sipas tij është letësim plotësues dhe thekson se nevojitet…
21 September Koalicioni për ajër të pastër O2 dhe Ambasada e parë e fëmijëve në botë “Megjashi” së bashku me edhe 18 organizata qytetare, joqeveritare, sot pasdite organizojnë marsh paqësor për ajër të pastër. Pika fillestare e aksionit është Qeveria e RM-së, me ç’rast do të kalohet përmes bulevardit “Ilinden” dhe bulevardit “8 Shtatori” ku pjesëmarrësit do të bashkohen me organizatat qytetare partnere “Ne jemi Karposh 4” dhe “Karposh 3” të cilët gjithashtu do të kenë protestë paqësore. “Konsiderojmë se pikërisht kjo periudhë është jashtëzakonisht e rëndësishme që të dëgjohet zëri i qytetarëve të cilët tërësisht, në të gjithë qytetet…
Odat veterinare të Republikës së Maqedonisë, Republikës së Serbisë, Republikës së Kroacisë dhe Republikës së Bullgarisë sot në Ohër do të nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim. Qëllimi është zhvillim i vazhdueshëm i profesionit veterinar, ngritjen e dinjitetit të saj, shëndeti i kafshëve dhe i njerëzve, si dhe kujdesi për mirëqenien e kafshëve. Siç kumtoi Oda e Veterinerëve të RM-së e cila është edhe nikoqire e ngjarjes, me implementimin e këtyre aktiviteteve odat tregojnë vullnet për bashkëpunim në çështje me interes të përbashkët në nivel bilateral, rajonal, evropian dhe global, si dhe në çështjet për sigurimin e informacioneve të rëndësishme për arritje…
21 September Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe dukshëm më i freskët me shi të dobët lokal, veçanërisht në pjesët perëndimore të vendit. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor, e cila përgjatë luginës së Vardarit herë pas herë do të përforcohet. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej shtatë deri 13 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 10 deri 23 gradë. Të premten dhe gjatë fundjavës në mëngjes mot i freskët, gjatë ditës do të ketë mot stabil, ndërsa temperaturat ditore gradualisht do të rriten.
Është e mundshme Qeveria e Maqedonisë pas zgjedhjeve lokale të vendos ta riemërojë aeroportin në Shkup me ndonjë përcaktues gjeografik ose, për shembull, si Nënë Tereza, shkruan gazeta gjermane “Franfurter algemajne cajtung” në analizën “Jo me këtë emër”, kushtuar kontestit për emrin me Greqinë. “Franfurter algemajne cajtung” thekson se emri i shtetit nuk është problemi më i madh, por kërkesa e Athinës që të ndryshojnë edhe emri i popullit dhe i gjuhës dhe konstaton se “kjo nuk ishte temë e pranueshme për negociata për Gruevskin, sikurse nuk është edhe për Dimitrovin”, ministrin aktual të Punëve të Jashtme, transmeton “Dojçe Vele”.…
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në suaza të seancës së 15-të duhet ta vazhdojë debatin për Propozim-ligjin për shfrytëzimin e gjuhëve. Dje pasdite debati për propozim ligjin u ndërpre sepse Kuvendi duhej t’i mbajë seancën e 16-të dhe 17-të. Në debatin e deritanishëm për këtë ligj, edhe në debatet e komisioneve edhe në vazhdimet e seancave plenare, opozita akuzoi se “ligji është jokushtetues, me të shkelen procedurat dhe se miratimi i tij do të sjell deri në dygjuhësi në tërë shtetin”. Me ligjin, akuzuan nga opozita, “diskriminohen edhe bashkësitë më të vogla etnike”. Ndërkaq, sipas shumicës parlamentare, lligji është…

