Kuvendi i Maqedonisë sot në kuadër të seancës së 15-të duhet ta vazhdojë diskutimin për propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve.
Opozita akuzon se ligji është kundër kushtetutës dhe se me të shkelen të gjitha procedurat.
Ndërsa nga shumicaparlamentare thonë se ligji është në pajtim me Kushtetutën, nuk prish karakterin unitar të shtetit dhe kontribuon në rritjen e bashkëjetesës në shtet.

