21 September
MPB mëngjesin e sotëm ka lokalizuar vendndodhjen e Igor Jug nga Kumanova, i dyshuar për pjesëmarrje në zhvillimet e 27 prillit. Jo zyrtarisht mësohet se i njëjti është arrestuar. Igor Jug dyshohet që më 27 prill në zhvillimet e përgjakshme në Kuvend, ka marrë pjesë në turmën që kryen vepër penale.
Në video incizimet e publikuara, Jug shihet derisa në sallën e konferencave për shtyp ka qenë i armatosur derisa turma është konfrontuar me deputetët e shumicës parlamentare.
Adrian Kerimi




