Kandidatët për kryetar komune në Gostivar të pesë partive poltike, Nevzat Bejta i BDI-së, Asaf Ademi i BESËS, Arben Taravari i ASH-së, Shpat Iseni i RDK-së dhe Sabajdin Izeiri i PDSH-së. të gjithë këto janë përballu në një debat teliviziv për të treguar se kush do të jetë më frajer që do ta merr Gostivarin. Siç mësohet në disa anketa të mediave të vendit Nevzat Bejta ka përkrahje më të madhe duke pasuar nga Arben Taravari dhe më pas vijnë të tjerët që në raundin e dytë gara mund të zhvillohet mes Bejtës dhe Taravarit. Ndryshe me 15 tetor do…
Author: almakos
Ish kryesusi i këshillit të komunës së Tetovës sot i dha zyrtarisht fund këtij posti duke lënë dy fjalë për të gjithë bashkëpuntorët e tij që kanë bashkëpunuar për katër vite në komunën e Tetovës. Ja mesazhi i tij i fundit si kryesus këshilli Sot zhvilluam mbledhjen e fundit të Këshillit Komunal të Tetovës, legjislaturës 2013-2017. Dua t’u shpreh mirënjohjen time të thellë të gjithë qytetarët e Tetovës dhe votuesët që në 2013 votuan për listën e këshilltarëve të BDI-së të përfaqësuar nga unë bartës liste dhe znj.Teuta Arifi për kryetar komune. Shpreh mirënjohje të veçantë edhe për të gjithë…
Tre persona të maskuar me kërcënim me armë mbrëmë kanë marrë 30.000 denarë nga një dyqan i “Stokomak”- ut në rr. “Jani Lukrovski” në Shkup. Në SPB-Shkup është denoncuar se tre persona të panjohur me maskë me forcë i kanë hapur grilat dhe kanë hyrë në dyqan, ku kanë qenë të punësuarit të cilët e kanë numëruar qarkullimin ditor. Autorët me kërcënim me armë zjarri u kanë marrë rreth 30.000 denarë, pas çka e kanë braktisur vendin. Është kryer ekspertizë nga SPB-Shkup dhe ndërmerren masa për zbulimin e personave si dhe zbardhjen e tërësishme të rastit. s
Amiri i BESËS i cili garon për kryetar komune në Tearcë, sonte ia ka nxjerr dhëmbët Isen Asanit të BDI-së. Ai është fotografuar me stafin e tij i cili do të vazhdojë ti bëjë ballë një kandidati i cili është dëshmuar gjatë qeverisjes dhe nuk gëzon respektin në shumë fshatra të kësaj komune. Siç përflitet Amir Elezi ka një mbështetje të madhe në komunën e Tearcës dhe pritet që të jetë kandidati më i votuar në zgjedhjet e 15 tetorit në komunën e Tearcës./TetovaSot/
Kryetari i komunës së Gostivarit Nevzat Bejta, nga radhët e BDI-së, e përfundon mandatin e dytë dhe parajalmëron kandidaturën për të tretin. Në programin e tij zgjedhor, Bejta fokusohet në urbanizimin e komunës, përmirësimin e furnizimit me ujë për qytetarët dhe ndërtimin e kanalizimeve. Përpos kësaj, ka paraparë ndërtimin dhe rikonstruktimin e rrugëve dhe ndërtimin e sallave dhe terreneve sportive. Kryetari Bejta i paraqiti BIRN-it një raport tejet të detajuar mbi punën e tij në katër vitet e fundit. Pothuajse plotësisht i ka realizuar premtimet e tij, ndërsa ka realizuar edhe projekte që nuk ishin premtuar në programin zgjedhor. Prej…
Kryediplomatët Nikola Dimitrov dhe Nikos Kocias janë takuar në Nju Jork. Për takimin deri tash nuk ka ndonjë detaj, përveç fotografisë së publikuar në rrejtin social Twitter. Ndërkohë, ministri i Jashtëm grek po kontesotohet në vendin e tij, për çështjen e emrit me Maqedoninë. Deputeti nga radhët e partisë Demokracia e Re, George Koumoutsakos ka thënë se Kociac nuk ka mandat kushtetues dhe besueshmëri për të biseduar për këtë çështje të rëndësishme kombëtare. /SHENJA/
Kuvendi i Maqedonisë sot e ka miratuar ligji me të cilin shfuqizohet pagimi i taksës radidifuzive, njofton Portalb.mk. Ndryshimet ligjore për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale sot janë miratuar me procedurë të shkurtuar. Me ligjin parashihen të ardhura, të ardhurat që i ka fituar RTVM nëpërmjet mbledhjes së pagesës nga qytetarët, prej tani t’i marrë nga Buxheti i shtetit edhe atë me vlerë prej 0.5% nga vlera e Buxhetit në nivel vjetor. Për atë qëllim është e nevojshme që të ndahen 855 milionë denarë në nivel vjetor nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë për vitin 2018. Përskaj Buxhetit, RTVM do…
Sektori i Punëve të Brendshme në Shtip ka ngritur penale për kryetarin e Komunës së Shtipit, Illço Zahariev (57), për shkat të dyshimit se e ka keqpërdorur pozitën e vet zyrtare. Sipas aktakuzës, Zahariev akuzohet se si kryetar komune ka bërë marrëveshje më Kompaninë nga Shtipi që ka qenë e dëmshme për Komunën dhe me këtë i ka shkelur rregullat ligjore sepse nuk ka pasur bazë për bërjen e një marrëveshje të tillë. “Pikërisht I.Z ka marrë mjete financiare me lartësi prej 1.567.619 denarëve për rregullimin e një toke ndërtimi në rrugën “Goce Dellçev” në Shtip në vitin 2004 në…
Akuzave të deputetve të VMRO-DPMNE-së për funksionarët e BDI-së, iu përgjigj deputeti i kësaj partie Ejup Alimi. Alimi tha se qytetet shqiptare do të përfitojnë atëherë kur Qeveria do të sekuestrojë pasurinë e paligjshme të funksionarëve të VMRO-DPMNE-së. /SHENJA/
Zëvendëskryeministri i qeverisë i angazhuar për çështje ekonomike, Koço Angjushev, sot në ZZHTI Alinci në Prilep do të merr pjesë në hapjen solemne të fabrikës “Injection Moulding Prilep”, investim i kompanisë gjermane, Accomplast. “Injection Moulding Prilep-IMP” është fabrikë për prodhimin e pjesëve automobilistike. Pas hapjes së fabrikës, zëvendëskryeministri Angjushev do të merr pjesë në takimin e punës me Odat rajonale të Prilepit dhe Manastirit pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë.
Në debatin për nevojën e sjelljes së Ligjit për Gjuhët, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski ka akuzuar kryetarin e Komunës së Gostivarit dhe kandidat për zgjedhjet e ardhshme lokale në Gostivar, Nevzat Bejta se nga pozitat e tij në pushtet është pasuruar me dy qendra tregtare, raporton Televizioni SHENJA. “Cili gostivaras shqiptar ose turk ose përkatësive tjera ka nevojë për këtë ligj, përderisa ata nuk mund të gjejnë vend pune në Gostivar dhe largohen nga Gostivari. Gostivarasit gjejnë vende pune në dy qendrat tregtare të Nevzat Bejtës, të cilat janë prona të tij. Ai nuk ka nevojë për gjuhën shqipe,…
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në kuadër të mbledhjes së 15-të e vazhdoi debatin rreth Propozim-ligjit për përdorimin e gjuhëve në lexim të parë. Gjatë debatit rreth këtij ligji në mbledhjet plenare opozita i përsëriti qëndrimet e veta se ligji është jokushtetues, se me të shkelen procedurat dhe se zbatimi i tij do të çojë drejt dygjuhësisë në tërë shtetin. Me ligjin, akuzuan nga opozita, diskriminohen edhe bashkësitë më të vogla etnike. Konsiderojnë se kjo është marrëveshje politike para zgjedhjeve lokale. Sipas deputetëve të VMRO-DPMNE-së, në Maqedoni ekziston Ligji për përdorimin e gjuhëve prej vitit 2008, që është ndryshuar…

