Tre persona të maskuar me kërcënim me armë mbrëmë kanë marrë 30.000 denarë nga një dyqan i “Stokomak”- ut në rr. “Jani Lukrovski” në Shkup.
Në SPB-Shkup është denoncuar se tre persona të panjohur me maskë me forcë i kanë hapur grilat
dhe kanë hyrë në dyqan, ku kanë qenë të punësuarit të cilët e kanë numëruar qarkullimin ditor.
Autorët me kërcënim me armë zjarri u kanë marrë rreth 30.000 denarë, pas çka e kanë braktisur
vendin.
Është kryer ekspertizë nga SPB-Shkup dhe ndërmerren masa për zbulimin e personave si dhe
zbardhjen e tërësishme të rastit. s

