Ish kryesusi i këshillit të komunës së Tetovës sot i dha zyrtarisht fund këtij posti duke lënë dy fjalë për të gjithë bashkëpuntorët e tij që kanë bashkëpunuar për katër vite në komunën e Tetovës.
Ja mesazhi i tij i fundit si kryesus këshilli
Sot zhvilluam mbledhjen e fundit të Këshillit Komunal të Tetovës, legjislaturës 2013-2017.
Dua t’u shpreh mirënjohjen time të thellë të gjithë qytetarët e Tetovës dhe votuesët që në 2013 votuan për listën e këshilltarëve të BDI-së të përfaqësuar nga unë bartës liste dhe znj.Teuta Arifi për kryetar komune. Shpreh mirënjohje të veçantë edhe për të gjithë këshilltarët komunal për konstruktivitetin e treguar në debatet e zhvilluara në kuvendin komunal dhe për miratimin e vendimeve me konsensus dhe me shumic të votave.
Këshilli i Komunës, si organ vendimmarrës dhe organ përfaqësues i qytetarëve, gjatë mandatit 4 vjeçar 2013-2017 ka zhvilluar gjithësejt 53 mbledhje, prej të cilave 49 mbledhje të rregullta, 4 mbledhje solemne për nderë të Ditës së komunës “3 Marsi”, në të cilën janë ndarë mirënjohje qytetarëve të merituar, dhe 2 mbledhje të jashtëzakonshme.
Gjatë këtij mandati janë miratuar gjithësejtë 1032 Vendime dhe 1262 Aktvendime të ndryshme.
Mes shumë aritjeve porë edhe ngecjeve, shpreh keqëardhjen time që si rezulltat i mospasjes së konsesusit politik dhe ndëretnik gjatë këtij mandati nuk aritëm ti kemi në rend dite vendimet për ndryshimin e emrave të rrugëve dhe emrat e shkollave të mesme që nuk pasqyrojnë realitetin multietnik të qytetit tonë.
Miq të dashur…
Sot është koha për ti dhënë dorën njeri-tjetrit, të tejkalojmë inatet perdonale, ne duhet të ecim përpara. Edhe një fitore për znj.Teuta Arifi dhe listën e këshilltarëve të BDI-së do të nënkuptonte realizim të plotë të programës së premtuar në 2013 porë edhe për të vazhduar me platformën 2017-2021 të mbindërtuar me shumë projekte të reja për Tetovëm tonë.
Me përulësi e mirësi të vazhdojmë të punojmë për fitore, për prespektivën e qytetit tonë.
Për Tetovën që duam të gjithë JU FALEMNDERIT NGA ZEMRA!
Hisen Xhamili

