Author: almakos

Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm dhe me re. Do të fryj erë e fuqishme në drejtimin veriperëndimor, shkruan Telegrafi Maqedoni. Temperatura e mëngjesit do të arrij deri shtatë gradë, ndërsa gjatë ditës prej 10 deri 23 gradë Celsius. Po ashtu gjatë fundjavës do të ketë stabilizim të përkohshëm të motit. Gjatë ditës me diell, kurse në mbrëmje shumë freskët.

Lexo më Shumë

Pjesëtarët e policisë kufitare Izaçiç, në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) të mërkurën kanë parandaluar trafikimin e gjashtë personave nga Kosova të cilët ishin zbuluar në një veturë të markës Citroen, e cila ka qenë në afërsi të rripit kufitar në rajoni e Bihaçit, transmeton Anadolu Agency (AA). Siç njofton policia, automjeti ka qenë i drejtuar nga personi N.GJ (1975.), shtetas i BeH-së, të cilin policia e ka arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “trafikim i qenieve njerëzore”. Në bashkëpunim me stacionin policor të Bihaçit, njofton Ministria e Brendshme e BeH-së, nga liria është privuar edhe shtetasi A.U. (1985).…

Lexo më Shumë

21 September Partia “Aleanca për Shqiptarët” e Ziadin Selës ka dorëzuar deri në Gjykatën Administrative aktpadi kundër “Koalicionit parazgjedhor Aleanca për Shqiptarët RDK UNITETI” për shkak të kontestit me përdorimin e emrit dhe emblemës së njëjtë në listat zgjedhore. Një gjë të tillë për Alsat M e konfirmoi avokati i partisë së Selës Halil Fetai. Gjykata Administrative ka afat prej 48 orësh nga momenti kur dorëzohet padia, që ta shqyrtojë të njëjtën dhe të jep mendimin e saj lidhur me lëndën përkatëse. Nga ana tjetër Vesel Memedi i RDK-së insiston se nuk heq dorë nga emri, ngjyrat dhe logoja e…

Lexo më Shumë

Akuzat e VMRO-DPMNE-së ndaj funksionarëve të BDI-së vazhduan edhe sot. Në debatin për nevojën e sjelljes së Ligjit për Gjuhët, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski, akuzoi kryetarin e Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta i cili është përsëri kandidat për kreun e kësaj komune, por edhe nënkryetar i BDI-së, se është pasuruar me dy qendra tregtare në Gostivar. ANTONIO MILLOSHOVSKI, VMRO-DPMNE “Gostivarasi i thjeshtë ka nevojë të gjejë vend pune, por ku të gjejë vend punë, në dy qendrat tegtare, pronë të kryetarit të Komunës Bejta. Në qendrën tregtare ‘Dejure’ dhe qendrën tregtare ‘Elkos grup’, i cili thuhet se është ndërtuar…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë ka miratuar propozim-ligjin për amnisti, i cili deri në miratimin e tij duhet të kalojë në disa faza, përfshirë edhe debatin publik. Propozimi do të shqyrtohet nga më shumë grupe ekspertësh para se të miratohet në Kuvend. Sipas Ministrisë së Drejtësisë bëhet fjalë për një çështje të ndjeshme që kërkon analiza të detajuara për të respektuar të gjitha kriteret ndërkombëtare si dhe të drejtat e të burgosurve. Por, nga OBRM-PDUKM propozimin e Qeverisë e vlerësojnë si përpjekjet të partisë LSDM të Zoran Zaevit, për siç thuhet, keqpërdorimin e të burgosurve në zgjedhjet lokale të 15 tetorit. Për…

Lexo më Shumë

“Nëse shumëllojshmëria multikulturore i afron popujt?” ishte titulli i debatit edukativ, të cilën sot e organizon Shtëpia e kulturës “Koço Racin” – Shkup. Në debatin u tha se nëse shumëllojshmëria multikulturore është pasuri kombëtare, se nëse është bazuar vetëm në etikën tonë dhe filantropinë ose nevojitet të jetë më shumë se politikë dhe sistem kushtetues-politik, nëse miltukultura është trashëgimi e pasur historike, se nëse të rinjtë kanë paragjykime ndërkulturore ose ndëretnike, se si të tejkalohen normat etnike dhe tabutë, se nëse arti i tyre, letërsia, stilet e jetës paraqesin përmbledhje e modeleve unike shpirtërore, materiale, intelektuale dhe emocionale të një…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë Bylent Saliji do presë hetim ndërkombëtar për rastet e montuara politike me viktima shqiptar. Në konferencën e sotme për llogaridhëni 100 ditore, Saliji tha se duhet të priten vendimet gjyqësore si për “Kumanovën” ashtu edhe për “Monstrën” dhe pastaj sipas nevojës të inicohet edhe hetimi ndërkombëtar. BYLENT SALIJI, MINISTËR I DREJTËSISË “Me siguri se unë ndërlidhem me deklaratën e ministrit të brendshëm Oliver Spasovski  se Ministria e  Brendshme do të kërkojë hetim ndërkombëtar edhe për rastin Monstra edhe për Rastin e Kumanovës. Tërë kohën jemi duke promovuar pavarësi të gjyqësorit prandaj apeloj deri tek gjykatat që në…

Lexo më Shumë

Me rastin e 21 shtatorit, Ditës Botërore të Paqes, Komuna e Çairit  organizoi një aktivitet, në të cilin nxënësit e shkollave fillore të kësaj komune, përmes vizatimeve pasqyronin gjendjen faktike të Çairit. Fëmijët shprehnin pakënaqësinë e tyre ndaj papastërtisë dhe ajrit të ndotur që mbizotëron në këtë komunë. Ata gjithashtu thonin se në bazë të këtij organizimi po mundohen që të ngrisin vetëdijen tek qytetarët, që ta ruajnë ambientin e tyre. NXËNËSE “Sot këtu kemi ardhur për të treguar se si duam të rregullohet komuna jonë. Kemi bërë punime për të treguar se si është në të vërtet komuna jonë…Në…

Lexo më Shumë

Maqedonia të punojë në mënyrë demokratike dhe të vazhdojë procesin e  reformave. Ky është mesazhi të cilin ia ka dhënë Komisari për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore të BE-së, Johanes Hahn, kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, gjatë takimit që kanë pasur në New York. Siç kanë njoftuar nga shërbimi për informim i Qeverisë, Hahn, i ka vlerësuar iniciativat e Qeverisë së Maqedonisë për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim rajonal si të dobishme në procesin e integrimit të gjithë Ballkanit Perëndimor në integrimet euro-atlantike. Nga ana tjetër kryeministri Zaev ka njoftuar Hahnin se Qeveria e Republikës së Maqedonisë është e përqendruar në…

Lexo më Shumë

Herët në mëngjes policia ka arrestuar Igor Jugun i dyshuar për pjesëmarrje në zhvillimet e 27 prillit në Kuvend. Policia për pesë muaj ka qenë duke e kërkuar atë, ndërsa që nga muaji maj, atij i është caktuar masa e paraburgimit. Jug është arrestuar në banesën e babait të tij të ndjerë, e cila gjendet 100 metra larg stacionit policor në Kumanovë. Policia ka njoftuar se ai nuk ka rezistuar gjatë arrestimit. MPB pas arrestimit ka lëshuar një komunikatë në të cilën njofton se përpos për dhunën në Kuvend, ai kërkohej edhe për rrahje dhe pjesëmarrje në turmë e cila…

Lexo më Shumë

21 September Ministria e Punëve të Brendshme ka proceduar padi penale kundër kryetarit të Komunës së Shtipit, për arsye të shpërdorimit të detyrës zyrtare. Nga MPB njoftojnë se Zahariev dyshohet për marrëveshje të dëmshme me firmën “Aktiva” bazë kjo e cila I ka mundësuar pasurimin e tij në mënyrë joligjore. Në procedurën e MPB-së thuhet se Zahariev ka shfrytëzuar shumë parash në vlerë prej 1,5 milion euro nën arsyetimin për rregullimin e një toke ndërtimore në bulevardin Goce Dellcev në Shtip. Alsat-M

Lexo më Shumë

Lëvizja BESA ka konfirmuar edhe një herë se do ta votojnë Ligjin për Gjuhët, me gjithë vërejtjet që i kanë për ligjin. Këtë e ka deklaruar sot në Kuvend, nënkryetari i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli. Deputetët theksuan se është e nevojshme që të miratohet ligji, deputetët shkojnë në pushime që nga dita e hënë. /SHENJA/

Lexo më Shumë