Author: almakos

Fëmijët e klasave të dyta dhe të treta në Maqedoni janë të shkathtë gjatë njohjes së shkronjave dhe leximit të fjalëve të lidhura, megjithatë kanë problem që mjaft rrjedhshëm t’i lexojnë tekstet në mënyrë që të përgjigjen saktë në pyetjet për kuptim, tregon Studimi nacional për edukim gjuhësor dhe matematikor të fëmijëve zbatuar në kuadër të projektit të USAID-it me “Lexim drejt lidershipit” dhe Shoqatës “Hap pas hapi”. Hulumtimi është zbatuar në nivel nacional në maj të vitit 2016 në ekzemplar reprezentues prej 8.000 nxënësve të gjuhës mësimore maqedonase, shqipe dhe turke nga të gjitha shkollat fillore në Maqedoni. Sipas…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev nga Nju Jorku deklaroi se Maqedonia pret datën për t’i filluer bisedimet me BE-në. Pas takimit me Mark Rutte, kryeministër i Holandës, Zaev ka thënë se Maqedonia ka bërë mjaftueshëm që të fillohen bisedimet me BE-në për anëtarësim. ”Holanda vazhdon mbështetjen e fuqishme për Maqedoninë në rrugëtimin tonë drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Qeveria e re, e fokusuar në reforma dhe për jetë më të mirë me qytetarët ka arritur të përmbush disa detyrime thelbësore të kërkuara nga këto bashkësi shumë të rëndësishme. Perspektivat tona janë të rëndësishme për të gjithë anëtarët e BE-së,” tha…

Lexo më Shumë

Nën moton “Ditë pa automjete” në Shkup u mbajt parada tradicionale me biçikleta në kuadër të Javës Evropiane për Mobilitet, duke filluar nga porta “Maqedonia” në qendër të qytetit dhe përfundoi në Parkun e Qytetit. Parada me biçikleta organizohet nga Qyteti i Shkupit dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në mbështetje Delegacionit të Bashkimit Evropian (BE) në Shkup. Në paradë morën pjesë mijëra qytetarë të cilët shprehën kështu vullnetin e tyre për ngritje të vetëdijes publike për vlerat që i ka shfrytëzimi i këtij transporti. Kryetar i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, i cili mori pjesë në paradë,…

Lexo më Shumë

E përditshmja më e madhe e Saksonisë “FreiePresse”, me rreth 230.000 ekzemplarë të shitura në gjithë Gjermaninë, ka shkruar një artikull për zgjedhjet lokale në Maqedoni, duke e titulluar – “Shpresa e shqiptarëve në Maqedoni është Zeqirija Ibrahimi”. Sipas të përditshmes gjermane, Lëvizja BESA do fitojë partinë e deritanishme shqiptare BDI. “Në 15 tetor mbahen zgjedhjet lokale në Maqedoni dhe pritet që Lëvizja BESA të tejkalojë BDI-në në 14 komunat shqiptare. Kjo është e dukshme në Maqedoni. Besimi dhe shpresa më e madhe e shqiptarëve atje është te zv.kryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, i cili konkurron në komunën më…

Lexo më Shumë

Partnerët e koalicionit qeveritar BDI-ja dhe LSDM-ja kanë marrëveshje për garat e pushtetit lokal, varësisht gjasave reale për korrjen e fitores në komuna të caktuara, deklaroi në “Rruga Drejt” kreu i BDI-së Ali Ahmeti. Sipas tij, Marrëveshja vlen vetëm për komuna të caktuara, ku nuk është parë e arsyeshme të garohet me kandidatë të veçantë. Sigurisht që ka marrëveshje dhe për mua do të ishte një betejë e humbur dhe e paarsyeshme, për shembull, nëse unë garoj në Kumanovë dhe e di se nuk kam mundësi të fitoj kryetarin e Kumanovës. Në Çair do të garojë BDI-ja sepse nuk mundet…

Lexo më Shumë

Ligji për amnisti i propozuar së fundmi nga Qeveria e Maqedonisë, sipas të gjitha gjasave pritet të përfshijë mbi 800 të burgosur. Duke ju referuar të dhënave zyrtare, numri i përgjithshëm i të burgosurve në Maqedoni arrin deri në 3000, prej të cilëve dy tretat e personave që vuajnë dënimin me burg apo rreth 2000 janë të vendosur në burgun e Idrizovës, shkruan gazeta KOHA. Vepra penale, të cilët do t’i nënshtrohen procesit të amnistisë, siç kanë njoftuar nga kabineti qeveritar, nuk i përfshin veprat e rënda penale, por vetëm atë kategori të të burgosurve të cilët vuajnë dënim me…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari nuk do të japë dorëheqjen nga funkasioni, edhe pse në zgjedhjet e ardhshme lokale ai zyrtarisht është kandidat për kryetar të Gostivarit nga subjekti Aleanca për Shqiptarët. Ai tha se gjatë fushatës zgjedhore nuk do të përdorte asnjë benificion nga Ministria, transmeton FLAKA. “Unë nuk do të përdor asgjë. Asnjë automjet zyrtar, asnjë telefon apo burim tjetër nga Ministria e Shëndetësisë”, tha Taravari. Ai tha se nuk do të japë dorëheqjen deri në fund të zgjedhjeve dhe se kabineti funskionon pa pengesa. “Kabineti punon pa probleme. Ka zëvendësministër, ka sekretar shteti, kabineti ka projekte që…

Lexo më Shumë

Anëtari i Kryesisë qëndrore të Aleancës për Shqiptarët Flakron Bexheti në emisionin debativ Zig Zag në TV Art, foli për zgjedhjet lokale 2017. Ai paraqiti rolin konstruktiv të ASH në zgjedhjet lokale 2017. Ai potencoj mbēshtetjen e pa rezervë të ASH për kandidatin e BDI për qytetin e Kërçovës Fatmir Dehari me qëllim që mos të rrezikohet fitorja e kandidatit shqiptar. Sipas tij BDI duhej të reflektonte pjekuri politike dhe jo të bëj koalicion të mundshëm për ta luftuar Ziadin Selën në Strugë bashkë me LSDM. Sipas tij është i pa krahasueshëm profili i Ziadin Selës dhe i kundërkandidatit të…

Lexo më Shumë

Akuzave të deputetit të VMRO-së Antonio Milloshovski edhe sot i është përgjigjur deputeti i BDI-së, Ejup Alimi. Ai tha se akuzuat e MIlloshovskit janë të pabaza. Sipastij, ai nuk ka guxim t’i thotë ato jashtë foltores së Kuvendit. “Jeni dëshmitar se ky deputet frikacak vetëm e keqpërdor foltoren. Nëse ke guxim dil merri gazetarët dikund tjetër dhe thuaji këto informata për Izet Mexhitin, Ramiz Merkon dhe të tjerët. Kur do të ndodh konfiskimi i pasurisë së paligjshme do t’u dhimbset edhe aeroplani juaj privat”, deklaroi deputeti i BDI-së, Ejup Alimi. Ndërkohë, sot në Kuvend edhe sot vazhdon debati për nevojën…

Lexo më Shumë

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski ka vazhduar akuzat e tij ndaj funskionarëve të BDI-së. Edhe gjatë diskutimeve të sotshme për nevojën për Ligjin për Gjuhët, Milloshovski akuzoi funksionarët e BDI-së se ka përfituar në mënyrë të paligjshme dhe kanë punësuar njerëz me para. “Në Komunën e Çairit ka së paku 30 njerëz të cilët marrin rrogë, janë të afërt me kryetarin e komunës dhe nuk shkojnë në punë. Një pjesë e madhe e të punësuarve përmes MO-së kanë paguar nga 4 mijë ose 5 mijë euro për punësim. Edhe pse ata nuk kanë pasur nevojë të paguajnë sepse u ka…

Lexo më Shumë

Sipas E. Çabejt, vendbanimi i sotëm i shqiptarëve nuk është një trevë ekspansioni, po një trevë restriksioni, përfundim i një ngushtimi të paprerë gjatë historisë shqiptare.Për vjetërsinë e popullsisë shqiptare në territoret e tyre të sotme, përfshirë dhe Maqedoninë e sotme perëndimore, është me interes ajo që ka thënë N. Jokl për vjetërsinë e popullsisë shqiptare në viset verilindore përreth Nishit. Sipas tij, në periudhën para ardhjes së sllavëve në rajonin e Nishit, prejardhja toponimike e të cilit nga latinishtja, Naissus është në përputhje me ligjet fonetike të shqipes, ka qenë vendosur një popullsi e afërt në gjini me shqiptarët.…

Lexo më Shumë

Avokatja Snezhana Stefanovska, e cila mbron të akuzuarin Mirsad Qerimi në rastin “Kumanova”, denoncoi fjalë të rënda që tha se ia kanë thënë prokurorët Naum Panovski dhe Villma Ruskovska vetëm sepse mbron një të akuzuar në Lagjen e Trimave. “Si mund ta mbrosh këtë njeri. A s’të vjen keq për të vrarët”, thanë prokurorët Naum Panovski dhe Villma Ruskovska, përcjell Tv Shenja. “Unë ju them tani. Të gjithë jemi të barabartë para ligjit. Dhe të gjithë kemi të drejtë për mbrojtje”. Avokatja ua kujtoi prokurorëve se ata kanë sjellë akuzë paushalle pa prova që do të mbështesnin pohimet e tyre…

Lexo më Shumë