Komuna Shkup nesër dhe pasnesër do të bëjë dezinfektimin ajror kundër mushkonjave, ndërsa nga e diela (24 shtator) deri të enjten e javës së ardhshme (28 shtator) do të zbatojë dezinfektim territorial Siç informojnë nga Bashkia, dezinfektimi ajror do të zbatohet në orët e mëngjesit, ndërsa spërkatja territoriale do të bëhet prej të dielën deri të enjten në periudhën kohore. ”Nëse kushtet e motit nuk lejojnë kryerjen e dezinfektimit, ajo do të kryhet ditën tjetër në vijim, derisa kur do të mundësojnë kushtet e motit në të njëjtin termin”, kumtojnë nga Bashkia e Qytetit. Nga atje njoftojnë bletarët që të…
Author: almakos
Më 25 shtator fillon fushata zgjedhore për të zgjedhur të parin e komunave. E njejta përfundon më 13 tetor në mesnatë dhe pas saj ka heshtje zgjedhore. Deri më 24 shtator Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) duhet që ta përmbyll listën zgjedhore të votuesve dhe të përfundoj me materialet zgjedhore. Deri tani KSHZ ka publikuar edhe numrat e kandidatëve për kryetar komunash të cilat më parë janë zgjedhur në formë të tërheqjes së shortit nga vetë përfaqësuesit e partive në KSHZ. Gjithësejt 19 parti dhe koalicione kanë dorëzuar lista kandidatësh për kryetar komune dhe këshilltar të komunave, 64 grupe votuesish kanë…
Ambasada Amerika ka donuar pajisje teknike moderne për Repartin për çështje kufitare pranë Ministrisë për Punë të Brendshme. Ministri Oliver Spasovski tha se në gjithë këto vite, Ambasada e SHBA-së paraqitet si një nga partnerët më respektues të MPB-së, ndihma e së cilës është konkrete si dhe ndihmon në ngritjen e standardeve teknologjike, arsimore për shumë njësite organizative pranë MPB-së. ”Donacioni i Ambasadës Amerikane me pajisje moderne teknike do të përmirësojë ndjeshëm kapacitetet operacionale të policisë tonë kufitare në disa segmente të punëve kufitare. Kjo, nga ana tjetër, do të thotë funksionalitet dhe efikasitet më të madh në përmbushjen e…
Të mërkurën mbrëma nga ora 20.35 deri në orën 21.40 minuta nga gjykatësi pas një procedure paraprake të gjykatës themelore në Gostivarit për shkak të dyshimeve për veprën e kryer penale prodhim të paligjshëm dhe lëshimit në përdorim të lëndëve narkotike, substancave psikotrope prekursorëve, sipas nenit 2015 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë nga ana e pjesëtarëve të policisë nga stacioni policorë në Gostivarë, është kryer kontroll në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të shtëpisë së 28-vjeçari me iniciale V.Z nga Gostivari pas çka janë gjetur dy qese në të cilat ka pasur rreth 40 gram marihuanë, si dhe një…
Sot vazhdon seanca e radhës gjyqësore për rastin e “Kumanovës”. Në seancën e sotme duhet të dëgjohen fjalët e fundit të të akuzuarve. Për ngjarjen e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 akuzohen 38 persona, shumica prej tyre shtetas të Kosovës. Procesi është në fazën përfundimtare dhe sipas njoftime ai mund të mbyllet në gjysmën e dytë të tetorit me shpallen e vendimit gjyqësor ndaj të akuzuarve. Ditë më parë ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, paralajmëroi hetim ndërkombëtar për rastin.
Gjithmonë e më shumë maqedonas janë të gatshëm të japin mijëra euro për një pasaportë bullgare. Ata thjesht nënshkruajnë se gjuha e tyre është bullgare dhe heqin dorë nga “kombi maqedonas” në këmbim të ndonjë pune në BE. Kjo e fundit arrihet më lehtë me dokumentat bullgare, shkruan “Sputnik” që thekson se 50.000 maqedonas kanë kryer shembullin e natyralizimit në shtetin fqinj. Me këtë ata kthehen dhe jetojnë në Maqedoni si “të huaj”. “Unë çdoherë do e kem në zemër kombin maqedonas, por me 200 euro në muaj nuk jetohet,” thekson një maqedonas që sapo ka marrë pasaportën bullgare. Një…
Raporti i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuale (ASHMAA) nga mbikëqyrja e lajmeve në media, për periudhën nga data 6 deri më 15 të këtij muaji tregon se shumica e televizioneve dhe radiove janë përmbajtur brenda standardeve profesionale, disa prej tyre duke mbajtur pozitë kritikuese ndaj pushtetit. Por, siç informojnë nga ASHMAA, në disa shërbime programore vërehen shkelje të këtyre parimeve. “Konstatimi i përgjithshëm është se përkrah informatave të rregullta ditore, mediat e përpunojnë edhe temën e ‘zgjedhjeve lokale’, duke përdorur qasje tematike, pasi që është periudha e kandidaturave zyrtare partiake për kryetarë komune, përfundoi kontrollimi i Listës zgjedhore,…
Partia “Aleanca për Shqiptarët” e Ziadin Selës ka dorëzuar deri në Gjykatën Administrative aktpadi kundër “Koalicionit parazgjedhor Aleanca për Shqiptarët RDK UNITETI” për shkak të kontestit me përdorimin e emrit dhe emblemës së njëjtë në listat zgjedhore. Një gjë të tillë për Alsat M e konfirmoi avokati i partisë së Selës Halil Fetai. Gjykata Administrative ka afat prej 48 orësh nga momenti kur dorëzohet padia, që ta shqyrtojë të njëjtën dhe të japë mendimin e saj lidhur me lëndën përkatëse. Nga ana tjetër Vesel Memedi i RDK-së insiston se nuk heq dorë nga emri, ngjyrat dhe logoja e partisë, dhe…
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ishte mysafir sonte në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat M. Në kuadër të emisionit ka pasur edhe pyetje nga shikuesit. Në mesin e tyre ka qenë edhe pyetja se edhe sa shqiptarë do të vriten deri sa është BDI në pushtet. “As nuk kam vrarë, as nuk kam vjedhur”, ka thënë Ahmeti, transmeton Gazeta Lajm. Ahmeti ka thënë se ekzistojnë akuza dhe paragjykime ndaj tij për raste të cilat ende janë në procedurë gjyqësore. Kryetari i BDI-së ka folur edhe rreth asaj nëse do të japë dorëheqje pas zgjedhjeve lokale në rast se BDI i…
Plenumi i mësimdhënësve, i cili numëron rreth tre mijë anëtarë, nesër do të dorëzojë nismë për të vlerësuar kushtetueshmërinë e dy neneve të statutit të Sindikatës për arsim, dhkencë dhe kulturë (SASHK). “Fshehtësia dhe jotransparenca krijojnë mosbesim. Në SASHK asnjë anëtar nuk e di se sa janë shpenzimet për pagat e personave udhëheqës, as për përfaqësim ose shpenzimet tjera. Përveç kësaj, mënyra në të cilën SASHK e menaxhoi grevën e fundit, para rreth dy vitesh, vetëm se e rriti mosbesimin te anëtarësia, pas çka vijuan shumë nddërprerje të anëtarësive. Asnjë anëtar përveç tre anëtarëve të Kryesisë mbikëqyrëse dhe tre zëvendësve…
– Shqyrtimi i mundësive për përmirësimin e mundësive hulumtuese në Republikën e Maqedonisë përmes zhvillimit të rritur mes bashkëpunimit sektorial, zhvillimi i aftësive për planifikim të karrierave hulumtuese, vendosja e rrjeteve për grumbullim dhe transmetim të përvojave hulumtuese dhe përmirësim të mobilitetit të hulumtuesve ka për qëllim ngjarja dyditore që sot fillon në Akademinë Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë. Ngjarja po mbahet në suaza të projektit Euraxess Encircle, e cila financiarisht mbështetet nga Komisioni Evropian, Debati në këto tema vazhdon nesër në Fakultetin për shkenca kompjuterike dhe inxhinierike kompjuterike (FINKI).
Edhe sot Kuvendi do ta mbajë vazhdimin e pestë të seancës së 15-të. Në rend dite të seancës janë Propozim-ligjet për shfrytëzimin e gjuhëve, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shfrytëzimin e gjuhës maqedonase, për ndërprerjen e vlefshmërisë së Ligjit për artistin kombëtar të Republikës së Maqedonisë dhe për lëshimin e bonove me vlerë – vauçerë, i parashtruar nga një grup deputetësh, të gjithë në lexim të parë. Deputetët duhet të debatojnë dhe për interpelancat për punën e ministrave të Financave, Kulturës dhe Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Dragan Tevdovskit, Robert Allagjozovski dhe Sadulla Duraku, të parashtruar nga grupi…

