Author: almakos

Vendimi i marrë nga rektorati i Universitetit të Tetovës që degët e disperzuara të këtij universiteti në Shkup të transferohen në Tetovë, ka revoltuar studentët që deri më tani kanë ndjekur studimet në degë të ndryshme të disperzuara në Shkup. Ata janë shprehur shumë të pakënaqur nga ky vendim, ndërsa këtë pakënaqësi e kanë materializuar përmes një inciative për nënshkrimin e një peticioni, me të cilin kërkojnë shfuqizimin e vendimit. Nëse i njejti nuk përfillet nga rektorati, ata planifikojnë që të ndërmarrin edhe hapa të tjera më radikale. STUDENT “Pasi kemi marrë vendimin zyrtar nga rektorari i Universitetit të Tetovës,…

Lexo më Shumë

E paralajmëronin me shumë krenari, madje e quanin mision dhe jo e arritur politike. Disperzimi i fakulteteve të USHT-së, në Shkup, Dibër, Kërçovë, Strugë dhe Kumanovë, ishte një nga shtyllat e fushatës së BDI-së në zgjedhjet e vitit 2013 dhe 2014 për të përfituar votat e shqiptarëve. Mirëpo sot, pothuajse nuk ka mbetur asgjë nga ky mision i BDI-së, ngase edhe në Shkup, është sjellë vendimi për të mbyllur fakultetet e disperzuara. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në fushatën e vitit 2014, deklaronte se përpos legalizimit të USHT-së, ata kanë ndihmuar edhe në përhapjen e saj. ALI AHMETI, KRYETARI I…

Lexo më Shumë

– Bashkimi Evropian e publikoi raportin e grupit të Rajnhard Pribesë lidhur me sundimin e së drejtës në Maqedoni. Raporti është përpunuar në bazë të njohurive të grupit të ekspertëve gjatë qëndrimit të tyre në Maqedoni në korrik të këtij viti. Në raport ceket se ndërtimi i besimit në institucionet shtetërore dhe funksionarët duhet të rindërtohet, ndërsa parandalimi dhe shkatërrimi i korrupsionit dhe nepotizmit në të gjitha nivelet e pushtetit, duhet të jetë prioritet kulmor. “Opinioni i përgjithshëm ende ka ndjenjë se institucionet u shërbejnë partive dhe funksionarëve, e jo qytetarëve dhe shtetit. Progres minimal është bërë lidhur me skandalin…

Lexo më Shumë

Plenumi i Mësimdhënësve kërkon nga Gjykata kushtetuese vlerësimin e kushtetutshmërisë së neneve 13 dhe 14 të statusit të Sindikatës së Arsimit, Shkencës. Plenumi pretendon se këto nene janë antiligjore pasi I pamundëson anëtarëve të SASHKut që të mos mund të largohen nga sindikata në afat prej 3 vjetëve. Me këtë sipas Plenimit SASHK-u manifeston frikë nga ikja e anëtarëve andaj edhe kanë vendosur nene kufizuese për ti mbajtur anëtarët.  Ne si Plenum i Mësimdhënësve shkaku i nenit kontestues në statusin e Sashk-ut 13 dhe 14 i kushtëzon anëtaret e Sashk-ut nuk guxojnë të largohen prej sindikate në afat prej 3…

Lexo më Shumë

22 September Gjykata Administrative hodhi poshtë si të pa bazë padinë e partisë së Selës “Aleanca për shqiptarët” kundër “Koalicionit për zgjedhjet lokale Aleanca për Shqiptarët RDK – UNITETI, për shkak të kontestit me emrin dhe emblemën e njëjtë në listat zgjedhore. Gjykata Administrative morri vendim që të hedh si të pabazë aktpadinë e partisë “Aleanca për shqiptarët” kundër vendimit të KSHZ-së e cila është mbajtur gjatë seancës së KSHZ-së më 22.09.2017 për përzgjedhjen e listës së kandidatëve, anëtarëve të këshillit dhe listave të kandidatëve për kryetarë komunash – thanë nga  Gjykata Administrative. Nga partia e Selës thonë se vendimi i…

Lexo më Shumë

Në mesnatë Kuvendi duhet të mbyllë leximin e parë të propozim Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Ndërkohë mbi 35 deputet të opozitës akoma nuk kanë shfrytëzuar të drejtën e fjalës. Deputetët e shumicës dhe ata të Lëvizjes Besa kanë hequr dorë nga fjalimet. Për shkak të konventës së VMRO DPMNE-së për zgjedhjet lokale, nuk përjashtohet mundësia që edhe deputetët e opozitës të tërhiqen nga fjalimet dhe me këtë shumica të votojë nevojën për propozim-ligjin për gjuhët. Edhe në debatin e sotëm deputeti i VMRO DPMNE-së Milloshovski akuzoi zyrtarët e BDI-së për përfshirje në afera kriminale. Në Komunën e Çairit ka…

Lexo më Shumë

Edhe pse nuk arriti që të krijojë një shtresë të bardhë domethënëse, në Maqedoni përsëri ra bora e parë, vetëm një ditë para përfundimit të verës kalendarike. Bora e parë në Maqedoni ra në njërin nga vendet më të larta në vend, në Pelister. Ndoshta sot nuk ka ngelur asnjë gjurmë nga kjo borë, por që kjo të mos kalojë e pa vërejtur një person ka dërguar disa fotografi nga kjo maje, kjo që po shihni lartë është njëra nga ato. Shumë e mundshme është që edhe në majat tjera malore mbi 2400 metra përgjatë kalimit perëndimor malor.

Lexo më Shumë

Dhunuesi i 27 prillit të përgjakshëm, Igor Jug është dërguar në burgun e hetuesisë në Shutkë. Ai vuan paraburgimin e shqiptuar prej tetë ditëve që gjykata ia shqiptoi para katër muajve në mungesë për veprën pjesëmarrje në turmë. Igor Jug, ishte pjesë e turmës që hyri me dhunë në Kuvend dhe u konfrontua fizikisht me deputetët e LSDM-së. Ai dje u arrestua në Kumanovë, në një banesë 100 metra larg stacionit policor. Sipas policisë, Jug nuk ka rezistuar gjatë arrestimit. Prokuroria publike sqaron se paraburgimi është i shkurtër meqë pas trazirave të përgjakshme, Igor Jug është kërkuar për vepër që…

Lexo më Shumë

Mbi dhjetë kompani të huaja nga Greqia, Italia, SHBA-ja, Kina, India, Turqia dhe Rumania janë të interesuara në mënyrë serioze për të investuar në Maqedoni, kumtoi sot ministrja pa resor, për Tërheqjen e Investimeve të Huaja, Zorica Apostollska. Në konferencën e përbashkët me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në Qeveri, Apostollska informoi se në 100 ditët e kaluara ka realizuar kontakte me ekipet e menaxherëve të kompanive të cilat janë kryesisht, nga industria automobilistike, arsimi, sektori financiar dhe energjetika. Ministrja nënvizoi se transparenca, trajtimi i barabartë dhe mbështetja në bazë të rezultateve të arritura mbeten prioritet në politikën qeveritare ndaj…

Lexo më Shumë

Policia e Manastirit ka dalë me dëshmi të reja kundër kryetarit aktual të Manastirit, Vlladimir Taleski për punë të paligjshme. Me urdhër të prokurorisë në Manastir, MPB ka përgatitur një raport të veçantë lidhur me transportin e organizuar të nxënësve në qytet ku të përfshirë janë gjashtë vetë. Taleski si kryetar i komunës është i dyshuar se ka nënshkruar dy kontrata të dëmshme për prokurim publik dhe kështu të dyshuarit kanë shkaktuar dëm në buxhetin komunal mbi 4 milionë denarë. Përndryshe, edhe PSP-ja ka ngritur procedurë kundër kryetarit të Manastirit me emrin “Transporter”, po ashtu për transportin e nxënësve. Sipas…

Lexo më Shumë

Konform procesit reformues dhe klimës pozitive në Maqedoni pres që bashkimi Evropian të reagojë, theksoi zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot në takim me Tomas Osovski, përfaqësues special  në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme për negociata për Kornizën shumëvjeçare financiare të BE-së si dhe Drejtor i Politikave të BE-së. Zëvendëskryeministri Osmani në fillim të takimit shprehu kënaqësi nga mbështetja gjermane për procesin reformues të vendit, duke pasur parasysh edhe këtë të fundit të Osovski, e cila vjen si vazhdim i vizitës së zëvendëskryeministrit në Berlin, ku ndër tjerash, mbajti takime edhe me ministrin për Europë Rot,…

Lexo më Shumë

Afrim Gashit të BESËS, thotë se lëshohet mundësia historike që gjuha shqipe të miratohet si gjuhë e dytë zyrtare në mënyrë konsensuale midis të gjitha partive politike. “Nuk na vjen keq për këtë, por ne si Lëvizje do ta votojmë dhe do ta përkrahim, ndërsa kur do të na jepet mundësia për këtë, ne do ta zgjidhim në mënyrën më të mirë të mundshme. Do të kërkojmë konsensus nga të gjitha partitë politike që njëherë e përgjithmonë të mbyllet kjo çështje. Fakti që BDI-ja dhe VMRO-DPMNE-ja bisedonin 30 ditë dhe si temë kryesore për formimin e qeverisë e kishin Ligjin…

Lexo më Shumë