Policia e Manastirit ka dalë me dëshmi të reja kundër kryetarit aktual të Manastirit, Vlladimir Taleski për punë të paligjshme. Me urdhër të prokurorisë në Manastir, MPB ka përgatitur një raport të veçantë lidhur me transportin e organizuar të nxënësve në qytet ku të përfshirë janë gjashtë vetë. Taleski si kryetar i komunës është i dyshuar se ka nënshkruar dy kontrata të dëmshme për prokurim publik dhe kështu të dyshuarit kanë shkaktuar dëm në buxhetin komunal mbi 4 milionë denarë. Përndryshe, edhe PSP-ja ka ngritur procedurë kundër kryetarit të Manastirit me emrin “Transporter”, po ashtu për transportin e nxënësve.
Sipas njoftimit të prokurorisë, policia e Manastirit ka mbledhur një mori provash me urdhër të prokurorisë dhe ka dorëzuar raport të veçantë që rëndon Vlladimir Talevskin dhe pesë të akuzuar të tjerë në rastin “Transportuesi 2”.
Të dyshuarit, të gjithë të punësuar në Komunën e Manastirit, dyshohen për veprim të pandërgjegjshëm dhe keqpërdorim të pozitës. Dëmi i përllogaritur që këta të dyshuar ia kanë bërë buxhetit komunal llogaritet mbi 70 mijë euro pasi nuk e kanë prishur tenderin për transport të nxënësve, edhe pse çmimet e ofruara të kompanive kanë qenë shumë më të larta se sa të transportuesve të tjerë në Maqedoni.
Talevski fillimisht qëndroi në paraburgim shtëpiak për manipulim me tenderë të kësaj natyre. PSP njoftoi se Talevski së bashku me sekretarin e komunës, disa drejtor shkollash dhe drejtuesish të kompanive transportuese, kanë zhvilluar transportim me çmime astronomike.

