Author: almakos

Në Maqedoni, gjashtë femra, nga të cilat tre janë vajza të mitura, kanë qenë viktima të tregtisë me njerëz, ku pesë prej tyre kanë nënshtetësi të Maqedonisë dhe njëra është shtetase e huaj. Këto janë të dhënat zyrtare të cilat sot i prezantoi shoqata për veprim kundër dhunës dhe tregtisë me njerëz ‘Porta e Hapur’. Por, nga sektori joqeveritar vlerësojnë se ky numër është shumë më i madh. Fushata një mujore me moton “Çka shikon? Bëhu zëri i tyre” ka për qëllim të ngrisë vetëdijen publike, të njohin tregtinë me njerëz, por edhe të nxisin njerëzit të kërkojnë këshilla. Si…

Lexo më Shumë

Person i panjohur mbrëmë ka vjedhur 169.950 denarë të përfitimit ditor në një dyqan në Qendrën Klinike të Shkupit, informojnë nga MPB. Plaçkitja ka ndodhur rreth orës 18:35, kur një kryerës i panjohur, ka shfrytëzuar mundësinë kur ka qenë e hapur dera ndihmëse e dyqanit, ka hyrë brenda, ka ardhur deri te zyra, kur njëra nga punëtoret ka qenë duke rregulluar përfitimin ditor dhe duke u kanosur me thikë ka marrë 169.950 denarë dhe është larguar nga dyqani. Po ndërmerren të gjitha masat për kapjen e kryerësit të plaçkitjes

Lexo më Shumë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska mori pjesë në konferencën e katërt ministrore për plakje, e cila u mbajt në Lisbonë, Portugali në organizim të Komisionit Ekonomik për Evropën e Kombeve të Bashkuara (UNECE), kumtoi sot Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Në suaza të konferencës në të cilën u diskutua për mundësimin e jetës dinjitoze dhe aktive personave më në moshë dhe njohjen e potencialit të tyre, ministrja Carovska ka mbajtur fjalim në temën “Plakje me dinjitet”. Carovska ka realizuar takim edhe me drejtoreshën rajonale të Fondit për popullsi të Kombeve të Bashkuara (UNFPA), Alana Armitazh, në…

Lexo më Shumë

Një numër mjaft i madh i portaleve dhe faqeve të internetit “Fake News” ndodhen në një qytet të vogël të Maqedonisë: Veles, shkruan kësaj here prestigjiozja gjermane “FR”. Në pamundësi për t’u punësuar, ata prej tani kanë krijuar faqe me 30.000 ndjekës, që më pas t’i shfrytëzojnë për reklama dhe lajme të rrejshme gjatë fushatës së zgjedhjeve amerikane 2020. “Gjatë tetorit 2016 fitova 80.000 dollarë,” mendon Bojko, një 27 vjeçar, që është kthyer mjeshtër i portaleve me lajme të rrejshme. “Unë lexoja çdo ditë Foxnews dhe CNN dhe e shkruaja edhe njëherë tekstin me fjalën e tyre. Çdo gjë që…

Lexo më Shumë

Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi, pas informacionit të pranuar se nxënësve të shkollës fillore në Ohër, pjesërisht ju është shkurtuar e drejta e arsimit për shkak të fesë së tyre, tregon se kufizimi i mbajtjes së simboleve fetare në shkolla paraqet formë të diskriminit në bazë të fesë. “Liria e fesë manifestohet në forma të ndryshme, ndër të cilat është edhe mbajtja e simboleve fetare. Kufizimi i mbajtjes së këtyre simboleve në shkolla për pjesëtarë të cilit do qoftë religjion të paraparë në Kushtetutën e RM, paraqet formë diskriminimi në bazë fetare. Nënkuptohet, Komisioni është i vetëdijshëm se liria e…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kocias u takua dje në Nju Jork me ndërmjetësin Methju Nimic. Sipas mediave greke, ky takim është në vazhdën e takimit me kryediplomatin maqedonas Nikola Dimitrov. Sipas mediave, takimi u karakterizua si veçanërisht miqësor, ku u diskutuan mënyrat për t’iu qasur një zgjidhje për çështjen e emrit. U theksua nevoja për të marrë masa të caktuara për të adresuar “irredentizmin dhe mosbesimin në të dy anët”, si dhe me organizimin e takimeve të ekspertëve për temat juridik, historinë dhe tekstet shkollore. Ndërkohë, në Athinë, partia opozitare Demokracia e Re vazhdon akuzat kundër Qeverisë greke, ndër…

Lexo më Shumë

Të ri, nxënës të shkollave të mesme nga Kumanova, Likova dhe Nagoreçani i Vjetër sot do të marrin pjesë në garën të cilën e organizon Qendra për dialog ndërkulturorë në suaza të projektit “Stimulim i dialogut ndëretnik”. Kjo është gara e parë prej tre garave të planifikuara, ndërsa të rinjtë do të kenë mundësi të vrapojnë mes fshatrave Sllupçan dhe Likovë. “Në suaza të projektit CID organizoi katër punëtori për të ri në Ohër, në prill dhe maj me qëllim të krijimit të hapësirës për dialog ndërkulturor te të rinjtë përmes aktiviteteve të përbashkëta të cilat mund të pasqyrohen në…

Lexo më Shumë

Në një konferencë që do të mbahet sot në Shkup, do të bëhet prezantimi i përdorimit të nanoteknologjisë, nëpërmjet përdorimit të zgjidhjeve inovative të frymëzuara nga natyra. Sipas organizatorëve të konferencës, qëllimi është të krijohet mjedis i përmbajtshëm, si degradimi foto-katalitik i ndotësve në ajër dhe ujë (organike dhe mikrobiologjike) ose mbrojtje e avancuar me “qelq të lëngshëm”. Konferenca e nanoteknologjisë organizohet nga OxyPro Solutions në bashkëpunim me CCM Gmbh, ku prezantuesit do të mundohen ta njoftojnë publikun dhe në mënyrë aplikative ta inkuadrojnë në aplikimin e këtyre mjeteve bashkëkohore. Prezantues në konferencë do të jenë: Neil McClelland dhe Bernd…

Lexo më Shumë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë rreth orës 10:00 në afërsi të fshatit Dragov dol të Kërçovës, në vendin e quajtur Ubrenicë. 71-vjeçari me inicalet M.I. nga Shkupi, ishte duke prerë drunj, kur një degë ka rënë mbi gruan e tij 70-vjeçare. Gruaja pësoi lëndime të rënda, shtypje të kafkës e gjakderdhje dhe vdiq në vend. Ekipet e policisë inspektuan vendin në praninë e një prokurori publik nën urdhrat e të cilit trupi u dorëzua në autopsi.

Lexo më Shumë

– Aktivistë të Lëvizjes LEAD sot në qendrën rekreative Saraj organizojnë aksion të quajtur “Në xhep” nëse s’ka ku tjetër”. Pjesëmarrësit e LEAD me mbështetje të vullnetarëve, në suaza të aksionit do ta pastrojnë Sarajin nga mbeturinat. Qëllimi i projektit “Në xhep, nëse s’ka ku tjetër” është të ngrihet vetëdija publike e qytetarëve për ruajtjen e mjedisit jetësor. Për këtë qëllim, grupi i aktivistëve do të mbajë kapela me sloganin “Në XHEP, nëse s’ka ku tjetër”. Gjithashtu, aksioni mundëson të rinjtë prej bashkësive të ndryshme etnike të bashkëpunojnë dhe të shoqërohen. Projekti “Në xhep, nëse s’ka ku tjetër” është i…

Lexo më Shumë

Në suaza të fushatës “Së bashku flasim – Together we Speak” të CIVIKUS – Aleancës botërore për pjesëmarrje të qytetarëve sot në parkun e qytetit pranë Guacës do të mbahet Forumi kombëtar “Qytetarët për ndryshime – Dita e organizatave qytetare” në organizim të Civika mobilitas. Programi përfshin rreth 30-të ngjarje të cilat do të zhvillohen paralel, dhe performime të shumë muzikantëve. Është paraparë forumin ta hap ambasadorja e Zvicrës në Maqedoni Sibil Suter Tejada, ndërsa fjalime do të mbajnë edhe Piter Toines dhe Aleksandar Kërzhalovski, udhëheqësi ndërkombëtar gjegjësisht kombëtar i ekipit. Në ngjarje vizitorët do të kenë mundësi të informohen…

Lexo më Shumë

LSDM vazhdon me përhapjen e kaosit dhe trazirave në vend, vlerësojnë nga partia opozitare VMRO-DPMNE. “Qeveria e Zoran Zaevit me ligjin për amnisti dëshiron ta legalizojë kriminalitetin. Me këtë ligj qeveria e LSD-së vetëm sa më shumë e thellon krizën që ato vetë e krijuan me qeverisjen e tzre destruktive. Me këtë do të cënohet siguria e qytetarëve maqedonas”, thuhet mes tjerash në komunikatën e sotme të VMRO-DPMNE-së. Sipas VMRO-së me këtë ligj Zaev do instalojë koalicion kriminal, duke shtuar se ky ligj nuk mundet të miratohet para zgjedhjeve lokale dhe në këtë mënyrë manipulohen familjet e të burgosurve.

Lexo më Shumë