Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë rreth orës 10:00 në afërsi të fshatit Dragov dol të Kërçovës, në vendin e quajtur Ubrenicë.
71-vjeçari me inicalet M.I. nga Shkupi, ishte duke prerë drunj, kur një degë ka rënë mbi gruan e tij 70-vjeçare.
Gruaja pësoi lëndime të rënda, shtypje të kafkës e gjakderdhje dhe vdiq në vend.
Ekipet e policisë inspektuan vendin në praninë e një prokurori publik nën urdhrat e të cilit trupi u dorëzua në autopsi.

