Ministri i Jashtëm grek Nikos Kocias u takua dje në Nju Jork me ndërmjetësin Methju Nimic. Sipas mediave greke, ky takim është në vazhdën e takimit me kryediplomatin maqedonas Nikola Dimitrov.
Sipas mediave, takimi u karakterizua si veçanërisht miqësor, ku u diskutuan mënyrat për t’iu qasur një zgjidhje për çështjen e emrit. U theksua nevoja për të marrë masa të caktuara për të adresuar “irredentizmin dhe mosbesimin në të dy anët”, si dhe me organizimin e takimeve të ekspertëve për temat juridik, historinë dhe tekstet shkollore.
Ndërkohë, në Athinë, partia opozitare Demokracia e Re vazhdon akuzat kundër Qeverisë greke, ndër të tjera edhe për kontesin për çështjen e emrit me Maqedoninë. /SHENJA/

