Komisioni për sëmundje infektuese në Ministrinë e Shëndetësisë shpalli epidemi të kufizuar të fruthit në territorin e komunës së Gazi Babës, pasi që pesë persona me simptoma klinike të fruthit janë pranuar në Klinikën për sëmundje infektuese dhe është dëshmuar se bëhet fjalë për fruth me reagim të specifikuar serologjik. Nga Komisioni informojnë se pacientët janë në gjendje të përgjithshme të mirë dhe stabile. Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Qendrën për shëndet publik Shkup dhe Instituti për shëndet publik ndërmerr aktivitete mes të cilave vaksinimin e të gjitha personave të moshës nga 6 muaj deri në 60 vjeçare, nëse…
Author: almakos
Kryeministri Zoran Zaev thotë se është pafytyrësi të thuhet se i gënjejmë shqiptarët me ligjin e gjuhës dhe se ai pas zgjedhjeve do të rrëzohet në Gjykatën Kushtetuese. Në një intervistë në emisionin “360 Gradë” Zaev theksoi se gjithçka që ishte kontestuese është hequr dhe është lëshuar për shqyrtim në Komisionin e Vendeikut “Qëllimi ynë është i sinqertë, ne dolëm haptazi në fushatë mbi këto çështje, dhe para tentimit për likuidimin tonë, duke i mbrojtur këto vlera në të cilat besojmë. Ne besojmë se përdorimi i gjuhëve të komuniteteve pakicë me kushtetutë është i lejuar, deri aty ku lejon Kushtetuta,…
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për fillimin e fushatës së vaksionimit kundër epdemisë së fruthit. Vendimi vjen pasi pesë pacientë nga Komuna e Gazi Babës janë shtruar në spital të prekur nga kjo epidemi ngjitëse. Është njoftuar se do të vaksionohen të gjithë personat nga kjo komunë prej moshës 6 deri në 60 vjet, të cilët deri tash nuk janë vaksionar ose që janë vaksionuar pjesërisht. Ndërkohë po merren masa parandaluese, duke shpërndarë fletushka në spitale, qerdhe e shkolla. /SHENJA/
Mbrëmë, 15 minuta pas mesnate në aeroportin e Shkupit, në Maqedoni me aeroplan të nisur nga Franca si udhëtar i kthyer ka arritur 61 vjeçari B.R. nga Kosova, me dokumentacion të Republikës së Kosovës. Pas kontrollit të kryer është konstatuar se autoritetet franceze i kanë ndaluar hyrjen në Francë, për shkak të vizës ose lejes për qëndrim të falsifikuar, pas çka me fluturimin e njejtë është kthyer në Maqedoni. B.R. është arrestuar dhe në ora 2:15 me vërtetim për dorëzim të personit është dorëzuar te shërbimi policor për procedurë të mëtejme.
Disa vendbanime në komunat Gazi Babë dhe Ilinden nesër në pjesë të caktuara të ditës do të jenë pa energji elektrike për shkak të intervenimeve të caktuara teknike. Pa energji elektrike nesër prej orës 06:15 deri në orën 08:15 do të jenë shfrytëzuesit e një pjese nga vendbanimet: Dërma, Ura e Mralinit, subjektet juridike: “Bitollska Mlekara”, “Naova”, “Zhito Altan” “Vajomag” në komunën e Gazi Babës dhe shfrytëzuesit e një pjese nga vendbanimet: Idrizovë, Dërma, Mralinë, Kadino, si dhe subjektet juridike: Burgu “Idrizovë”, “Pilko”, Majami”, “Mak-lift”, “Pivar” “Makpetrol Idrizovë” dhe “Ana kom” në komunën e Ilindenit.
Kryeministri Zoran Zaev i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitorv u takua me Fam Bin Min, zëvendëskryeministrin e Republikës Socialiste të Vietnamit. Siç informon pres shërbimi qeveritar, në takim është dakorduar që të thellohet bashkëpunimi në planin ekonomik, me përfshirjen e bashkësisë së biznesit të të dy vendeve. Është konstatuar se RS e Vietnamit me 90 milionë banorët e saj është treg i ri atraktiv potencial për eksport në Maqedoni, ndërsa Republika e Maqedonisë me pozitën e saj gjeografike, afërsinë me BE-në dhe perspektivat e hapura të anëtarësimit të në BE është destinacion atraktiv për investimet e…
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, sot iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, duke thënë se qeveritë duhet të përqendrohen në përgjegjësitë e tyre, dhe jo në dallimet, AA. “Jam i bindur se kemi të njëjtin qëllim – paqen në botë. Jam i bindur se ne ndajmë të njëjtat angazhime. Jam i bindur se ndaj sfidave të përbashkëta do të përgjigjemi me zgjidhje të përbashkëta. Paqja, angazhimi për një jetë të denjë dhe zgjidhje të përbashkëta janë vlerat përmes të cilave Republika e Maqedonisë arriti të kapërcejë një krizë të thellë politike që madje ndikoi rajonin tonë.…
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot në mesditë vazhdoi me punë rreth Propozim-ligjit për përdorimin e gjuhëve. Deputetët vazhduan me replika në prononcimin e deputetit Nikolla Popovski nga VMRO-DPMNE gjatë debatit kuvendor gjatë natës së kaluar. Petar Atanasov nga LSDM tha se të gjithë deputetët e partive politike shqiptare tegojnë se ka nevojë për miratimin e këtij ligji, por se VMRO-DPMNE nuk ka pasur kurajo ta mbyllin këtë çështje. “Ta hapim çështjen e fundit të madhe nga Marrëveshja e Ohrit dhe së bashku të ndërtojmë një multikulturë të vetme të përbashkët dhe një Maqedoni demokratike civile”, tha Atanasov. Sipas…
Deri në fund të nëntorit të këtij vitit do të dihet nëse në Qendrën Klinike do të ndërtohet ndërtesa e re për klinika interne, për të cilën qeveria paraprake nënshkroi marrëveshje. Ekspertët do të zbatojnë analiza dhe do të përgjigjen nëse mund të ndërtohet klinikë apo ndërtimi i saj do ta pengojë funksionimin e Qendrës Klinike. Këtë e kumtoi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve sot në konferencë për media në të cilën dha raport për 100 ditët e para të punës. “Nuk bëhet fjalë për ndërtim të Qendrës Klinike, por për ndërtim të…
Një banor i fshatit Llojan të Kumanovës ka raportuar në polici për rrëmbimin ditë më parë të një vajze të mitur, e cila është nxënëse në Shkollën e Mesme “Pero Nakov” në Kumanovë. Dishmitarët kanë treguar se vajza kishte dalur për të pushuar me shokët, kur në oborr është ndalur një makinë, nga e cila ka dalë personi me inicialet R. Z. Dhe një person tjetër, të cilët me dhunë e kanë futur vajzën në makinë. Personi i panjohur e goditi vajzën në zonën e kokës, pas së cilës ajo ra në pavetëdije. Pas një kohe vajza u la në…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, i cili është kandidat për kryetar të Gostivarit në zgjedhjet e ardhshme lokale, bind se Ministria e Shëndetësisë do të funksionojë në mënyrë të përkryer edhe në periudhën derisa është në fushatë. “Në Ministrinë e Shëndetësisë punon një ekip prej 15 personave, të cilët janë kompetent dhe të cilët e kthyen besimin në Ministrinë e Shëndetësisë. Derisa jam unë kandidat për kryetar të komunës nuk ka kurrfarë pengesa ligjore që zëvendësministri ta kryejë funksionin tim. Ndërkaq, ekipi funksionin në mënyrë të përkryer”, tha ministri duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve sot gjatë llogaridhënies për…
Konform kalendarit për veprime zgjedhore, nga e hëna, 25 shtator, fillon fushata zgjedhore për Zgjedhjet lokale. Agjencia për audio dhe shërbime audio vizuale, kumtoi se i ka njoftuar me shkrim transmetuesit se do të vazhdojë me monitorimin e prezantimit zgjedhor medial, në pajtim me dispozitat e Kodit zgjedhor që zbatohen gjatë fushatës zgjedhore. Në këtë periudhë të procesit zgjedhor, transmetuesit që kanë vendosur t’i mbulojnë zgjedhjet duhet t’i respektojnë detyrimet për raportim në mënyrë të drejtë, të balancuar dhe të paanshëm në programin e tyre të përgjithshëm, ndërsa pjesëmarrësve në fushatë t’u mundësojnë kushte të barabarta për qasje, deri te…

