Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot në mesditë vazhdoi me punë rreth Propozim-ligjit për përdorimin e gjuhëve. Deputetët vazhduan me replika në prononcimin e deputetit Nikolla Popovski nga VMRO-DPMNE gjatë debatit kuvendor gjatë natës së kaluar. Petar Atanasov nga LSDM tha se të gjithë deputetët e partive politike shqiptare tegojnë se ka nevojë për miratimin e këtij ligji, por se VMRO-DPMNE nuk ka pasur kurajo ta mbyllin këtë çështje. “Ta hapim çështjen e fundit të madhe nga Marrëveshja e Ohrit dhe së bashku të ndërtojmë një multikulturë të vetme të përbashkët dhe një Maqedoni demokratike civile”, tha Atanasov.
Sipas Nikolla Mievskit nga VMRO-DPMNE, miratimi i ligjit nuk është për shkaqe praktika për përdorimin e gjuhëve nga ana e etniteteve në Maqedoni, por siç tha, për shkak të periudhës parazgjedhore dhe asaj që është premtuar si përgjigje dhe bazë për koalicionim mes partive nga shumica qeveritare. Deputetët sot për të gjashtën ditë me radhë debatojnë rreth Propozim ligjit për përdorimin e gjuhëve.