Numri i shqiptarëve ambasadorë nga Maqedonia, në vendet përkatëse është i vogël, nga gjithësej 60, sa është numri i përgjithshëm i ambasadorëve. Për shqiptarët janë premtuar 12 vende, ku do ta përfaqësojnë Maqedoninë. Për momentin, detyrën e ambasadorit e kryejnë vetëm dy shqiptarë. Analistët mendojnë se ky veprim i mos akreditimit të shqiptarëve është një hakmarrje, ndaj këtij komuniteti, shkruan Almakos. “Mungesa dhe shprazëtia që paraqitet në diplomaci, posaçërisht të ambasadorëve të Maqedonisë në shtetet e caktuar, është një veprim i kryetarit të shtetit që t’u merret kjo pozitë, shqiptarëve. Këto vende janë të destinuara, për ambasadorët shqiptar, ku filloi…
Author: almakos
Gjatë prezantimit të punës 100-ditore, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari përmendi një sërë projektesh të cilat janë realizuar, janë në realizim e sipër dhe që nuk janë filluar ende, me qëllim që siç u shpreh ai, të sjellin sadopak ndryshime në sistemin shëndetësor. Ndër projektet që janë në proces, ministri Taravari tha se kjo ministri po mundohet që të zgjidhë problemin për sepcializantët të cilët ka vite që gjatë kryerjes së specializimit nëpër klinika, nuk janë paguar. ARBEN TARAVARI, MINISTËR I SHËNDETËSISË “Specializantët që punojnë në klinika e që specializojnë, patjetër duhet të paguhen. Pikërisht për këtë tani kemi formuar…
Propozim-Ligji për Gjuhët në Kuvend ka hyrë me një sërë gabimesh shtypi. Kështu akuzuan sot nga VMRO-DPMNE, në vazhdimin e debatit për propozimin e Qeverisë për nevojën e ligjit. Për dallim prej ditëve tjera, deputetët e shumicës dhe opozitës maqedonase në debatin e sotëm u fokusuan më tepër në argumentet pro dhe kundër ligjit. Nga VMRO-DPMNE thanë se janë pro sjelljes së Ligjit për Gjuhët, por jo për një ligj pa argumente dhe pa përmbajtje, dhe me kaq shumë gabime. NIKOLLA POPOVSKI, VMRO-DPMNE “Po, mendoj se duhet Ligj për Gjuhët. Dhe thashë se arsyetimet të cilat janë dhënë një një…
Përderisa Qeveria e Maqedonisë shpërndan optimizën të madh për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë, ministri i jashtëm grek Nikos Koxias nga Nju Jorku hap edhe elemente të reja të cilat i shpalosë si pjesë të negociatave. Emri, përdorimi i gjuhës, shtetësisë dhe simbolet janë katër elementet të cilat mediat greke po i theksojnë pas takimit të diplomatit grek Koxias dhe ndërmjetësuesit Metju Nimic. I pyetur për vijën e kuqe të të dyja shteteve, Koxias sqaroi se çështja e emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë përmban 4 elemente. E para ka të bëjë me përdorimin e emrit, obligim ky i…
Banorët e fshatit Orllancë te Komunës së Haraçinës vuajnë mungesën e ujit të pijshëm tanimë dekada me radhë. Ata thonë se, që nga koha e ish Jugosllavisë kur ujësjellësi është dëmtuar ,ky fshat nuk ka pasur ujë të mjaftueshëm për nevojat e tyre. Ata ankohen që në temperatura të larta kanë qenë të detyruar të bartin ujë për kilometra të tëra. Shumë herë banorët kanë kërkuar nga komuna e Haraçinës që të ndërmarrin masa për përmasimin e këtij problemi por deri më tash nuk ka pasur zgjidhje. “27 vite ,erdhi ajo parti erdhi kjo parti,nuk kanë dalë te rregullojnë asnjë…
Ekspertët vlerësojnë së Ligji për përdorimin e gjuhëve po shfrytëzohet si alibi për përfitimin e pikëve politike. Sipas profesorit Mersim Maksuti zgjedhjet lokale kanë bërë që ligji të ketë jehonë të këtillë. Ai vlerëson se miratimi duhet të ketë edhe mbështetjen e opozitës, e cila duhet të ndërpresë pengesat. “Kjo është një çështje e cila tejkalon ngatërresat politike, kundërshtimet politike dhe në këtë mënyrë Parlamenti nuk guxon në asnjë mënyrë që në kurriz të drejtë të përdorimin të gjuhës shqipe të bën lojra të ndryshme ose aktrime politike ose teatër politik për manovrimet e tyre me qëllim të përfitimit politik…
Papastërtia, vjedhjet dhe pasiguria, vazhdojnë të jenë të pranishme në lagjen e studentëve në Tetovë. Alsat disa herë ka informuar për këtë situatë por si duket ky alarmim i studentët dhe banorëve të kësaj lagjeje, edhe më tej vazhdon të has në veshë të shurdhër. Studentët shprehen të frikësuar për fatin e tyre. Ata madje disa herë janë viktime e hajnave që i grabisin nëpër rrugët e pandriçuara të kësaj lagje. “S`ka asgjë këtu, krejt errësirë është natën. Bile mbrëmë u zunë këtu ishte errësirë as drita asgjë e shihni edhe vet si është këtu. Aspak rehat nuk jemi gjithnjë…
Partitë politike nuk do të heqin dorë nga retorika e fokusuar në temat e mëdha kombëtare dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, edhe gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale. Kjo bie në sy që pa filluar akoma fushata kur euro-integrimet, ligji për gjuhët dhe puna e Qeverisë, zënë një pjesë të madhe të prononcimeve të përfaqësuesve politik, kandidatëve për kryetarë si dhe kandidatëve për këshilltarë komunash. Sipas partive, në këtë gjë nuk ka asgjë kontestuese. “Sigurisht se ne nuk mund t’u shmangemi edhe temave të karakterit nacional dhe temave të mëdha të politikës kombëtare duke pasur parasyshë se BDI-ja është përfaqësues autentik i interesave…
VMRO – DPMNE-ja ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit për ti pranuar bisedat e përgjuara si dëshmi në rastin “Treqind”, për blerjen e automjeteve për policinë. Nga opozita thanë se gjyqtarët e Apelit kanë miratuar vendim të paligjshëm. “VMRO-DPMNE i paralajmëron të gjithë zyrtarët që ushtrojnë poste publike, se duhet të punojnë sipas ligjit, çdo veprim ndryshe do të ndëshkohet dhe autorët e krimit do të duhet të përballen me përgjegjësi penale me kthimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Maqedoni”, thanë nga VMRO-DPMNE. Juristët me pikëpamje të kundërt. Sipas avokatit Zvonko Davidoviq, bombat duhet…
Nga dega e Lëvizjes BESA, në Poroj, në përgaditjen e konventës promovuese të kandidatëve për Kryetarë të Komunave dhe listës së këshilltarëve komunal, janë shprehur: “Poroji gati për konventën promovuese të kandidatëve për Kryetarë të Komunave dhe listës së këshilltarëve komunal. Aty ku Lëvizja BESA e filloi promovimin e këshillave vendorë para 3 viteve në komunën e Tetovës, aty ku edhe Lëvizja BESA doli fituese në zgjedhjet parlamentare, sonte po fillon edhe fitorja e komunës së Tetovës. Nga Poroji do vijnë edhe rrezultatet e para të fitores së kryetarit të ardhshëm të Komunës së Tetovës, prof. Dr. Bilall Kasamit. Me BESË,…
Inspektorati i tregut ka ndërmarrë aksion për largimin e shitësve mobil nga Bit Pazari. Edhe pse të vetëdijshëm se shitja nëpër rrugë është e ndaluar me ligj, shitësit thonë se janë të detyruar ta bëjnë një gjë të tillë për shkak se nuk kanë mënyrë tjetër për të siguruar ekzistencën. Të kontaktuar nga Alsat, nga Inspektorati shtetëror i Tregut nuk deshën të komentojnë aksionin për largimin e shitësve jolegal, duke u arsyetuar se është ditë jo pune. Alsat-M [embedded content]
Nikolla Gruevski do ta transformojë partinë VMRO-DPMNE-së nga konservatore në parti djathtiste qytetare. Në prezantimin e kandidatëve për kryetar komunash, Gruevski tha se pas zgjedhjeve lokale në Maqedoni vjen një “epokë e re”, në të cilin prioritet do ishin gjyqësori i pavarur dhe sundimi i ligjit.

