Ekspertët vlerësojnë së Ligji për përdorimin e gjuhëve po shfrytëzohet si alibi për përfitimin e pikëve politike. Sipas profesorit Mersim Maksuti zgjedhjet lokale kanë bërë që ligji të ketë jehonë të këtillë. Ai vlerëson se miratimi duhet të ketë edhe mbështetjen e opozitës, e cila duhet të ndërpresë pengesat.
“Kjo është një çështje e cila tejkalon ngatërresat politike, kundërshtimet politike dhe në këtë mënyrë Parlamenti nuk guxon në asnjë mënyrë që në kurriz të drejtë të përdorimin të gjuhës shqipe të bën lojra të ndryshme ose aktrime politike ose teatër politik për manovrimet e tyre me qëllim të përfitimit politik në zgjedhjet që afrojnë. Gjuha shqipe është një çështje shumë e rëndësishme e cila duhet të zgjidhet njëherë e përgjithmonë. Madje votimi i ligjit për gjuhën shqipe do të ishte e mirëseardhur që ta votojë edhe opozita, edhe VMRO-ja edhe gjitha partitë tjera në Parlament sepse është një ligj i cili vendos themel dhe përforcon themelet e bashkëjetesës të shqiptarëve dhe maqedonasv -deklaroi analisti Mersim Maksuti .

