Ka filluar konventa promovuese e kandidatëve për kryetarë të komunave dhe këshilltarë komunalë të Lëvizjes BESA, e cila po mbahet në Sheshin “Iliria” në Tetovë. Punimet kanë nisur me intonimin e himnit kombëtr, ndërsa për momentin ka program artistik. /SHENJA/
Author: almakos
Bashkimi Demokratiki për Integrim po mban konventën promovuese të kandidatëve për kryetar të komunave, në të cilën fjalim mbajti edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. “Me fitoren e kandidatëve të BDI-së nuk fiton BDI , por fitojnë të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Ne e kemi dëshmuar më shumë se një decenie se dimë të përballemi, dimë të ndërtojmë dhe ndryshojmë dhe jo vetëm që kërkoj por iu drejtohem përmes jush gjithë shqiptarëve dhe qytetarëve në Maqedoni se ne garojmë me vlera dhe ne këtë e kemi dëshmuar gjatë historisë tonë të veprimit deri më tani. Më 15 tetor nuk fiton…
Ka filluar Konventa Promovuese e BDI-së për Zgjedhjet Lokale të 15 Tetorit, e cila po mbahet në Shkup. BDI në Konventë sot promovon kandidatët për kryetar komune. Në emër të kandidatëve para të pranishmëve në Konventë foli Blerim Bexheti. “Jemi të bindur se do të dalim fitues dhe do ta vazhdojmë varganin e fitoreve të deritanishme. E kam vështir të flas në emër të 18 kryetarëve të komunave sepse secila komunë i ka specifikat e veta, transmeton Aktuale. Të gjitha iu kemi rrekur besimit që na është dhënë për ti bërë komunat shtyllat e së nesërmes. Kemi vendosmëri, guximin e…
Qeveria e kaluar ka shpenzuar rreth 38 milionë euro për reklamë dhe propagandë në medium, nga viti 2008 deri në vitin 2015. Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski njoftoi se për shkak të mosgjetjes së dokumenteve, në këtë shumë, nuk janë të përfshira vitet 2006, 2016 dhe 2017. Boshnjakovski dha edhe detaje se si është shfrytëzuar gjithë kjo shumë e parave, nga buxheti i Maqedonisë. MILE BOSHNJAKOVSKI, ZËDHËNËS I QEVERISË “Pothuajse 15 milionë euro janë shpenzuar për fushata të disa agjencive të marketingut. Në këto 15 milion euro hynë edhe paratë për shpallje publike në disa media të shtypura, 20 mijë…
Konferenca e sotme për media e Qeverisë është shprehja e druajtjes dhe panikë e LSDM-së, për të ballafaquara me humbjen e cila pason. Kështu thonë në kumtesë për mediat, nga VMRO-DPMNE, duke iu kundërpërgjigjur Qeverisë për konferencën në të cilën u shpalosën pagesat që ka bërë qeverisja e Nikolla Gruevskit, për reklamim në media. Sipas partisë opozitare maqedonase, edhe pse periudha e humbjes zgjedhore afrohet, press konferencat dhe qasjet me panikë, të fryra dhe manipuluese do të rriten. “Gjithçka është sipas ligjit dhe nuk ka asgjë jashtëligjore, të gjitha mjetet, deri në denarin e fundit janë shpërndarë me metodologji të…
24 September Me këtë realitet përballen nxënësit e fshatrave të komunës së Sarajit dhe Studeniçanit që ndjekin mësimet në gjimnazin “Zef Lush Marku” dhe “Cvetan Dimov” në Shkup. Çdo ditë para syve të tyre mbyllen dyert e autobusëve të stërngarkuar me nxënës, ndërsa shumë autobusë të tjerë as që ndalen fare në stacione kur shohin këtë turmë të madhe nxënësish. Nxënësit ankohen se për shkak të tollovisë që krijohet shpesh herë edhe vonohen në mësim. “Shumë nxënës ka, na merr ndonjëri, ndonjë nuk ndale se shumë nxënës. Me zor futemi se shumë nxënës ka, tash kur shkojmë pasdite në shkollë”.…
24 September Nxënësit e shkollës fillore periferike “ Kirili dhe Metodi” në Straçincë orën e edukatës fizike në vend që ta kalojnë me aktivitete sportive të parapara me plan programin mësimor, ata ose qëndrojnë brenda klasave ose lëshohen në shtëpi. Në oborrin e kësaj shkolle ende janë prezent pasojat nga vërshimet e gushtit të 2016- tës. Objekti nga jashtë është tepër I dëmtuar ndërkaq rekuizitat jashtë shkollës janë tërësisht jashtë funksionit. Nxënësit e kësaj shkolle shprehin nevojën për ekzistimin e një salle sporti, ndërkaq familjarët e tyre shprehen të revoltuar për neglizhencën e institucioneve. “Dëshiroj që shkolla jonë jashtë të…
24 September Vazhdojnë aktivitetet që burojnë nga detyrimet e pushtetit qendror, të funksionarëve të cilët së fundmi kanë marrë përsipër role të caktuara për zgjedhjet e pushtetit lokal. Zv.kryeministri Bujar Osmani që së fundmi është emëruar shef i shtabit të BDI-së për Çairin, edhe më tej, në mënyrë aktive vazhdon të paraqitet në evente si zv/kryeministër për të prezantuar të arriturat e qeverisë. Nëse u kujtohet në paraqitjen time thash se do të marr 2 javë pushim, që do të thotë prej fillimit të fushatës. Fushata ende nuk ka filluar. Do të fillojë më 25 shtator dhe prej asaj dite,…
24 September Më shumë se 200 mijë euro janë shpenzuar në katër vitet e kaluara për mirëmbajtjen e sistemit AKMIS , i cili mundëson shpërndarje elektronike të lëndëve tek gjykatësit. Në vitin 2015 dhe 2016, për mbështetjen dhe mirëmbajtjen e softuerit të sistemit dhe infrastrukturës është paguar shumë e njëjtë prej 3 milionë e 50 mijë denarë, ndërsa për vitin 2017 prej kur në krye të Supremes është Jovo Vanghellovski, ky shërbim është më i shtrenjtë për 1 milion denarë. Ndonëse të dhënat e Byrosë për furnizime publike tregojnë se sistemi që duhet të pengojë keqpërdorime gjatë shpërndarjes së lëndëve…
24 September Sonte në mesnatë fillon edhe zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 15 tetorit. Fushata zgjedhore do të zgjasë deri më 13 tetor. Këto janë zgjedhjet e para që organizohen nga qeveria e udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev. Ndërkohë kandidatët për kryetarë komunash sot nënshkruan Kodeksin për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, përmes të cilit zotohen se do të respektojnë rregullativën ligjore gjatë organizimit dhe zbatimit të zgjedhjeve. Përmes Kodeksit parashikohet që partitë politike të mos ushtrojnë presion mbi të punësuarit e administratës publike dhe shtetërore dhe institucionet tjera të financuara nga buxheti i shtetit. Kodeksi…
Prodhuesi i Kazakistanit të bakrit “Central Azia Metals PLC” i ka informuar aksionerët e saj se e ka pranuar ofertën për blerje të minierës “Sasa” të Maqedonisë për një vlerë prej 402,5 milionë dollarëve. Siç publikoi “Financial Time”, kompania kazakistaneze ka arritur marrëveshje me pronarin aktual të “Sasa”-s “Orion Ko-Invesments end Fjuzhën Kapital” për blerje të minierës së bashku me borxhet dhe aktivën. Sipas drejtorit ekzekutiv të “Central Azia Metals”, Nik Klark kjo shitblerje do t’i sigurojë kompanisë prodhim të metaleve me shpenzime të ulëta dhe operacione afatgjate, të cilat priten të gjenerojnë të ardhura pozitive financiare në një cikël…
Kryeministri Zoran Zaev ka lavdëruar mënyrën se si është duke u trajtur Ligji për Gjuhët. Ai ka thënë sot se janë duke u munduar që këtë të bajnë në mënyrë transparente, duke theksuar se Qeveria e mëparshme e udhëhequr nga VMRO-ja synonte që të sillte ligjet si kontrabandë, pa diskutime dhe konsultime publike. /SHENJA/

