Konferenca e sotme për media e Qeverisë është shprehja e druajtjes dhe panikë e LSDM-së, për të ballafaquara me humbjen e cila pason. Kështu thonë në kumtesë për mediat, nga VMRO-DPMNE, duke iu kundërpërgjigjur Qeverisë për konferencën në të cilën u shpalosën pagesat që ka bërë qeverisja e Nikolla Gruevskit, për reklamim në media. Sipas partisë opozitare maqedonase, edhe pse periudha e humbjes zgjedhore afrohet, press konferencat dhe qasjet me panikë, të fryra dhe manipuluese do të rriten.
“Gjithçka është sipas ligjit dhe nuk ka asgjë jashtëligjore, të gjitha mjetet, deri në denarin e fundit janë shpërndarë me metodologji të saktë dhe të shpërndara në proces transparent. Konferencë e këtillë e fryrë dhe manipuluese është e pa bazë për shkak se informatat për fushatat dhe për mjetet e shpërndara për mediat ishin bërë publikuara që prej para dy vitesh”, theksohet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
Nga partia e Gruevskit thonë se fushatat publike të Qeverisë kishin funksion informativ dhe edukues, ndërsa epilogu i fushatës solli rezultate të dukshme, numër të dyfishuar të turistëve, rritje të numrit të udhëtarëve. /SHENJA/

