Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, në gjysmën e dytë të muajit tetor në Washington do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump, njoftojnë mediumet greke. Gjatë ditëve të ardhshme pritet që këtë informacion ta vërtetojë edhe Shtëpia e Bardhë, pasi të vërtetohet data e saktë e takimit. Sipas realnews.gr, qeveria greke do të kërkojë ndihmë nga Trump për çështjet e saj të hapura në rajon, siç janë kontesti me Qipron dhe tensionet në Detin Egje. Tsipras gjithashtu do të kërkojë të ulet tensioni për zgjidhjen e çështjes së emrit me Shkupin dhe Qeveria e Maqedonisë ta largojë irredentizmin.
Author: almakos
Maqedonia nuk ka shënuar përparim tek rritja ekonomike, puna me dinjitet dhe ulja e pabarazisë. Përmirësim i mesëm është arritur në zero-uri, shëndet të mirë, edukim cilësor, barazi gjinore dhe energji të pastër. Nga ana tjetër, është shënuar pak përparim lidhur me uljen e varfërisë, ndërsa punë e madhe i mbetet në shkollimin e popullatës, vdekshmërinë e foshnjave, vdekjet nga ndotja. Maqedonia renditet e 57-ta në botë sipas indeksit që mat progresin e objektivave nga Kombet e Bashkuara për vitin 2030, shkruan gazeta KOHA. Maqedonia renditet më mirë në indeksin SDG (Sustainable Development Goals) apo Qëllimet përfundimtare të Objektivave të…
EVN Maqedoni prej sot do të filloj të harmonizoj tarifën e lirë të shfrytëzuesve me vendim të qeverisë, për kthim të tarifës së lirë ditore e cila do të filloj prej 1 tetori. Këtë e njoftoi kryetari i bordit drejtues së “EVN” Stefan Peter dje në Ohër. Ai siguroi se të gjithë 800 mijë amvisëri deri në fund të muajit të ardhshëm do të kenë tarif më të lirë. Sipas vendimit, tarifë të lirë të energjiës elektrike do të kemi çdo ditë nga dita e hënë deri ditën e shtunë, gjegjësisht nga ora 14 deri në ora 16. Tarifë të lirë…
25 September Ka filluar me incidente të vogla dita e parë e fushatës zgjedhore. Këtë mëngjes është raportuar dëmtimi i dy shtabeve, konkretisht shtabi VMRO-së në Kisella Vodë dhe shtabi i LSDM-së në lagjen Aerodrom. Kandidati për kryetar i kësaj partie në Kisella Voda, Johan Tarçullovski, këtë mëngjes ka dënuar incidentin dhe tha se pas këtij qëndrojnë oponentët politik. Ndërkohë sa i përket incidentit në Aerodrom LSDm- ka akuzuar se sulimi i shtabit është bërë nga VMRO-DPMNE-ja. “Jemi të shqetësuar nga mënyra se si është bërë ky sulm. Është e qartë që VMRO-DPMNE-ja do t’i humb zgjedhjet dhe nga frika…
Ali Ahmeti ka bërë gabim të madh që ka ndërprerë atë për të cilën ka luftuar, apeluar dhe lutur publikisht që të ketë një rregull ku fituesi i zgjedhjeve ka të drejtën e formimit të qeverisë, kështu deklaroi ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Greuvski, i cili rrallë herë është paraqitur në mediat shqiptare së fundi ka dhënë një intervistë për Klan Kosovën. “Faktori ndërkombëtar në vitin 2006, 2007, 2008, ka folur të kundërtën nga ajo që po flasin tani. Ju them se ju ishit ata që flisnit të kundërtën se ne kemi një specifikë që nuk e ka Anglia, Gjermania…
25 September Në Maqedoni sipas statistikave çdo javë ka nga një viktimë në vendin e punës. Me përjashtim të vitit të kaluar kur janë regjistruar 28 raste të vdekjes, mesatarisht vitet e kaluara janë regjistruar rreth 43 raste të vdekjes në vit. Këto të dhëna alarmante janë publikuar nga shoqata maqedonase për mbrojtje gjatë punës. Ata thonë se bëhet fjalë për numër që duhet t’i shqetësojë institucionet. Profesionet më të rrezikshme janë ndërtimtaria dhe bujqësia. Situata në Maqedoni as për afër nuk është e lakmueshme. Kemi situata ku çdo javë në vendin e punës ndërron jetë një punëtor. Kemi sektorë…
Komunikacioni në shtet po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur. Në grykat malore, siç kumtoi, është e mundur rrëshqitja e dheut, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Srrazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë. Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është ulur, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Xhemail Çupi, anëtar i Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA që ka vënë kandidaturën për kreun e komunës së Dibrës, i është drejtuar me një mesazh publik qëtetarëve të kësaj komune e më gjerë. Komuna e Dibrës, një bastion i BDI-së, që në zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit 2016 dha shenja se nuk mund të vijojë të jetë i tillë, duke e zhvendosur votën pikërisht te partitë tjera. Nga ana tjetër, Dibra mbahet dhe si një komunë simbol e shqiptarëve në Maqedoni, por tani të lënë mbasdore dhe që duhet të rilindën për të dytën herë, siç e saktëson dhe vetë…
Partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur, të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale që duhet të mbahen më 15 tetor të këtij viti, prej sot e fillojnë fushatën 20-ditore zgjedhore. Fushata për rrethin e parë zgjedhor përfundon më 13 tetor në orën 24. Me short në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve ishte konstatuar renditja në listën e vetme të kandidatëve në fletëvotime për zgjedhjet e ardhshme lokale që duhet të mbahen më 15 tetor. Lista me kandidatë për kryetarë të komunave dhe për këshilltarë kanë parashtruar 19 parti dhe koalicione, ndërsa 64 janë nga grupe votuesisht. Zgjedhjet e gjashta…
Moti sot pritet të jetë kryesisht i vranët dhe i freskët me reshje të përkohshme të shiut, më të rrëmbyeshme do të jenë në pjesët perëndimore dhe pjesët jugperëndimore të vendit. Në rajonet e tjera reshjet do të jenë lokale dhe me intensitet më të dobët. Në nivel lokal pritet të bien mbi 15l/m2. Do të fryjë erë e dobët deri në mesarare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të lëvizë prej 5 deri në 12, ndërsa maksimale prej 17 deri ne 24 gradë Celsius. Në rajonin e Shkupit do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me erë juglindore të…
Kryetari i Lëvizjes BESA dhe kandidat për kryetar të komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka deklaruar para simpatizantëve partiakë, se pas zgjedhjeve të 15 tetorit do të vijë ndryshimi për shqiptarët. “Zoti do ta ndryshojë gjendjen tonë, sepse na do ta ndryshojmë veten. Ne jemi të gatshëm që të sprovohemi edhe me këta politikanë të korruptuar. Por, nuk do të ketë më politikanë që do të pasurohen në kurriz të popullit, por do të ketë shërbëtorë që do të punojnë për qytetarët”, ka deklaruar Kasami. Konventa e Lëvizjes BESA është mbajtur në shesh të hapur, ndërkohë që gjatë gjithë kohës…
Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, në fjalimin e tij në Konventë, ka thënë se tashmë nuk nuk do të ketë votë shqiptare që do të shkojë për ata që Shkupin Shqiptar e japin për ideologjitë titise. Ai ka thënë se vota e qytetarëve nuk do të jetë për ata pushtetarë të deritashëm që Tetovën e lanë me ajër e ujë të ndotur. Ibrahimi u ka bërë thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e 15 tetorit ta mbështesin frontin e krijuar nga Lëvizja BESA kundër “enveristëve” dhe “titistëve”. /SHENJA/

