25 September
Ka filluar me incidente të vogla dita e parë e fushatës zgjedhore. Këtë mëngjes është raportuar dëmtimi i dy shtabeve, konkretisht shtabi VMRO-së në Kisella Vodë dhe shtabi i LSDM-së në lagjen Aerodrom.
Kandidati për kryetar i kësaj partie në Kisella Voda, Johan Tarçullovski, këtë mëngjes ka dënuar incidentin dhe tha se pas këtij qëndrojnë oponentët politik. Ndërkohë sa i përket incidentit në Aerodrom LSDm- ka akuzuar se sulimi i shtabit është bërë nga VMRO-DPMNE-ja.
“Jemi të shqetësuar nga mënyra se si është bërë ky sulm. Është e qartë që VMRO-DPMNE-ja do t’i humb zgjedhjet dhe nga frika që kanë sillen në mënyrë të paarsyeshme”, thanë nga LSDM.


