Partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur, të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale që duhet të mbahen më 15 tetor të këtij viti, prej sot e fillojnë fushatën 20-ditore zgjedhore.
Fushata për rrethin e parë zgjedhor përfundon më 13 tetor në orën 24.
Me short në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve ishte konstatuar renditja në listën e vetme të kandidatëve në fletëvotime për zgjedhjet e ardhshme lokale që duhet të mbahen më 15 tetor.
Lista me kandidatë për kryetarë të komunave dhe për këshilltarë kanë parashtruar 19 parti dhe koalicione, ndërsa 64 janë nga grupe votuesisht.
Zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni janë caktuar për më 15 tetor, ndërkaq do të mbahen në 3.480 vendvotime në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Fushata zgjedhore do të fillojë më 25 shtator në mesnatë dhe do të përfundojë më 13 tetor. Rrethi i dytë i zgjedhjeve është caktuar dy javë më vonë, më 29 tetor. Fushata zgjedhore për rrethin e dytë përfundon më 27 tetor në orën 24.

