Author: almakos

25 September Marrëdhëniet mes Greqisë dhe Maqedonisë janë përmirësuar muajve të fundit dhe ekziston vullnet i mirë nga të dyja palët për zgjidhjen e çështjes së emrit, ka deklaruar ndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara Metju Nimic në një intervistë për agjencinë e lajmeve Independent Ballkan. Nimic është shprehur se bisedimet për zgjidhjen e kontestit mund të përshpejtohen nga fundi i këtij viti, pas përmbylljes së zgjedhjeve në të dyja vendet. Madje, ai ka shtuar se të dyja vendet kanë dhënë fjalën se janë të interesuara të bëhet një hap i tillë. I pyetur nëse do të del me propozime të…

Lexo më Shumë

25 September Ndërkombëtarët apelojnë për zgjedhje të lira më 15 tetor. Ambasadori i Gjermanisë Norbert Gerberich i cili mori pjesë në promovimin e fushatës “Zgjedhje të lira për shoqëri të lirë”, të organizuar nga OJQ “Civil” tha se qytetarët do të duhet të marrin më shumë përgjegjësi në zgjedhjet lokale. Zgjedhjet lokale janë një moment për një fillim të ri. Qytetarët do të duhet të marrin përgjegjësi si organet demokratike të shtetit – tha  Norbert Gerberich, Ambasador i Gjermanisë. Drejtori i organizatës ndërkombëtare NDI-së Henshou, tha se qytetarët janë ata do të bartin një përgjegjësi të madhe se çfarë zgjedhje do…

Lexo më Shumë

25 September Dyshja e Drejtorisë për kundërzbulim, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski janë dy muaj në arrati. Ministri i brendshëm Oliver Spasovski, tha se janë në kërkim pas të arratisurve të akuzuar për përgjim të paligjshëm. Policia ka informacione, por nuk mund t’i komunikojë para publikut. Ne kemi njohuri, çdo ditë marrim të dhëna të ndryshme, i kontrollojmë, por nuk janë të dhëna që mund ti ndajmë në publik – dekaroi  Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm. Nesër vazhdon gjykimi, ku i pandehuri i parë në “Fortesa 2” është pikërisht ish shefi i drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujevski. Ai dhe…

Lexo më Shumë

25 September Në mbështetje të BE-së, në vend po mbahet trajnimi simulues kundër krimit kibernetikë. Qëllimi është që të vendosen lidhje më të afërta mes bashkësive profesionale dhe hulumtuesve të krimit kibernetik, hulumtues financiar,personat përgjegjës për siguri kibernetike. Ekspertët rekomandojnë që institucionet të punojnë të gjithë së bashku në këtë drejtim me qëllim që rezultatet të jenë më të mira. “Qëllimi është që të kyçen më shumë institucione të cilat punojnë në këtë fushë siç janë agjencia e inteligjencës, policia financiare, prokuroritë, drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale dhe institucione tjera me qëllim që të gjithë të punojnë së…

Lexo më Shumë

25 September Fushata për zgjedhjet lokale në vend filloi. E njëjta do të zgjasë deri më 13 tetor, gjegjësisht një ditë para heshtjes zgjedhore. Nga KSHZ thonë se kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për zbatimin e këtij cikli zgjedhor, ndërkohë shpalosin rregullat e fushatës për partitë politike. Partitë politike si detyrim kanë që gjatë fushatës zgjedhore të paraqesin raportin financiar deri te institucionet kompetente edhe atë të 11-tën ditë pas fillimit të fushatës zgjedhore. Gjithashtu partitë duhet të dërgojnë edhe pjesën e dytë të këtij raporti para përmbylljes së fushatës zgjedhore. Komisioni shtetëror I zgjedhjeve pasi kreu të…

Lexo më Shumë

Kompania kroate “Konçar Inxhenering për energjetikë dhe transport (KET) dhe Fakulteti për Elektroenergjetikë dhe Teknologji Informatike i Maqedonisë (FETI) nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim dhe marrëveshje për donacion të “Skada proza net”, sistem për nevojat e Qendrës për transferim të teknologjive dhe inovacioneve pranë FETI. Me marrëveshjen për bashkëpunim përfshihet zbatimi i projekteve hulumtuese dhe zhvillimore dhe shfrytëzimi i ndërsjellë i ekspertizave specifike, pajisjeve dhe laboratorëve. Marrëveshja për bashkëpunim është nënshkruar dje në Ohër nga dekani i FETI Dimitar Tashkovski dhe kryetari i Drejtorisë së KET Misho Jurkoviq në suaza të konferencës ndërkombëtare.

Lexo më Shumë

25 September “Maqedonia është e uritur” ndërsa nga ana tjetër në vend hidhen 5 mijë ton ushqim në vit. Oda Ekonomike ka filluar me fushatë që sa më pak ushqim të përfundojë në mbeturina. Nëpërmjet kësaj iniciative tentohet të sigurohet ushqim për ata në nevojë dhe nga ana tjetër të kemi më pak deponi të mbeturinave. Në Maqedoni janë të varfër edhe të punësuarit,edhe të pensionuarit dhe normal edhe të papunët ,sepse ashtu siç më tha edhe një gjyshe,kur I paguaj edhe barnat dhe faturat nuk më mbetet asgjë për ushqim,ku mund të shohim se shpesh njerëzit që një vakt…

Lexo më Shumë

BDI promovoi në Konventë kandidatët për kryetar komunash në zgjedhje lokale. Nga Shkupi, kryetari i kësaj partie Ali Ahmeti kandidatëve u bëri thirrje për fushatë dinjitoze, premtime konkrete dhe angazhim në interes të qytetarëve. BDI në këto zgjedhje do të garojë në 18 komuna në vend. Kreu i integristëve para kandidatëve dhe simpatizantëve theksoi se programi i BDI-së parashikon akoma më shumë projekte në nivele lokale. “Hapat që janë bërë janë për tu përshëndetur, si në drejtim të iniciativave apo të fillimit të punimeve për pastrimin e ujërave të zeza apo riciklimin e mbeturinave ndër qytete dhe vendbanime. Por ne…

Lexo më Shumë

Në Maqedoni sipas statistikave çdo javë ka nga një viktimë në vendin e punës. Me përjashtim të vitit të kaluar kur janë regjistruar 28 raste të vdekjes, mesatarisht vitet e kaluara janë regjistruar rreth 43 raste të vdekjes në vit. Këto të dhëna alarmante janë publikuar nga shoqata maqedonase për mbrojtje gjatë punës, njofton Alsat-M. Ata thonë se bëhet fjalë për numër që duhet t’i shqetësojë institucionet. Profesionet më të rrezikshme janë ndërtimtaria dhe bujqësia. “Situata në Maqedoni as për afër nuk është e lakmueshme. Kemi situata ku çdo javë në vendin e punës ndërron jetë një punëtor. Kemi sektorë…

Lexo më Shumë

25 September Lëvizja Besa promovoi kandidatët për kryetar komunash. Nga Tetova, aty ku edhe do të garojë për të parin e qytetit kryetari i kësaj partie Bilall Kasami, kujtoi elektoratin e kësaj partie se sipas tij ka ardhur koha për të dënuar me votë ata të cilët ngulfatën dhe i humbën dinjitetin qytetit universitar. Kasami kërkoi më 15 tetor kërkon votën e tetovarëve për shkak se sipas tij, subjekti të cilin drejton ai ka projekte konkrete për Tetovën dhe qytetarët e saj. “Me Lëvizjen Besa ky shesh nuk do të jetë më i njëjtë. Me projektin të cilin e ofron…

Lexo më Shumë

Qendra e Shëndetit Publik – Shkup informon se nuk janë paraqitur raste të reja të të infektuarave nga fruthi dhe se janë në gjendje të mirë shëndetësore pesë personat, te të cilët është regjistruar kjo sëmundje dhe të premten është shpallur epidemi e kufizuar në rajonin Kvantashka në komunën e Gazi Babës. Gjatë fundjavës janë vaksinuar rreth njëqind persona, të cilët kanë qenë në afërsi të drejtpërdrejtë me të infektuarit dhe të cilët nuk janë vaksinuar ose nuk kanë vërtetim për vaksinë në territorin e komunës, ku është shpallë epidemi. Ekipe nga Qendra e Shëndetit Publik dhe Instituti i Shëndetit…

Lexo më Shumë

Njëzet milionë euro do të investohen në ndërtimin e rrjeteve të ujësjellësit dhe kanalizimit në mbi 20 komuna, paralajmëroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski. Theks me ciklin të ri investues është vënë në komunat rurale ku ka vetëm 18 për qind mbulim me rrjet të ujësjellësit dhe kanalizimit. Për katër vjet, potencoi Sugareski, shtritja duhet të rritet në 40 për qind në drejtim të zhvillimit të barabartë rajonal dhe balancë mes qendrave urbane dhe mjediseve rurale. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve e realizon projektin në bashkëpunim me Bankën Invtestuese Evropiane, bankën KFV dhe Sekretariatin për Çështje Ekonomike…

Lexo më Shumë