25 September
Në mbështetje të BE-së, në vend po mbahet trajnimi simulues kundër krimit kibernetikë. Qëllimi është që të vendosen lidhje më të afërta mes bashkësive profesionale dhe hulumtuesve të krimit kibernetik, hulumtues financiar,personat përgjegjës për siguri kibernetike. Ekspertët rekomandojnë që institucionet të punojnë të gjithë së bashku në këtë drejtim me qëllim që rezultatet të jenë më të mira.
“Qëllimi është që të kyçen më shumë institucione të cilat punojnë në këtë fushë siç janë agjencia e inteligjencës, policia financiare, prokuroritë, drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale dhe institucione tjera me qëllim që të gjithë të punojnë së bashku. Ditëve në vazhdim delegatët do të njoftohen me më shumë aktivitet lidhur me krimin kibernetik, dhe do të punojnë së bashku në një simulim në të cilën do ti shfrytëzojnë njohuritë e të gjithëve në këtë grup”, tha eksperti, Nigel Jones.
“Ne kemi përgatitur një skenarë me çka do te mund të ushtrojnë dhe të shohin se si duhet zgjidhur një çështje nga krimi kibernetik me përmasa botërore. Në këtë mënyrë duam që të prekim edhe disa çështje të cilat janë të lidhura me këtë temë. Qëllimi kryesor është që të arrestojmë kriminelët të cilët punojnë në mënyrë të paligjshme dhe në të njëjtën t’ju konfiskohen të ardhurat e tyre që janë të fituara në mënyrë jo ligjore”, u shpreh eksperti, Mick Jamesion.

