Author: almakos

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski i ka quajtur të padenja deklaratat e kreut të VMRO-së, Nikolla Gruevski, i cili paralajmëroi se në këtë proces zgjedhor policia do të jetë në shërbim të LSDM-së. Sapasovski është kundërpërgjigjur duke theksuar se ishte pikërisht VMRO-ja që shfrytëzonte aparatin shtetëror në shërbim të saj. “Ka mbaruar koha kur hapësirat e MPB-së shfrytëzoheshin si shtabe partiake, kur makinat e MPB-së shfrytëzoheshin për propagandë pikërisht për partinë e liderit që sot bën thirrje se do të ndodh një gjë e tillë”, ka deklaruar Spasovski. Spasovski ka thënë se do të sanksionohet rreptësisht çfarëdo keqpërdorimi…

Lexo më Shumë

Siç kumtoi MPB-ja, ngjarja ka ndodhur mes orës 21 e 05 minuta kur një kryerës i panjohur me dhunë e ka hapur dritaren dhe është futur brenda, pas së cilës nga arka e metalit e vendosur në mur i ka marrë paratë dhe është larguar në drejtim të panjohur. Ekspertizë në vendngjarje ky kryer Stacioni i policisë Strugë. Ndërmerren masa për gjetjen e kryerësit

Lexo më Shumë

– Kryetari i Shtabit Qendror të Zgjedhjeve i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, sot në konferencë për shtyp i shpalosi aktivitetet, ofertën dhe agjendën politike për zgjedhjet lokale të 15 tetorit. Ademi theksoi se prej sot zyrtarisht ka filluar fushata parazgjedhore, dhe BDI si parti është mobilizuar të gjithë BASHKË, siç thotë, aktivistët, kandidatët dhe kreu i partisë, për ta prezantuar vizionin për komunat e katërvjeçarit të ardhshëm. “Bashkimi Demokratik për Integrim, në këto zgjedhje del me sloganin kryesor ‘BASHKË’, dhe do të jemi BASHKË PËR KOMUNËN QË DUAM, duke e vendosur qytetarin në qendër të vëmendjes dhe interesimit…

Lexo më Shumë

Projekti i kandidatit të Lëvizjes BESA për kryetar të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, përfshinë dhe ndërtimin e sheshit modern në qendër të qytetit. Pikërisht në këtë shesh, mbrëmë gjatë konventës promovuese të kandidatëve të Lëvizjes BESA është shfqur edhe video se si do të duket ky shesh në projketet e kandidatit Bilall Kasami. Ndiqeni videon! [embedded content]

Lexo më Shumë

Maqedonia hedh nga 5.000 tonë ushqim në vit, sasi që mund të furnizojnë 13.000 njerëz me tre vakte në ditë. Për tejkalimin e gjendjes së këtillë hartohen ndryshime ligjore, të cilat, siç është thënë sot në Odën ekonomike, do të jenë të gatshme më së voni deri në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa parashikojnë që në vend se të hidhet ushqimi, ushqimi të dhurohet për qëllime humanitare. Me rregullimin e hedhjes së ushqimit fillimisht do të përfshihen marketet, furnizuesit dhe prodhuesit pas së cilës, në fazën e dytë dhe të tretë do të targetohen edhe restorantet, shërbimet për furnizim…

Lexo më Shumë

Në organizim të Ministrisë së Ekonomisë të Maqedonisë dhe mbështetjen e Bashkimit Evropian (BE), në Shkup filloi konferenca ndërkombëtare dyditore për falimentimin dhe likuidimin, në të cilën u theksua nevoja për modernizimin e kornizës ligjore në mënyrë që kompanive t’u jepet mundësi e dytë në vend të likuidimit, raporton Anadolu Agency (AA). Projekti për forcimin e kapaciteteve administrative do të implementohet nga Ministria e Ekonomisë, ndërsa kap vlerën prej 1.3 milion euro të financuara nga BE. Synimi është përforcimi i mjedisit të biznesit në Maqedoni dhe mundësimi që vendi të jetë destinacion biznesi me atraktiv. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi,…

Lexo më Shumë

Mbrëmë është kryer një akt vandal ku është dëmtuar njëra nga selitë e LSDM-së në Aerodrom. Për këtë gjë informojnë nëpërmjet një reagimi nga ana e LSDM-së, njofton Portalb.mk. “Jemi të tronditur nga akti dhe mënyra se si është kryer ky sulm i neveritshëm. Gjatë mbrëmjes gjatë mbrëmjes njëri nga shtabet tona është dëmtuar. A janë diku në praktikë këto akte. Është e qartë se VMRO-DPMNE-ja do t’i humb zgjedhjet dhe veprojnë kështu. Këto veprime nuk i ngjajnë Maqedonisë dhe pikërisht për këto vepra VMRO-DPMNE do të dënohet me 15 tetor. Edhe një herë ftojmë për zgjedhje të drejta dhe demokratike…

Lexo më Shumë

Partia kryesore në opozitë në Maqedoni, VMRO DPMNE po kërkon mbajtjen e një referendumi kundër emigrantëve, për të cilët ajo pretendon se qeveria ka në plan t’i strehojë. Opozita maqedonase, VMRO DPMNE po kërkon mbajtjen e referendumeve vendore në të njëjtën datë me zgjedhjet lokale në tetor, pasi ka hedhur dyshimet për një plan qeveritar për të lokalizuar mijëra emigrantë nga Lindja e Mesme në qytete të ndryshme të Maqedonisë. Manastiri, Shtipi, Radovish, Prilepi, Koçani, Negotina, Kavadari dhe Gjevgjelia janë vetëm disa prej 20 komunave të cilat kanë miratuar mbajtjen e referendumeve kundër planit të supozuar të cilin qeveria e…

Lexo më Shumë

“Zoran Zaevi është sjellë në pushtet që ta zgjidhë çështjen lidhur me emrin ashtu siç dëshiron Greqia, dhe pritet të përfundojnë zgjedhjet lokale që të fillojnë negociatat. Operacioni i plotë për ndryshimin e Qeverisë është bërë për zgjidhjen e çështjes së emrit sipas modelit të Athinës”. Këtë mbrëmë në intervistën për televizionin Sitel e deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, kundrejt deklaratës së mbrëmshme të kryeministrit Zoran Zaev pas kthimit nga Nju-Jorku se nuk është i gatshëm të negociojë për çështje të identitetit. “Këtë e dinë tashmë të gjithë, jo vetëm në Maqedoni, por edhe në të gjithë Evropën. Pritet…

Lexo më Shumë

Njëzet milionë euro do të investohen në ndërtimin e rrjeteve të ujësjellësit dhe kanalizimit në mbi 20 komuna, paralajmëroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski. Theks me ciklin të ri investues është vënë në komunat rurale ku ka vetëm 18 për qind mbulim me rrjet të ujësjellësit dhe kanalizimit. Për katër vjet, potencoi Sugareski, shtritja duhet të rritet në 40 për qind në drejtim të zhvillimit të barabartë rajonal dhe balancë mes qendrave urbane dhe mjediseve rurale. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve e realizon projektin në bashkëpunim me Bankën Invtestuese Evropiane, bankën KFV dhe Sekretariatin për Çështje Ekonomike…

Lexo më Shumë

Për shkak të ndërhyrjeve teknike, nesër prej orës 9 e deri në orën 12 pa energji elektrike do të mbesin konsumatorët e rrugës Kërçin në Komunën e Karposhit, kumtoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza-Shkup, pas njoftimit të marrë nga “EVN Maqedoni”. Në periudhën e njëjtë të ditës nesër pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e një pjesë të rrugës “Treta Mekedonska Brigada”, më saktë numrat prej 39 e deri në 53 dhe rrethina e Komunës së Aerodromit. Prej orës 8:30 e deri në orën 11:30 nesër energji elektrike nuk do të kenë edhe konsumatorët nga Rëzhançino, shkolla Petrovec…

Lexo më Shumë

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët (RDK+Uniteti) mbrëmë në amfiteatrin e parkut të qytetit në Gostivar kanë mbajtur konventën promovuese nën moton “E vërteta e Gostivarit”, njofton Portalb.mk. Në konventë fjalim pati lideri i UNITETI-t, Gëzim Ostreni i cili tha se koalicioni Aleanca për Shqiptarët nuk do të ndërtojë ndërtesa dhe luanë, por rrugë dhe ujësjellës që do të jenë në shërbim të qytetarëve. Lideri i RDK-së, Vesel Memedi paralajmëroi fitore në Gostivar, pasi siç u shpreh ai, kandidati i tyre është i ri, i pakorruptuar, ka njohuri dhe kualitete për të udhëhequr me komunën. Ndërkaq, kandidati për kryetar në Gostivar, Shpat Iseni…

Lexo më Shumë