Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski i ka quajtur të padenja deklaratat e kreut të VMRO-së, Nikolla Gruevski, i cili paralajmëroi se në këtë proces zgjedhor policia do të jetë në shërbim të LSDM-së.
Sapasovski është kundërpërgjigjur duke theksuar se ishte pikërisht VMRO-ja që shfrytëzonte aparatin shtetëror në shërbim të saj.
“Ka mbaruar koha kur hapësirat e MPB-së shfrytëzoheshin si shtabe partiake, kur makinat e MPB-së shfrytëzoheshin për propagandë pikërisht për partinë e liderit që sot bën thirrje se do të ndodh një gjë e tillë”, ka deklaruar Spasovski.
Spasovski ka thënë se do të sanksionohet rreptësisht çfarëdo keqpërdorimi i resurseve njerëzore dhe materiale gjatë procesit zgjedhor.

