Ohri do të përjetojë një ngritje të re dhe do të zgjidhen një numër i madh i problemeve aktuale”, kështu tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në tubimin e sontëm në Ohër, nga ku partia e tij filloi fushatën zgjedhore. Ai e prezantoi kandidatin e ri për kryetar komune dr.Mitko Tilevski për të cilin tha se është i ndërshëm dhe i përkushtuar në punë, njëkohësisht përkujtoi të pranishmit për numrin e projekteve të cilat deri më tani janë realizuar në këtë qytet. Duke aluduar në fitoren e kandidatëve të VMRO-DPMNE-së në të gjitha komunat, Gruevski tha se LSDM-ja më 15…
Author: almakos
“Këto nuk janë zgjedhje të thjeshta lokale, këto janë zgjedhje në të cilat vendosim se si do të vazhdojmë, ndërsa qytetarët tashmë e kanë zgjedh lirinë”, deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në tubimet e para nga fushata zgjedhore. Ai premtoi se do të ketë jetë edhe në aspektin lokal, në secilin qytet dhe fshat. Zaev shtoi se programi i LSDM-së do të bazohet në katër shtylla: ndërtime sipas planit, ujë dhe ajër të pastër, më shumë para për qytetarët si dhe komuna të hapura dhe në shërbim të qytetarëve.
Kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta në tubimin e sotëm të mbajtur në shkollën fillore “Forinë” në Gostivar tha se për të arsimi dhe të rinjtë janë çështjet primare tek të cilat do të fokusohet ai. Ai po ashtu sonte paralajmëroi edhe ndërtimin e Sallës Sportive në këtë shkollë duke shtuar se duhet të vazhdojnë të investojnë në çdo shkollë, por edhe në rrugë të tjera në Gostivar. Synim kryesor i tyre siç theksoi ai, është ekonomia dhe punësimi. Ndërkohë, gjatë ditës ai ka realizuar takim me qytetarët në sheshin e Gostivarit. “E fillojmë aktivitetin tonë parazgjedhor dhe ne…
Gjykata Themelore në Shkup ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Speciale Publike dhe i ka caktuar masën e paraburgimit 30 ditor kreut të Komunës së Pustecit Edmond Themelko, i akuzuar në lëndën e njohur si Titanik, rast ky i hapur nga PSP-ja për parregullsitë zgjedhore të zgjedhjeve lokale të vitit 2013. Jozyrtarisht mësohet se edhepse kishte ndalesë të lëshojë vendin, në periudhën e fundit Edmond TeThemelko sa herë ka kaluar kufirin me Shqipërinë duke shfrytëzuar dokumente të Shqipërisë. Për lëndën e njëjtë Prokuroria Speciale Publike ngarkohen edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministrja e brendshme Gordana Jankullovska, ish ministri i transportit…
Prej nesër në Televizionin Shenja fillon emisioni “Studio e hapur” me gazetarin Ismail Sinani, ku kandidatët për kryetarë komune do të shpalosin programet e tyre si dhe do të përgjigjen në vërejtjet, ankesat, pyetjet dhe nevojat e banorëve. Në edicionin e parë të ftuar janë kandidatët nga Komuna e Likovës, por ftesës i janë përgjigjur vetëm kandidatët e Lëvizjes BESA, Aleancës për Shqiptarët dhe PDSH-së. Reportazhe, pamje dhe anketa nga të gjitha komunat shqiptare, si dhe pyetje të drejtëpërdrejta në studio… Kandidati i BDI-së në Komunën e Likovës nuk mori pjesë në debat, por 5 pyetjet e rezervuara për të…
Sipas kryeministrit Zoran Zaev thuhet se përdorimi i gjuhëve të komuniteteve pakicë me kushtetutë është i lejuar, deri aty ku lejon Kushtetuta, dhe që është nevojë reale e qytetarëve, duhet të mundësohet. Pra, sipas tij çdo gjë që është në ligj është kushtetuese, dhe beson se ligji do të miratohet dhe përfundimisht në Maqedoni ky debat që nga pavarësimi i shtetit, për nevojat e bashkësive më të vogla etnike, do të mbyllet, për të hapur çështje më të rëndësishme. Por, shumë analistë e gjuhëtarë kanë ngritur zërin për zvarritjen e këtij ligji. Në një bashkëbisedim me analistin Nijazi Muhamedi, për…
Ekspertë, analistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile i prezantuan rezultatet dhe rekomandimet e veta për procesin e zgjedhjeve, posaçërisht në periudhën trejavëshe të fushatës zyrtare parazgjedhore të Zgjedhjeve lokale 2017, në konferencën me titull “Zgjedhje të lira për shoqëri të lirë” që u mbajt sot në Shkup në organizim të Qendrës për liri (CIVIL). Sipas Xhabir Derrallës, janë mbajtur trajnime nga trupa kompetentë me qëllim që të përmirësohen gabimet nga ciklet e kaluara zgjedhore, por konsideron se ka shumë pak kohë për t’u siguruar punë cilësore e trupave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Tregoi se është e pranishme gjuha e…
Partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur, të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale që duhet të mbahen më 15 tetor të këtij viti, prej sot e fillojnë fushatën 20- ditore zgjedhore. Fushata për rrethin e parë zgjedhor përfundon më 13 tetor në orën 24. Me short në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve ishte konstatuar renditja në listën e vetme të kandidatëve në fletëvotime për zgjedhjet e ardhshme lokale që duhet të mbahen më 15 tetor. Lista me kandidatë për kryetarë të komunave dhe për këshilltarë kanë parashtruar 19 parti dhe koalicione, ndërsa 64 janë nga grupe votuesisht. E para…
Policët duhet të respektojnë ligjin dhe të jenë në shërbim të qytetarëve, ngase vetëm atyre u kanë borxh e jo partive politike. Kështu tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, pas fillimit të trajnimeve për nëpunësit policor të cilët do të jenë të përfshirënë zgjedhjet lokale. Spasovski tha se mesazhi kryesor deri tek gjithë ata është se duhet të respektohet ligji dhe të ndalohet pjesëmarrja e çdo nëpunësi policor në propagandë politike për cilëndo parti. OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I MPB-SË “Ata duhet të jenë në shërbim të qytetarëve dhe Maqedonisë dhe jo në shërbim të partive politike. Për shkak…
Vendit i duhen zgjedhje të lira dhe demokratike ku do të respektohet kodi zgjedhor dhe etika. Kështu vlerësuan diskutantët në konferencën e organizuar nga “Civil”, me temë “Zgjedhje të lira, për demokraci të lirë”. Ambasadori i Gjermanisë në vend Tomas Gerbrih tha se parregullsitë zgjedhore patjetër duhet të sanksionohen, ndërsa drejtori i Institutit Ndërkombëtar për Demokraci, Kris Henshou, nënvizoi se patjetër duhet të respektohet parimi “një votues një votë”. TOMAS GERBERIH, AMBASADOR I GJERMANISË NË MAQEDONI “Lufta kundër korrupsionit dhe praktikimi i përgjegjësisë është moment shumë i rëndësishëm në procesin e ardhshëm zgjedhor. Parregullsitë, për ata patjetër duhet të pasojnë…
Ndërkohë që po fillon fushata e partive politike për zgjedhjet lokale, banorët kanë shumë porosi ndaj përfaqësuesëve politik. Problematika më e shpeshtë në vendbanimet shqiptare, për të cilën shpesh ankohen banorët, është infrastruktura. Me një problematikë të këtillë përballen edhe banorët e Shutkës, të cilët thonë se me vite të tëra kanë nevojë për një rrugë të asfaltuar, që do të jetë në dobi sidomos të fëmijëve dhe të moshuarve, pasi këto dy grupmosha janë ata të cilët e pësojnë më së shumti mungesën e një rruge normale, pa baltë, pa ujë dhe pa gropa. Edhe më shqetësuese bëhet situata…
25 September Mediumet e sidomos televizionet në Maqedoni nga nënshkrimi i zgjedhjeve lokale kanë përmirësim të dukshëm mënyrën e informimit. Drejtori i Agjencisë së Mediave Zoran Trajçevski tha se informimi i qytetarëve nëpërmjet mediave është përmirësuar dukshëm dhe kjo vërehet në raportet që kanë dalë nga Agjencia e mediave. “Këtë vit pas nënshkrimit të zgjedhjeve situata në mënyrë drastike është përmirësuar dhe shpresoj se kjo do të vazhdoj të jetë edhe gjatë periudhës së fushatës. Deri tani nga katër raportet e bërë del se pjesa më e madhe e mediumeve thuajse të gjithë mediumet i respektojnë standardet profesional të gazetarisë,…

