“Këto nuk janë zgjedhje të thjeshta lokale, këto janë zgjedhje në të cilat vendosim se si do të vazhdojmë, ndërsa qytetarët tashmë e kanë zgjedh lirinë”, deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në tubimet e para nga fushata zgjedhore. Ai premtoi se do të ketë jetë edhe në aspektin lokal, në secilin qytet dhe fshat.
Zaev shtoi se programi i LSDM-së do të bazohet në katër shtylla: ndërtime sipas planit, ujë dhe ajër të pastër, më shumë para për qytetarët si dhe komuna të hapura dhe në shërbim të qytetarëve.

