VMRO-DPMNE ka reaguar pas përcaktimit të masës së paraburgimit për kryetarin e Komunës së Liqenasit, Edmond Temellko. Ata thonë se frika e LSDM-së nga humbja në zgjedhje është evidente dhe për këtë shkak është e kanë aktivizuar PSP-në. Sipas tyre, gjykata nën presion të LSDM-së ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Speciale. “Përderisa kriminelët po mbretërojnë, LSD po drejtohet kah një njeri që ka problem shëndetësore duke e trajtuar si kriminelin më të madh. Me këtë, të vetëdijshëm për humbjen, prokuroria politike e Katica Janevës aktivisht po përfshihet në fushatën e LSD. Lufta e tyre për jetë, është luftë për krijimin…
Author: almakos
Pa rritjen e rrogave, s’ka reforma – Demokracia vendore është kusht për ndërtimin e shoqërisë demokratike. Për këtë u ndihmojmë komunave për përforcimin e kapaciteteve të tyre për përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje, deklaroi sot ministri i Pushtetit Vendor Suhej Fazliu në konferencë për shtyp në të cilën e paraqiti raportin për njëqind ditët e para nga puna e tij. Ai theksoi se nga ana e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim, janë siguruar nga 50.000 dollarë për secilën nga gjithsej 24 komuna për projekte që do të zgjidhen nga qytetarët. Me mjetet e BE-së, në implementimin e UNDP-së, shtoi si, në…
26 September Në një konferencë të organizuar në Shkup u fol për Modelet për financimin e programeve për parandalimin e HIV-it dhe uljes së dëmeve nga përdorimi i drogave. Në këtë konferencë u tha se Maqedonia është vendi me numër më të vogël të të prekurve nga HIV-i në rajonin e Evropës Juglindore. Është e rëndësishme që në të jemi shembull i mirë dhe që këto programe te mbeten në Maqedoni dhe të financohen nga qeveria nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë por edhe të nxjerrin modele. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale do t’i mbështet organizatat civile në programet e rehabilitimit,…
I akuzuari tjetër, Besnik Ajdini, kërkoi llogari prej gjykatës se përse e ka arrestuar dhe përse e akuzon, në bazë të cilave prova ka ardhur në përfundim se ai ka marrë pjesë në luftime dhe i ka ndihmuar grupit. “Çfarë faji kam unë që e kam shtëpinë në Lagjen e Trimave?”, pyeti Ajdini prokurorinë, raporton Tv Shenja. “Prokuroria kur e dha fjalën e fundit, më akuzoi për vepra të mëdha. Unë nuk i kam bërë këto vepra. Prej ditës që jam arrestuar e deri më sot, nuk kam arritur ta kuptoj përse jam këtu. A kam faj se e kam…
I akuzuari në Lagjen e Trimave, Nexhmedin Lika e akuzoi prokurorinë për kurdisje të procesit gjyqësor në marrëveshje me disa prej të akuzuarve. Sipas asaj që Lika e tha sot para trupi gjykues në formë të fjalës përfundimtare, ka shumë prej të akuzuarve që dinë detaje rreth organizimit të rastit por nuk flasin pasi mbrojnë dikë, raporton Tv Shenja. “Ngjarja ndodhi në kohëra të vështira, të turbulluara në gjitha sferat, dhe kjo e vështirëson zbardhjen e drejtësisë. Gjithë këtë e ka bërë prokuroria me disa të akuzuar që kanë patur të thonë shumëçka, por kanë heshtur. Gjithë kjo për interes…
Në Agjencinë për Punësim deri sot kanë arritur 816 kërkesa për punëtorët e firmave të falimentuara për pagesën e kompensimit në pajtim me Ligjin të sjellë kohë më parë për sigurim material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominuese të shtetit. Drejtoresha e Agjencisë për Punësim, Biljana Jovanovska, sot në konferencë për shtyp kumtoi se deri më tani nuk është sjellë asnjë vendim, sepse ende është në vijim aplikacioni. Afati për parashtrimin e kërkesave është një vit, ndërsa kërkesat parashtrohen përmes rrugës elektronike. Punëtorët e firmave të falimentuara duhet të parashtrojnë vetëm letërnjoftim për…
Tre rimorkio janë djegur dje në afërsi të qendrës rekreative Liqeni i Treskës, njoftoi MPB-ja. Dy nga rimorkiot janë pronësi e A.G. (61), ndërsa për të tretën më shumë vite nuk mund të konfirmohet pronari. Zjarri ka shpërthyer rreth orës 21:25 dhe për 15 minuta tërësisht është shuar nga ekipe të Brigadës për mbrojtje zjarrfikëse
NJë 33 vjeçare banore e një fshati të rrethinës së Gostivarit, ka denoncuar të dielën dhunë familjare që e ka shkaktuar 38 vjeçari, bashkëshort i saj B.A dhe vjehrri N.A., 58 vjeçar. Sipas denoncimit, ata e kanë ofenduar, e kanë tërhequr për flokë dhe e kanë goditur në kokë dhe trup, ndërsa më pas ajo ka hyrë brenda dhe e ka paraqitur rastin. Ajo ka kërkuar ndjekje penale për të dy, sepse një kohë të gjatë është maltretuar fizikisht dhe psikikisht nga burri. Janë marrë masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe të dy janë ftuar për bisedë informative.
“Zoran Zaevi është sjellë në pushtet që ta zgjidhë çështjen lidhur me emrin ashtu siç dëshiron Greqia, dhe pritet të përfundojnë zgjedhjet lokale që të fillojnë negociatat. Operacioni i plotë për ndryshimin e Qeverisë është bërë për zgjidhjen e çështjes së emrit sipas modelit të Athinës”. Këtë në intervistën për televizionin Sitel e deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, kundrejt deklaratës së mbrëmshme të kryeministrit Zoran Zaev pas kthimit nga Nju-Jorku se nuk është i gatshëm të negociojë për çështje të identitetit. “Këtë e dinë tashmë të gjithë, jo vetëm në Maqedoni, por edhe në të gjithë Evropën. Pritet vetëm…
Nga Lëvizja BESA thonë se programi zgjedhor do të publikohet të martën, ndërsa ai do të ndahet në pesë pika kryesore: e para çlirimi i komunave nga partia, e dyta arsimi dhe kultura, e treta zhvillimi ekonomik i komunave, pika e katërt përfshin kujdesin për mesin dhe publikun, ndërsa e pesta – investime në sport dhe turizëm lokal. “Të çlirohen komunat (luftë kundër korrupsionit, mafisë urbane, presionit politik dhe diktaturës) – të gjitha të dhënat flasin se komunat shqiptare nuk kanë mundur të prosperojnë pikërisht për shkak të dozës së madhe të korrupsionit dhe prirjes së zaptimit të pronës publike…
Në taborin maqedonas – dita e parë e fushatës zgjedhore të partive politike filloi me dëmtime të selive të të dy partive më të mëdha – LSDM dhe VMRO. Nga VMRO-DPMNE thonë se në mëngjes, disa njerëz të panjohur e kanë thyer dritaren e selisë së tyre në Komunën Kisella Vodë. Nga partia e kanë dënuar incidentin, ndërsa kandidati për kryetar komune nga VMRO, Johan Tarçullovski për mediat deklaroi se beson se bëhet fjalë për rast të izoluar dhe se radikalizmi nuk është vepër e kundërshtarëve politik. “Mbrëmë selia jonë u demolua, besojmë se kjo nuk është bërë me qëllim…
Në Europë sot festohet Dita Europiane e Gjuhës. Gjatë kësaj dite shumë shtete organizojnë konferenca për mësimin e më shumë gjuhëve të huaja dhe përafrimin mes njerëzve, shkruan nachrichten.at. Në Gjermani organizime rreth kësaj teme do mbahen në Linzer Hauptplatz, ku prezent do jetë edhe gjeniu i gjuhëve të huaja Richard Simcott. I lindur në Liverpool, ai jeton me gruan dhe vajzën e tij në Shkup të Maqedonisë. Simcott flet pastër 40 gjuhë. Instituti gjerman “Goethe” e ka shpallur “Ambasador të shumëgjuhësisë”. Këshilla e tij për mësimin e gjuhëve është e thjeshtë: “besoni thjeshtë për të folur.”

