VMRO-DPMNE ka reaguar pas përcaktimit të masës së paraburgimit për kryetarin e Komunës së Liqenasit, Edmond Temellko. Ata thonë se frika e LSDM-së nga humbja në zgjedhje është evidente dhe për këtë shkak është e kanë aktivizuar PSP-në.
Sipas tyre, gjykata nën presion të LSDM-së ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Speciale.
“Përderisa kriminelët po mbretërojnë, LSD po drejtohet kah një njeri që ka problem shëndetësore duke e trajtuar si kriminelin më të madh. Me këtë, të vetëdijshëm për humbjen, prokuroria politike e Katica Janevës aktivisht po përfshihet në fushatën e LSD. Lufta e tyre për jetë, është luftë për krijimin e kriminelëve në kryesinë më të ngushtë të LSDM. Për këtë shkak populli do t’i dënoj, ndërsa përgjegjësi për të gjithë ata që dhunojnë ligjet dhe sjellin vendime politike dhe jo juridike do të ketë së shpejti”, thuhet në reagimin VMRO-DPMNE-së. /SHENJA/

