Ohri do të përjetojë një ngritje të re dhe do të zgjidhen një numër i madh i problemeve aktuale”, kështu tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në tubimin e sontëm në Ohër, nga ku partia e tij filloi fushatën zgjedhore.
Ai e prezantoi kandidatin e ri për kryetar komune dr.Mitko Tilevski për të cilin tha se është i ndërshëm dhe i përkushtuar në punë, njëkohësisht përkujtoi të pranishmit për numrin e projekteve të cilat deri më tani janë realizuar në këtë qytet. Duke aluduar në fitoren e kandidatëve të VMRO-DPMNE-së në të gjitha komunat, Gruevski tha se LSDM-ja më 15 tetor nuk do të mund t’i shpëtojë referendumit të popullit.

