Kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta në tubimin e sotëm të mbajtur në shkollën fillore “Forinë” në Gostivar tha se për të arsimi dhe të rinjtë janë çështjet primare tek të cilat do të fokusohet ai. Ai po ashtu sonte paralajmëroi edhe ndërtimin e Sallës Sportive në këtë shkollë duke shtuar se duhet të vazhdojnë të investojnë në çdo shkollë, por edhe në rrugë të tjera në Gostivar. Synim kryesor i tyre siç theksoi ai, është ekonomia dhe punësimi. Ndërkohë, gjatë ditës ai ka realizuar takim me qytetarët në sheshin e Gostivarit.
“E fillojmë aktivitetin tonë parazgjedhor dhe ne kemi dalur nga qendra e qytetit. Prej këtu do të fillojmë të realizojmë gjithë programin parazgjedhor 2017-2021 që ne do ta prezentojmë para qytetarëve të Gostivarit. Një prej projekteve kryesore dhe grandioze është edhe rregullimi i qendrës së qytetit të Gostivarit edhe besoj se kjo qendër do të jetë qendra më e bukur në regjion edhe më gjërë”, deklaroi Bejta.

