Kreu i Ekzekutivit, Zoran Zaev ka konfirmuar se partia që ai drejton do t’i përkrah kandidatët e BDI-së për kryetarë të komunave. Ai ka pëmendur me emër kandidatin e BDI-së për Çairin, Visar Ganiu. “Qëndrojmë pas tij në Çair, do ta përkrahim sepse është kandidat kualitativ. Nuk ekzistojnë dyshime për të. Do të japim përkrahje edhe për në komunat tjera ku kandidatët janë të mirë dhe punojnë në dobi të qytetarëve”, tha Zaev. /SHENJA/
Author: almakos
24 September Të gjitha shtetet, mike të Republikës së Maqedonisë, dëshirojnë ta shohin vendin prosperuese. Të hapura janë dyert për bashkëpunim me botën. Mbetet t’i zbatojmë reformat nga Plani 3-6-9. Perspektivat i kemi në pëllëmbë të dorës, prej nesh varet, tha sot kryeministri Zoran Zaev i, duke informuar për qëndrimin dhe aktivitetet e delegacionit qeveritar në Asamblenë e 72-të të Përgjithshme të KB-së në Nju-Jork. Në konferencën për media të Qeverisë në të cilën mori pjesë edhe ministri pa dikaster i angazhuar për Diasporën, Edmond Ademi, Zaev theksoi se Maqedonia ka dorë ndihmëse të vazhdojë nëpër rrugën e progresit. Kryeministri…
Kandidatët për kryetarë të komunave të Qytetit të Shkupit në zgjedhjet e ardhshme lokale sot në selinë e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) nënshkruan Kodin për zgjedhje korrekte dhe demokratike. Në mënyrë të sinkronizuar në lokalitete të ndryshme Kodin e nënshkruajtën edhe kandidatët për kryetarë të komunave në të gjitha komunat në Shkup dhe në mbarë vendin Kodin e kanë nënshkruar kandidatët për kryetarë të komunave dhe të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov nga LDSM, Koce Trajanovski nga VMRO-DPMNE, Gjorgi Todorov nga LPM, Nafije Selmani nga BESA, Vanço Shehtanski nga TMRO, Marija Jones nga E Majta dhe Naim Bajrami nga…
Në orët e pasdites vranësirat do të rritet, në pjesët perëndimore do të ketë reshje lokale, të cilat në orët e mbrëmjes do të përhapen në më shumë vende. Lokalisht reshjet do të jenë më përmbytëse, sidomos në pjesët jugperëndimore, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). Edhe gjatë ditës së nesërme do të ketë reshje të shiut, të cilat do të jenë më të përfaqësuara në pjesën perëndimore dhe jugperëndimore të vendit. Lokalisht pritet të reshin mbi 15 litra në metër katror. Pastaj në ditët në vijim reshjet do të jenë me intensitet më të dobët dhe lokalisht të përfaqësuara.…
Qeveria paraprake e udhëhequr nga Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE, në fushatat si “Fëmija i tretë”, “Hulumtoe Maqedoninë”, “Kundër abortit” në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015 ka harxhuar gjithsej 38 milionë euro nga Buxheti i Maqedonisë, gjegjësisht para të qytetarëve, njoftoi zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ndërsa, siç tha ai, në këtë shumë nuk janë të përfshira vitet 2006, 2007 dhe 2016 pasi që për këto vite nuk kanë arritur të gjejnë dokumente. Fushatat qeveritare kanë shkuar në mënyrë selektive në disa televizione me koncesion kombëtar për të cilët zëdhënësi Boshnjakovski nuk deshi të jep…
Dy hajdutë të maskuar kanë grabitur bastoren sportive “Sport Life”, e cila gjendet në Rrugën “Tale Hristov” në Shkup. Policia njoftoi se mbrëmë rreth orës 21:00, dy burra të maskuar të paidentifikuar të armatosur me një pistoletë, kryen grabitje, duke ushtruar presion mbi punonjësin , të cilit i morën rreth 30,000 denarë. Sektori për Punë të Brendshme Shkup po ndërmerr masa për gjetjen e autorëve.
Perceptimi i Ballkanit si “bure baroti” tanimë ka përfunduar, vlerësoi krzetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, gjatë një konference në Prishtinë. “Paqja dhe dialogu janë themeli mbi të cilin ndërtohen mendimi i përgjithshëm publik dhe kultura politike. Besoj se në rajon gjithnjë e më shumë mbisundojnë politikanë të përgjegjshëm, si në pushtet ashtu edhe në opozitë. Ata janë politikanë të cilët vërtetë besojnë se paqja dhe dialogu janë mjeti kryesor për ruajtjen e paqes. Mua e gjithë kjo më bën optimist se perceptimi i Ballkanit si bure baruti ka përfunduar”, tha Xhaferi. Ai shtoi se nëse deri dje kemi…
Dhunuesi i 27 prillit të përgjakshëm, Igor Jug, në rrjetet sociale ka kërcënuar liderin e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski. Jug shprehet se ka vepruar në mënyrë patriotike, ndërsa për këtë nuk pranon përkrahjen nga partia dhe Gruevski. Mes tjerash Jug shton se për të ka rrahur njerëz, që ai të bëhet kryetar i VMRO-DPMNE-së, ndërsa pas këtij rasti Jug e porositi Gruevskin që për përkrahje tani të thirr Betmen dhe bandën e tij. Igor jug vuan paraburgimin e shqiptuar prej tetë ditëve që gjykata ia shqiptoi para katër muajve në mungesë për veprën pjesëmarrje në turmë. Igor Jug, ishte pjesë e turmës…
Sot pritet që moti të jetë me vranësira mesatare dhe periudha me diell. Parashikohet që kah fundi i ditës vranësirat do të shtohen me kushte për reshje të shiut në pjesët perëndimore të vendit. Do të fryjë erë e lehtë me drejtim jugor. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 3 deri më 11 gradë, ndërsa ato ditore nga 19 deri më 28 gradë celsius. Në Shkup dhe rrethinë do të ketë vranësira mesatare dhe periudha me diell, temperatura më e ulët do të jetë 8, ndërsa më e larta do të arrijë 26 gradë celsius.
Nikolla Sheshe, djali i politikanit serb, Vojislav Sheshel është arrestuar ditën e djeshme për armëmbajtje pa leje teksa ndodhej në kafe në Beograd. Siç raportojnë mediet serbe, Sheshel ka deklaruar se nuk është i njoftuar për arrestimin e djalit të tij.“Djali i kujt?”- Sinqerisht është hera e parë që po dëgjoj për këtë”, ka thënë Sheshel për mediat serbe.
Vetëm 48 orë e ndajnë vendin nga fillimi i fushatës parazgjedhore, kur partitë politike do të zbarkojnë në çdo lagje dhe fshat për të promovuar kandidatët dhe platformat e tyre për zgjedhjet lokale. Por, para fushatës zyrtare partitë kanë filluar me konventar promovuese. Lëvizja BESA nesër në sheshin qendror në Tetovë do të promovojë të gjithë kandidatët për kryetarë dhe këshilltar në komunat në të cilat garon kjo parti me moton “Për një jetë të re”. Konventën promovuese deri më tani e ka mbajtur vetëm Partia Demokratike Shqiptare ditë më parë në Qendrën për Kulturë në Tetovë, ku përveç kandidatëve…
Janë paraqitur disa pamje të tmerrshme, në qytetin, nga ku edhe vjen lideri i BDI-së, ku tashmë bëhen 15 vite, që udhëheq kjo parti. Televizioni Alsat-m, ka paraqitur disa pamje nga spitali i Kërçovës. Pamje që ngjajnë skenave të filmave horror. Kështu duket spitali i përgjithshëm në Kërçovë, thonë përfaqësues të spitalit, por edhe kanë ngritur zërin shumë banorë të atij vendi. Më kritike është situata në objektin e vjetër, ku banorët thonë se gati një shekull ku janë vendosur reparti infektiv, neurologjik, reparti i syve, i veshëve dhe i lëkurës, nuk është intervenuar. Sipas tyre, kjo godinë është ndërtuar…

