Kreu i Ekzekutivit, Zoran Zaev ka konfirmuar se partia që ai drejton do t’i përkrah kandidatët e BDI-së për kryetarë të komunave.
Ai ka pëmendur me emër kandidatin e BDI-së për Çairin, Visar Ganiu.
“Qëndrojmë pas tij në Çair, do ta përkrahim sepse është kandidat kualitativ. Nuk ekzistojnë dyshime për të. Do të japim përkrahje edhe për në komunat tjera ku kandidatët janë të mirë dhe punojnë në dobi të qytetarëve”, tha Zaev. /SHENJA/

