Sot pritet që moti të jetë me vranësira mesatare dhe periudha me diell. Parashikohet që kah fundi i ditës vranësirat do të shtohen me kushte për reshje të shiut në pjesët perëndimore të vendit. Do të fryjë erë e lehtë me drejtim jugor.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 3 deri më 11 gradë, ndërsa ato ditore nga 19 deri më 28 gradë celsius.
Në Shkup dhe rrethinë do të ketë vranësira mesatare dhe periudha me diell, temperatura më e ulët do të jetë 8, ndërsa më e larta do të arrijë 26 gradë celsius.

