Ka filluar Konventa Promovuese e BDI-së për Zgjedhjet Lokale të 15 Tetorit, e cila po mbahet në Shkup.
BDI në Konventë sot promovon kandidatët për kryetar komune. Në emër të kandidatëve para të pranishmëve në Konventë foli Blerim Bexheti.
“Jemi të bindur se do të dalim fitues dhe do ta vazhdojmë varganin e fitoreve të deritanishme.
E kam vështir të flas në emër të 18 kryetarëve të komunave sepse secila komunë i ka specifikat e veta, transmeton Aktuale.
Të gjitha iu kemi rrekur besimit që na është dhënë për ti bërë komunat shtyllat e së nesërmes.
Kemi vendosmëri, guximin e mbi të gjitha dijen dhe zotësinë që tu japim zgjidhje të gjitha sfidave , të bëjmë komunën të jetë në shërbim të qytetarit. Të gjitha arritjet e deritanishme kanë vulën e BDI-së”, tha Bexheti.

