24 September
Më shumë se 200 mijë euro janë shpenzuar në katër vitet e kaluara për mirëmbajtjen e sistemit AKMIS , i cili mundëson shpërndarje elektronike të lëndëve tek gjykatësit. Në vitin 2015 dhe 2016, për mbështetjen dhe mirëmbajtjen e softuerit të sistemit dhe infrastrukturës është paguar shumë e njëjtë prej 3 milionë e 50 mijë denarë, ndërsa për vitin 2017 prej kur në krye të Supremes është Jovo Vanghellovski, ky shërbim është më i shtrenjtë për 1 milion denarë. Ndonëse të dhënat e Byrosë për furnizime publike tregojnë se sistemi që duhet të pengojë keqpërdorime gjatë shpërndarjes së lëndëve është mirëmbajtur, eksperti Gjerman, Rajnhard Pribe në raportin e tij të dytë ka shënuar se sistemi shpesh herë është manipuluar në mënyra të ndryshme. Ai kërkoi revizion, gjë të cilën e paralajmëroi edhe qeveria aktuale.
Raporti i dytë i Pribes
“Qëllimi i revizionit të tillë është që të arrihet deri tek prova, nëse ka pasur parregullsi dhe revizioni i tillë duhet të bëhet pa ndikim politik. Madje nëse nevojitet edhe me ndihmën ndërkombëtare”.
Revizion të sistemit elektronik i cili duhet të pengojë lëndë të ndjeshme të ndahen tek gjykatës të përshtatshëm, miratuan edhe Gjykata Penale dhe Këshilli Gjyqësor. Ministri i drejtësisë, Bilent Saliji tha se ende pritet dritë jeshile nga Gjykata Supreme. Ndryshe, sistemi AKMIS u implementua në vitin 2010 me para të USAID. Sipas Pribes, keqpërdorime më të shpeshta janë bërë në Gjykatën Shkupi 1. Gjykatësit e padëgjueshëm janë zhvendosur nga departamenti penal në atë civil, praktikë të cilën nuk e la anësh as Gjykata Supreme. Shefi i ri i vjetër, Vangellovski pasi e mori funksionin në prill të këtij viti, madje katër herë intervenoi në ndarjen e gjykatësve derisa nuk formoi Këshill sipas qejfit të tij. Për herë të fundit ai intervenoi para disa ditëve, apo pasi Pribe ashpër e kritikoi zhvendosjen e gjykatësve nga një departament ne tjetër.
Bojan Stojanovski

