Qeveria e kaluar ka shpenzuar rreth 38 milionë euro për reklamë dhe propagandë në medium, nga viti 2008 deri në vitin 2015. Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski njoftoi se për shkak të mosgjetjes së dokumenteve, në këtë shumë, nuk janë të përfshira vitet 2006, 2016 dhe 2017. Boshnjakovski dha edhe detaje se si është shfrytëzuar gjithë kjo shumë e parave, nga buxheti i Maqedonisë.
MILE BOSHNJAKOVSKI, ZËDHËNËS I QEVERISË
“Pothuajse 15 milionë euro janë shpenzuar për fushata të disa agjencive të marketingut. Në këto 15 milion euro hynë edhe paratë për shpallje publike në disa media të shtypura, 20 mijë euro kanë shkuar për hulumtimin e mendimit publik. Pika e tretë përfshin rreth 23 milionë euro për pagesën e reklamave në mediat elektronike në Maqedoni, ose gjithsej rreth 38 milionë euro, para të marra nga buxheti i RM-së, ose para të marra drejtpërdrejtë prej qytetarëve, prej të gjithë neve”.
Ajo që është ende shumë e paqartë, sipas Boshnjakovskit, është kriteri përmes së cilit është bërë transferimi i parave për kontratë të reklamave në mediat lokale dhe rajonale. Ndërsa ajo që bië më së shumti në sy ishtë televizioni të cilit, nuk ju përmend emrin, por vetëm u përmend si shifër, të cilit i ishin transferuar 7 milion euro.
MILE BOSHNJAKOVSKI, ZËDHËNËS I QEVERISË
“Më shumë para nga qeveria ka fituar Tv me shifrën 11 sipas tabelës, pra i janë transferuar 7 milion euro. Që nuk ekziston kriterium, kjo është e qartë. Me paraqitjen e Tv të ri me koncension ndërkombëtar në 2012-tën ose Tv me shifër 33, në dokument, në vitin e dytë të funksionimit, kjo Tv ka fituar gjysëm million euro nga Qeveria e Nikolla Gruevskit. Gjithahshtu televizioni, i cili me vite ka punuar me koncension ndërkombëtar dhe po atë vit ka fituar vetëm 22.000 euro. Dallimin mund ta vëreni, ai është 480 00 euro”.
Sipas analizva të bëra, Boshnjakovski konstaton se më datë 24.12.2008, për vetëm një ditë, në disa televizione me koncesion ndërkombëtar u janë transferuar 2 milion e 125 000 euro. Ndërsa në Agjensinë për Shërbime Konsultative, për vetëm një muaj janë transferuar 30.000 euro.
Emine Ismaili /SHENJA/

