Banorët e fshatit Orllancë te Komunës së Haraçinës vuajnë mungesën e ujit të pijshëm tanimë dekada me radhë. Ata thonë se, që nga koha e ish Jugosllavisë kur ujësjellësi është dëmtuar ,ky fshat nuk ka pasur ujë të mjaftueshëm për nevojat e tyre. Ata ankohen që në temperatura të larta kanë qenë të detyruar të bartin ujë për kilometra të tëra. Shumë herë banorët kanë kërkuar nga komuna e Haraçinës që të ndërmarrin masa për përmasimin e këtij problemi por deri më tash nuk ka pasur zgjidhje.
“27 vite ,erdhi ajo parti erdhi kjo parti,nuk kanë dalë te rregullojnë asnjë gyp”.
“Në 50 gradë Celsius jemi duke marr uji për të pijë me kova në kë të shekull, në fshatin Haraçinë, Hasanbeg shkojmë marrim ujë për të jetuar”.
“Po,me këtë ujësjellës kemi problem për vite me radhë,dhe besoj se duhet të bëjmë diçka sadopak,përndryshe jetë këtu në këtë fshatë nuk ka,mëkat I madh është të jetosh në këtë gjendje”.
Nga Komuna Haraçinës thonë se ky problem ka kohë që ekziston dhe nuk është vetëm në Orllancë por edhe në të gjithë fshatrat e Komunës së Haraçinës. Kreu I Komunës Brahim Ajvazi shtoi se njëra nga zgjidhjet e mundshme të këtij problemi është që ky fshat dhe fshatrat tjerë për rreth të kyçen në ujësjellësin e Komunës së Likovës siç është premtuar disa herë.
Me ardhjen time si kryetar,që ishte edhe në program,që edhe fshati Orllancë dhe Grushinë të kenë ujë,mirëpo unë provova prej sistemit që furnizohet vendbanimi i Haraçinës,rrjeti ishte në rregull,sistemi në rregull, problem ishte kapaciteti i ujit që nuk ka ujë të mjaftueshëm. E vetmja mënyrë zgjidhje është që fshati Grushinë dhe Orllancë të furnizohen dhe të kyçen nga ana e K.Likovës dhe në atë drejtim është problem zgjidhja e ujit në fshatin Orllancë -deklaroi Brahim Ajvazi,Kryetar i Komunës së Haraçinës.
Nga Komuna e Likovës thonë se ujësjellësi për fshatin Orllancë është i paraparë në projektin rajonalpor jo në fazën e parë të projektit, dhe se kur do të fillojë realizimi I projekti për këtë fshat ende nuk dihet saktë dhe se kjo varet prej mjeteve financiare, që do të dhurohen nga ana e Qeverisë.
“Sipas projektit rajonal për ujësjellës, është e paraparë të ndërtohet ujësjellësi edhe për fshatin Orllancë. Ky fshat nuk është i paraparë në fazën e parë të ndërtimit. Në fazën e mëtutjeshme me siguri vendoset se si do të rrjedhë realizimi në nivele më të larta shtetërore”, thanë nga Komuna e Likovës.
Ndërsa nga ana tjetër banorët po përgatisin një vet iniciativë me të cilën planifikojnë do të fillojnë rindërtimin e rezervuarit të ujit I cili ishte shkatërruar që nga ish Sistemi Jugosllavë.
Valmira Zendeli

