Të ri, nxënës të shkollave të mesme nga Kumanova, Likova dhe Nagoreçani i Vjetër sot do të marrin pjesë në garën të cilën e organizon Qendra për dialog ndërkulturorë në suaza të projektit “Stimulim i dialogut ndëretnik”. Kjo është gara e parë prej tre garave të planifikuara, ndërsa të rinjtë do të kenë mundësi të vrapojnë mes fshatrave Sllupçan dhe Likovë. “Në suaza të projektit CID organizoi katër punëtori për të ri në Ohër, në prill dhe maj me qëllim të krijimit të hapësirës për dialog ndërkulturor te të rinjtë përmes aktiviteteve të përbashkëta të cilat mund të pasqyrohen në jetën e përditshme në bashkësitë e ndryshme në qytet”, deklaroi koordinatori projektues Nami Isaki.
Gara e dytë do të mbahet më 30-të shtator në Nagoreçan të Vjetër mes fshatrave Pelince dhe Nagoreçan i Vjetër dhe e fundit në Kumanovë. Projekti zbatohet nga Qendra për dialog ndërkulturorë nga Kumanova së bashku me shoqatën Projekt 2020 CIC nga Britania e Madhe. Aktivitetet nga ky projekt mbështeten nga ana e Misionit të OSBE-së në Shkup

