Author: almakos

Lëvizja BESA ka konfirmuar edhe një herë se do ta votojnë Ligjin për Gjuhët, me gjithë vërejtjet që i kanë për ligjin. Këtë e ka deklaruar sot në Kuvend, nënkryetari i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli. Deputetët theksuan se është e nevojshme që të miratohet ligji, deputetët shkojnë në pushime që nga dita e hënë. /SHENJA/

Lexo më Shumë

21 September Kreu i BDI-së Ali Ahmeti për herë të parë në Rruga Drejt deklaroi se ka kërkuar nga Prokuroria hetim mbi punën e deritanishme të të gjithë funksionarëve të lartë të kësaj partie, duke filluar nga vetë ai si dhe mbi punën e krerëve aktual të komunave si dhe atyre të mëhershëm. Këtë sipas Ahmetit, duhet ta bëjë çdo parti politike për të evituar dyshimet ndaj funksionarëve të tyre. Emisionin e plotë me kreun e BDI-së Ahmeti, mund ta ndiqni sonte në 20:45. [embedded content]

Lexo më Shumë

21 September Pavarësisht se tre ministrat e fundit të drejtësisë kanë qenë nga BDI-ja, Ministri aktual i Drejtësisë Bilent Saliji tha se në 100 ditshin e parë është angazhuar që të kthej besimin e humbur të qytetarëve në organet gjyqësore. Ai tha se Prokuroria Speciale Publike në të ardhmen do të funksionoj si organ i posaçëm i Prokurorisë Publike. PSP-ja do t’i bashkëngjitet Prokurorisë Publike Themelore si një sektorë i veçantë e cila do të merret ne vepra penale më të forta. Më shumë se 3000 të burgosur vuajnë dënimin ndërsa thuajse 4000 të tjerë presin rend për të vuajtur…

Lexo më Shumë

21 September Mundësia për një hetim ndërkombëtar për rastin e Kumanovës që u paralajmërua nga ministri i brendshëm, Oliver Spasovski, parashihet në programin qeveritar, por aty nuk saktësohet qartë se nga cili institucion ndërkombëtar do të kërkohej një gjë e tillë apo nëse kjo do të bëhej pas shterjes së të gjitha procedurave në organet gjyqësore vendase. Programi qeveritar 2017-2020 “Qeveria do të përkushtohet në zbardhjen e plotë të ngjarjeve të Kumanovës në maj të vitit 2015 dhe zbulimin e iniciatorëve dhe prapavijën e tërë rastit. Do të kërkojmë edhe mbështetje ndërkombëtare për hetim për shkak të sigurimit të të…

Lexo më Shumë

21 September Ministri i Drejtësisë i ka duart e lidhura dhe është pa kompetenca që ta parandalojë transferimin arbitrar të gjykatësve në Gjykatën Supreme nga ana e kryetarit Jovo Vangellovski. Ai dy ditë më parë sërish bëri rokada, dhe vetë u vu në pozitë që të vendosë për lëndët e Speciales. Ministri i Drejtësisë, Bilent Salii ka kuptuar për rokadat në Gjykatën më të lartë, por nuk ka pasur hapësirë për intervenime, edhe pse Pribe e ka kritikuar ashpër praktikën që gjykatësit të transferohen nga një njësi në një tjetër. Ndryshimin e fundit e kuptova nga ju gazetarët, rreth rokadave…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot në organizim të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë, realizoi takim me delegacionin e Komisionit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Shtëpisë së Lordëve në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, Lordin Brus Grokot dhe Baroneshën Xhin Kusins. Xhaferi, siç kumtoi shërbimi kuvendor për informim, në fillim të takimit shprehu mirënjohje të madhe për përkrahjen e fuqishme dhe të hapur që Mbretëria e Bashkuar ia jep Republikës së Maqedonisë në raport me reformat e duhura të brendshme në rrugëtimin e saj nga integrimi në strukturat euroatlantike dhe theksoi se edhe…

Lexo më Shumë

Shkupjanja tridhjetë e pesëvjeçare dje është sulmuar nga tre persona në rr. “Antonio Grubishiq” në Shkup, të cilët reaguan për vendin ku ajo kishte parkuar automjetin. Nga policia informojnë se A.S.S. (35) në stacionin policor Qendër ka paraqitur se dje rreth orës 15:45 në rr. “Antonio Grubishiq” pasi që e ka marrë djalin e mitur nga shkolla, është nisur drejt automjetit të saj afër të cilit kanë qëndruar dy meshkuj dhe një femër. Tre personat menjëherë kanë nisur ta ofendojnë për arsye se aty e ka parkuar automjetin. Njëri nga personat ka filluar të godasë me grushte në kapakun e…

Lexo më Shumë

Shumë shpejtë, Prokuroria Speciale Publike do të jetë një organ special brenda Prokurorisë Publike. Këtë deklaratë të enjten e ka dhënë ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji, i cili tha se propozim-strategjia për reforma në gjyqësor, e cila pritet të zbatohet në periudhën kohor 2017-2022, e parasheh një hap të këtillë, shkruan gazeta KOHA. “Në kuadër të kësaj Strategjie, është paraparë që Prokuroria Speciale Publike të bëhet pjesë e Prokurorisë Publike, si sektor i posaçëm që kryesisht do të merret me procedimin e lëndëve të rënda penale. Ideja e gjithë kësaj nisme është që PSP të bëhet pjesë e Prokurorisë Publike…

Lexo më Shumë

Shurup glukoze i importuar nga Romania shitet si mjaltë në një pjesë të marketeve në vend. Kavanozi i importuar me glukozë kushton 80 denarë, ndërsa qytetarëve u shitet tre herë më shtrenjtë edhe atë si mjaltë. Për t’i dhënë fund këtij mashtrimi, bletarët kërkojnë kontrolle të rrepta të inspektorateve. Ata gjithashtu kërkojnë edhe ndryshime të rregulloreve dhe ligjeve. Derisa në deklaratën e kavanozit shkruan vetëm kush e paketon, do të ketë pasoja të dëmshme për shëndetin e qytetarëve pa u përgjigjur askush për këtë. në etiketë patjetër të shkruajë kush është prodhuesi e jo kush është paketuesi. Të ndalojmë shkatërrimin…

Lexo më Shumë

Nivelet e pothuaj të gjithë lumenjve në Maqedoni janë nën mesataren për shtator, tregon matja e sotme hidrologjike e DPHM. Zvogëlim drastik u regjistrua në Drinin e Zi në vendin Lozhan, prej 102 centimetrave mesatare në 24 centimetra. Nivelet e Pçinjës te Banja e Katllanovës, Bregallnicës në Berovë, Cërna Rekës në Novaci dhe të lumit Sateska në Botun janë më shumë se të përgjysmuar, ndërsa ulje të nivelit të ujit ka edhe te Vardari në Jegunovc, Shkup – Zajçev Rid, Veles dhe Demir Kapi, si dhe te Treska në Makedosnki Brod. Është rritur vetëm niveli i ujit të lumit Strumicë…

Lexo më Shumë

Nga burgu i Idrizovës është arratisur një i burgosur, ka bërë të ditur sot MPB, transmeton SHENJA. Dje pasdite, në oborrin e burgut së pari pa leje është futur një vajzë e moshës 20 vje¬çare nga Shkupi. Vajza është vërejtur nga ana e të punësuarve të burgut. Ajo ka qenë në shoqëri me të burgosurin. I burgosuri ka arritur që të arratiset ndërsa vajza është ndaluar nga policia.

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, të enjten në selinë e partisë në Tetovë realizoi takim me shefen e Misionit Mbikëqyrës të OSBE-ODIHR, Dame Audrey Glover. Temë e bisedës, siç thuhet në njoftimin e PDSH-së, ishte situata politike në vend si dhe mbarëvajtja e zgjedhjeve të lira dhe demokratike më 15 Tetor. “Në takim, kryetari Thaçi vlerësoi se partitë politike që marrin pjesë në zgjedhje duhet të tregojnë vullnet politik dhe respektimit të normave dhe standardeve ndërkombëtare për zgjedhje demokratike, duke theksuar se zgjedhjet e 15 tetorit do të jenë testi i radhës për Maqedoninë në përmbushjen e këtyre…

Lexo më Shumë