21 September
Ministri i Drejtësisë i ka duart e lidhura dhe është pa kompetenca që ta parandalojë transferimin arbitrar të gjykatësve në Gjykatën Supreme nga ana e kryetarit Jovo Vangellovski. Ai dy ditë më parë sërish bëri rokada, dhe vetë u vu në pozitë që të vendosë për lëndët e Speciales. Ministri i Drejtësisë, Bilent Salii ka kuptuar për rokadat në Gjykatën më të lartë, por nuk ka pasur hapësirë për intervenime, edhe pse Pribe e ka kritikuar ashpër praktikën që gjykatësit të transferohen nga një njësi në një tjetër.
Ndryshimin e fundit e kuptova nga ju gazetarët, rreth rokadave të fundit që i bëri kryetari i Supremes. Por, aq sa e kuptova edhe zyrtarisht, kjo është me kërkesë të gjykatësve, pra nuk ka asnjë tendencë në këtë rast. Në lidhje me rastet e mëparshme të rokadave të gjykatësve, është e qartë, se është kritikuar nga BE-ja dhe në atë drejtim, për fat të keq, kompetencat e ministrit të drejtësisë janë shumë të vogla – deklaroi Bilent Saliji, Ministër i Drejtësisë.
Saliji njoftoi se grupi i punës në Ministrinë e Drejtësisë i shqyrton të gjitha vërejtjet në Raportin e ekspertit Rajnhard Pribe, duke përfshirë edhe atë ku theksohet se gjykatës të padëgjueshëm dënohen me transferime nga lëndët penale, në ato civile. Pribe në raportin i cili doli para një jave kërkoi revizion të sistemimit elektronik të lëndëve në Gjykata. Ministria e Drejtësisë për këtë ka fituar dritë jeshile nga Këshilli Gjyqësor, por edhe nga Gjykata Penale, ndërkaq Supremja ende nuk është përgjigjur nëse e miratojnë hetimin nëse ka pasur abuzime në sistemin Akmis dhe lëndë të caktuara të bien tek gjykatës politikisht të përshtatshëm. Ndryshe, orarin i ri shefi i Supremes Vangellovski e bëri disa ditë pasi Pribe i dorëzoi vërejtjet në gjyqësor. Me dokumentin e ri, kumbari i ish kryeparlamentarit, Trajko Veljanovski do të jetë kryesor edhe në miratimin e vendimeve se kush mundet legalisht të ndjeket nga policia sekrete. Për më tepër në orar Vangellovski ka theksuar shkaku i ndryshimit në Këshillat përskaj ndarjes të rregullt të lëndëve që bëhet në mënyrë elektronike do të ketë edhe ndarje të lëndëve me vendim të posaçëm të Gjykatës. Jovo Vangellovski nuk bashkëpunoi as me këshillin që përcakton përgjegjësi tek gjykatësit. Prej atje e njoftuan për kallëzimin penal, sepse nuk ka lejuar të kenë qasje në rastet ”Fortesa” dhe ”Target” që kanë të bëjnë me përgjimin e paligjshëm. Pikërisht, dy të akuzuarit, agjentët sekretë Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski janë në arrati, ndërsa Këshilli duhet të konstatojë nëse dikush nga gjykatësit ka përgjegjësi për këtë. Në mesin e gjykatësve që kanë vendosur për këtë lëndë është edhe vetë Vangellovski.
Bojan Stojanovski

