Shumë shpejtë, Prokuroria Speciale Publike do të jetë një organ special brenda Prokurorisë Publike. Këtë deklaratë të enjten e ka dhënë ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji, i cili tha se propozim-strategjia për reforma në gjyqësor, e cila pritet të zbatohet në periudhën kohor 2017-2022, e parasheh një hap të këtillë, shkruan gazeta KOHA. “Në kuadër të kësaj Strategjie, është paraparë që Prokuroria Speciale Publike të bëhet pjesë e Prokurorisë Publike, si sektor i posaçëm që kryesisht do të merret me procedimin e lëndëve të rënda penale. Ideja e gjithë kësaj nisme është që PSP të bëhet pjesë e Prokurorisë Publike si sektor special”, tha ministri Saliji. Duke raportuar për punën e tij 100 ditore, ministri Saliji e përmendi edhe Ligjin për mbrojtjen e dëshmitareve, i cili siç tha ai, për momentin gjendet në fazën përfundimtare të përgatitjes. Normat dhe përmbajtja e këtij Ligjit, sipas ministrit Saliji, janë duke u përgatitur në bashkëpunim me PSP-në dhe të gjithë palët tjerë që i tangon Ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve. “Ne jemi në koordinim të finalizimit të kësaj dispozite ligjore, e cila për momentin gjendet në fazën përfundimtare. Pas përfundimit të propozim-ligjit, i njëjti do të prezantohet para opinionit, respektivisht në përgatitjen e këtij Ligji merr pjesë edhe PSP-ja”, nënvizoi Saliji. Ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve, shumë herë është përmendur nga prokurorja speciale, Katicaj Janeva, si pengesë kryesor për marrjen dhe procedimin e rastit “Monstra”, “Martin Neshkovski” e kështu me radhë. Me këtë rast, në përshkrimin e aktiviteteve dhe punëve që kabineti i ri i Ministrisë së Drejtësisë i ka bërë gjatë 100 ditëve të kaluara, u tha se janë në pritje të përfundimit të proceseve gjyqësore për rastin “Monstra” dhe atë të “Lagjes së Trimave”, me çka më pas – të njëjtit do t’i nënshtrohen një hetimi ndërkombëtar. “Ju e dini se rasti “Monstra” ende nuk ka epilog përfundimtar gjyqësor, për shkak se lënda e njëjtë gjendet para Gjykatës Supreme, dhe në këtë drejtim – preferoj të presim vendimit përfundimtar të kësaj instance të lartë gjyqësore. Po ashtu, dua të ndërlidhem edhe me deklaratën e kryeshefit të policisë, Oliver Spasovski, i cili tha se MPB do të kërkoj hetim ndërkombëtar si për rastin e Kumanovës, ashtu edhe për rastin ‘Monstra’. Duke u mbështetur në parimin e pavarësisë së gjyqësorit, unë sugjeroj që të presim vendimet përfundimtare për dy rastet e theksuara, të cilët duhet të procedohen komfor fakteve dhe përmes kësaj konference – apeloj që gjykatat të veprojnë në bazë të fakteve dhe provave që do të prezantohen në procedurë gjyqësore”, tha ministri Saliji, duke përmendur se ministria është angazhuar edhe në përgatitjen e Ligjit për Këshillin gjyqësor dhe Ligjin për gjykatat. (koha.mk)
Data 20.05.2026
Aktuale
- Mot i ndryshueshëm me erë dhe kushte për reshje të shiut
- Emergjencë mjekësore në det, turisti anglez shfaq probleme shëndetësore në kroçierë! Ndërhyn Kapiteneria e Durrësit
- Këmbimi valutor 20 maj/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
- Hoxha: VLEN kundër Denion Meidanit ndërsa presin në Kumanovë Aleksandar Vuçiçin
- Mexhiti ndan emocionet për maturën e djalit: Fillimi i një rrugëtimi të ri
- BDI i reagon Kasamit: Ligji për Gjuhët është detyrues dhe nuk pranon interpretime politike
- Kryeprokurorët e Ballkanit Perëndimor, kreu i SPAK Klodian Braho dhe prokurori Vladimir Mara marrin pjesë në Forumin e Sarajevës
- A do t’i rikthehet politikës? Thaçi flet nga Haga

